Vladimir Putin nuk njihet si tifoz futbolli, por ai po i përkushtohet shumë personalisht projektit të Kupës së Botës 2018.
Në vitin 2010, kryeministri i atëhershëm Putin loboi masivisht për të sjellë turneun në Rusi. Ai i mori votat e nevojshme me energji, këmbëngulje, dhe, nëse i besojmë kritikëve, edhe nëpërmjet mënyrave të tjera.
Tetë vite më pas, presidenti rus po investohet në këtë turne më shumë se kurrë.
Të shtunën, komiteti lokal organizues publikoi videon promocionale të fundit. Në këtë video, Putin duket i qeshur dhe është me shpinë nga Kremlini, teksa i ofron miqësi bashkësisë ndërkombëtare.
“Për vendin tonë, është një gëzim dhe nder i madh për të mirëpritur familjen ndërkombëtare të futbollit. Ne kemi hapur vendin dhe zemrat tona” – shprehet presidenti, para se të thotë në anglishten e tij të thyer këto fjalë: “Mirëseerdhët në Rusi”.
Ishte një rol jashtëzakonisht i gëzueshëm për një njeri që jeton në një vend plot dyshim dhe paranoja.
Putin, pa dyshim, shpreson se bota mund të harrojë politikën për një muaj dhe në vend të saj të fokusohet në sharmin enigmatik dhe mitik të shpirtit rus. Megjithatë, realiteti duket ndryshe.
Sulmi kimik ndaj një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Salisbury të Britanisë së Madhe, dëshmitë e dopingut, prentedimet për sulmet kibernetike, sulmet huligane në Marsejë, luftërat, grevat e urisë së të burgosurve dhe shtypja e zërit kritik në Rusi, – të gjitha këto duket se do të bëjnë që Botërori i Rusisë 2018 të jetë më i politizuari i zhvilluar ndonjëherë.
Një seri memesh popullore në rrjetet sociale kujtojnë këto ngjarje. Imazhet, të cilat riinterpretojnë posterat zyrtarë të Botërorit tregojnë një lojtar të që ka veshur një kostum për tu mbrojtur nga rrezatimi me titullin “Novichok 2018”, tregojnë një portier prapa “rrjetës” së burgut, dhe një tjetër, duke gjuajtur një top futbolli i cili merr formën e një rakete që i drejtohet një avioni plot me pasagjerë.
Pastaj është edhe çështja se si Rusia e bindi botën e futbollit për aftësinë e saj për të pritur Kupën e Botës. Ish-kryeministri britanik, David Cameron, i cili mori pjesë në garën për të pritur Botërorin në Angli, ka qenë kritik për procesin e vitit 2010, ku u vendos pro Rusisë.
Cameron la të kuptonte atëherë se Rusia e kishte fituar garën nëpërmjet rryshfeteve.
Hetimi i brendshëm i FIFA-s për këtë çështje nuk arriti të gjente asnjë dëshmi të rryshfeteve. Por, gjithashtu vuri në dukje se komiteti rus që bëri ofertën nuk i kishte të gjitha dokumentet e disponueshme për hetimin. Kompjuterët ishin hequr, dhe hard drivet (ku ruhen informacionet) ishin fshirë.
Akuzat për korrupsion ka pasur edhe në ndërtimet për Botërorin në Rusi.
Për disa njerëz me lidhje të mira, ka qenë një vit shumë fitimprurës. Rusia ka shpenzuar zyrtarisht 12 miliardë dollarë për të përgatitur turneun. (përktheu lapsi.al) Shifra reale ka gjasa të jetë disa miliardë më e lartë, duke marrë zbritjet nga TVSH-ja dhe para të shpenzuara nga buxhete të tjera rajonale.
Ansjë nga kontratat kryesore nuk iu nënshtruan ofertave të hapura dhe është e paqartë nëse procesi ka pasur ndonjë kriter qoftë edhe formal. Shumica dërrmuese e kontratave për ndërtim shkuan në favor të oligarkëve, disa prej të cilëve janë miq të vjetër të presidentit Putin.
E gjithë kjo do të thotë se ndoshta, taksapaguesi rus ka shpenzuar të paktën 10% më shumë se sa duhej, tha Ilya Shumanov, zëvendës drejtor i Transparency International në Rusi.
“Rusia ka tashmë një model të mirëvendosur për këto lloj projektesh, dhe një minimum prej 10% shpenzim më tepër për çdo taksapagues, është bërë normë” – thotë ai.
Pak persona presin që ky projekt të kthejë edhe një pjesë të investimit origjinal prej 12 miliardë dollarë. Dhe duke pasur parasysh natyrën e ekonomisë ruse pas sanksioneve të vendosura nga aneksimi i Krimesë, ka gjasa që ky të jetë hiperprojekti i fundit për disa kohë në Rusi.
Por, pavarësisht nga shpenzimet, askush në qeveri nuk ankohet, thotë Shumanov i Transparency International.
Projektet e mëdha si këto janë oksigjeni në gjakun e regjimeve autoritave thotë ai.
“Nga një anë, projekte si Kupa e Botës janë mjeti për të caktuar vëllime të mëdha parash pa ndonjë mbikqyrje publike. Nga ana tjetër, është një mënyrë për të rritur vetëdijen kombëtare dhe shtetin e sigurisë brenda vendit. Për më tepër, ekziston dhe mundësia që vendi të shfaqet në shtete të tjera.”
Pas një periudhe izolimi të qëndrueshëm, Kremlini beson se mund ta përdorë turneun për të fituar nga përmirësimi i kushteve ndërkombëtare.
Kremlini sheh se çmimet e naftës po rriten, duke i dhënë fund shqetësime të tanishme mbi buxhetin. (përktheu lapsi.al) Kremlini shikon se si Donald Trump i ka ndarë udhëheqësit perëndimorë mbi Iranin dhe tregtinë, duke i shtyrë ata drejt lindjes.
Në Europë, Kremlini sheh miq të rinj me të cilët mund të flasë, me shtrëngime miqësore duarsh në Austri dhe Francë. Po, Britania dhe Islanda nuk do të marrin pjesë në turne, por bojkoti nuk është përhapur më shumë. Pritet se gjatë turneut, në Rusi të vijnë Emmanuel Macron, perandori japonez, apo ndoshta edhe Donald Trump.
“Njerëzit e presidentit e shohin Kupën e botës si një investim të mirë, një mënyrë për të përmirësuar qëndrimin e Rusisë. Në çdo rast, gjërat vështirë se mund të bëhen më keq” – shprehet Konstantin Gaaze, vrojtues i pavarur në Rusi./Lapsi.al/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...