Strategjia eTrumpit për Sirinë, strategji “koti”

23:06 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

Strategjia e Presidentit ndaj Sirisë ka dy defekte kritike.

Së pari nuk ka strategji dhe së dyti, Presidenti Trump nuk ka kërkuar autorizimin nga Kongresi për përdorimin e forcës në Siri, pasi është komentuar shumë sulmi i tij i mëparshëm kundër raketave të Bashar al-Assad.

Kjo nuk është mënyra e duhur për t’u marrë me një konflikt të ndërlikuar dhe vdekjeprueës që mund të dalë jashtë kontrollit veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara me dashje ose pa dashje angazhojnë ushtrinë e Rusisë.

Është e rëndësishme që të pranohet se përdorimi  i armëve kimike është i tmerrshëm. Sulmi i dyshuar me armë kimike nga forcat e Assadit tregon se pushteti atje është në gjendje të kryejë barbari për të mbajtur pushtetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se pothuajse 500 vetë – duke përfshirë edhe fëmijët – ishin potencialisht të ekspozuar ndaj kimikateve toksike që mund të shkaktojnë dështimin e frymëmarrjes dhe dëmtimin e sistemit nervor.

Këto raporte nënvizojnë edhe një akt tjetër të turpshëm në konfliktin e gjatë dhe të mjerë në Siri. Në luftën shtatëvjeçare, më shumë se 400,000 njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur. Me Rusinë dhe Iranin që siguron mbështetje për Asadin, sfidat mbeten komplekse dhe të pakontrollueshme.

Presidenti Trump iu përgjigj sulmit të armëve kimike me postime në mediat sociale, duke njoftuar për planet mbi një sulm të mundshëm dhe po aty e quajti Assadin “kafshë”.

Por kërcënimet e Presidentit për forcën nuk kanë të ngjarë të arrijnë shumë për një arsye të thjeshtë – nuk ka strategji që i udhëheq ato.

Pas më shumë se një viti në zyrë dhe 59 raketa Tomahaëk lëshuar në regjimin e Asadit, Presidenti Trump nuk ka artikuluar as një plan për Sirinë dhe nuk është angazhuar seriozisht me Kongresin për këtë çështje.

Një plan i ndërlikuar i veprimit mund të ketë punuar në dhomën e bordit të Organizatës Trump, por kjo është një taktikë shkatërrimtare në punët e jashtme.

Vetëm javën e kaluar, Presidenti bëri thirrje për tërheqje nga Rusia, ndërkaq të mërkurën ai kërcënoi se do të sulmojë nga ajri Sirinë.

Javën e ardhshme, kushedi?

SHBA nuk mund të zbatojë një strategji bindëse në skenën botërore nëse askush nuk e mërr seriozisht Presidentin.

Si një anëtar i Kongresit Amerikan në Komisionin e Punëve të Jashtme, ndihem në errësirë , unë vetëm mund të imagjinoj se si ndjehen publiku amerikan dhe aleatët tanë.

Në fakt, zhgënjimi me mungesën e presidentit për një strategji mbi Sirinë ka dërguar në një marrëveshje dypalëshe, një bashkimi të pazakontë, që Presidenti të sigurojë Kongresin me një strategji gjithpërfshirëse mbi Sirinë.

Plani i administratës Trump, sipas ligjit, duhet të ishte me 1 shkurt. Për më shumë se 2 muaj ende nuk  është dhënë asnjë spjegim nga Shtëpia e Bardhë. Një strategji gjithëpërfshirëse e Sirisë, idealisht e cila është më shumë se 280 karaktere, mbetet një kërkesë kryesore për të mbrojtur interesat amerikane në Lindjen e Mesme.

“Bombardo tani, dhe pyet më vonë”, nuk është strategji fituese. Është gjithashtu jokushtetuese.

Pa një autorizim për përdorimin e forcës ushtarake nga Kongresi, Presidenti Trump nuk ka autoritetin për të nisur raketa, për të kryer sulme ajrore apo për të përdorur forca tokësore kundër regjimit të Assadit.

Megjithëse ekziston një marrëveshje e gjërë, dypalëshe që përgjegjësit për këto krime kundër njerëzimit  duhet të mbajnë përgjegjësinë, Presidenti Trump duket i painteresuar në përmbushjen e detyrimit të tij ndaj Kongresit dhe popullit amerikan. Në të vërtetë, një mosgatishmëri për të punuar me Kongresin ka të bëjë me strategjinë e vetme që kemi parë nga kjo administratë.

Ne e dimë se Rusia, Irani dhe regjimi i Assadit janë të gatshëm të shkojnë në një masë të madhe për të mbrojtur inetersat e tyre.

Rusia ka deklaruar se do të mbrojë Assadin, ndërsa në përgjigjje Presidenti Trump ka kërcënuar Rusinë duke i thënë: “Rusia zotohet për të shuar çfarëdo dhe të gjitha raketat që qëlluan në Siri. Bëhuni gati, Rusi, sepse ata do të vijnë!” Dhe ndryshe nga Siria, Rusia është një nga disa vende që mund të asgjësojnë Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore.

Kam shërbyer në detyrë aktive. E kuptoj përdorimin e forcës, ndonjëherë është i nevojshëm. Megjithatë, është e efektshme të përdoret si pjesë e një plani gjithpërfshirës për të arritur një cak përfundimtar.

Burrat dhe gratë me plot guxim të ushtrisë amerikane meritojnë të dinë se çdo përdorim i forcës urdhërohet si pjesë e një strategjie më të gjerë dhe se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Presidenti Trump duhet të tregojë se ai e merr seriozisht përgjegjësinë e tij.

Për ta bërë këtë, ai duhet t’i paraqesë Kongresit një strategji të ligjshme mbi Sirinë dhe të kërkojë miratimin e Kongresit përpara ndonjë goditje ushtarake.

Deri atëherë, mungesa e strategjisë në Siri do të vazhdojë të jetë  çështje jete ose vdekjeje. /CNN/Përktheu:arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme