Të martën, rojet nga Koreja u habitën nga lajmi se Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un kishte bërë udhëtimin brenda 24 orësh në Pekin me trenat e tij të blinduar për t’u takuar me presidentin kinez Xi Jinping.
Përderisa Kim ndoqi një shkollë gjermanofolëse në Zvicër, ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që kur morri nën udhëheqjë Korenë Veriore në vitin 2011.
Konteksti i vizitës është i rëndësishëm: në vetëm disa javë, Kim do të takohet me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in për herë të parë. Menjëherë pas kësaj, ai do të ulet me presidentin amerikan Donald Trump për takimin e parë në mes të liderëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut.
Takimi vjen jo shumë kohë pasi Kim dhe Xi kanë konsoliduar me sukses pushtetin në shtëpi- Xi, duke hequr kufizimet afatgjata dhe duke u bërë president i përjetshëm dhe Kim përmes zhvillimit të mundshëm të sukseshëm të një pengese bërthamore.
Koreja Veriore ka qenë një gjëmb në anën e Kinës gjatë viteve të fundit. Pekini është i shqetësuar se provkimet e Koresë Veriore mund të rifillojnë armiqësinë me Korenë e Jugut dhe SHBA-të, duke e bërë kështu Korenë e Veriut më pak të varur nga mbrojtja e Kinës.
Megjithatë, Koreja Veriore ka pak miq dhe do të ishte shenjë mosrespekti nëse do të takohej me armiqtë e saj zyrtar, përpara se të takohej me aleatin e tij formal.
KCNA, agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, raportoi se Kim u nda i kënaqur nga takimi me Xi, duke thën: “Është e përshtatshme që udhëtimi im i parë jashtë vendit të bëhet në kryeqytetin e Kinës dhe përgjegjësia ime për të shqyrtuar vazhdimin e marrëdhënieve të Koresë së Veriut me Kinën janë të vlefshme sa jeta”.
Është e mundur që qëllimi i kësaj vizite nuk është asgjë më shumë se sa t’ua bëj të ditur Suelit dhe Uashingtonit se Kina dhe Koreja Verore mbeten miq dhe se shqetësimet e Kinës nuk duhet të injorohen gjatë negociatave në vazhdim.
Por është e mundshme që një pjesë e strategjisë të jetë shuëm dinake nga ana e Kim Jong-un.
Mediat kineze raportuan se Kim i tha Xi: “Është qëndrimi ynë i palëkundur që të jemi të përkushtuar për denuklarizimin në gadishull”.
Kjo duket sikur një deklaratë e rëndësishme, sepse ajo do të tregojë denuklearizimin që është në tryezë, duke e bërë atë më pak të ngjajë që SHBA-të të gjejë një mënyrë që të dal nga bisedimet.
Mjerisht, këto çështje nuk janë kaq të thjeshta.
Ajo që Kim thotë me “denuklearizimin në gadishuill” nuk ka gjasa të nënkuptojë çarmatimin e njëanshëm të Koresë së Veriut, për të cilën Kim ndoshta nuk do të bjerë dakord.
Kim ka deklaruar se: “Çështja e denuklearizimit në gadishullin Korean mund të zgjidhet nëse Koreja Jugore dhe SHBA-të na përgjigjen neve për vullnet të mirë dhe krijojnë një atmosferë të paqes dhe stabilitetit, duke marrë masa progresive dhe duke sinkronizuar realizimin e paqes”.
Kjo deklaratë mund të thotë lehtë se Kim e interpreton këtë situatë si tërheqjen e ombrellës bërthamore të SHBA-ve dhe ndoshta tërheqjen e forcave amerikane gjithashtu.
Kim padyshim është i vetëdijshëm për shumë deklarata të Trump, që ka dërguar në pikën më të ulët të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai është ankuar se Koreja e Jugut nuk i paguan paratë e mjaftueshme për mbrojtjen amerikane dhe se Sueli po përfiton nga SHBA-të.
Është e mundur që Kim të shoh një mundësi për të marrë Trump që të pajtohet me tërheqjen e trupave ushtarake nga Koreja Jugore dhe nëse Trump bën një veprim të tillë, atëherë fitues të betejës janë Kina dhe Koreja Veriore.
Kjo strategji mund të jetë e zgjuar, por nuk është pa rrezik. Kim nuk ka arsye të besojë në Shtetet e Bashkuara, sidomos pasi e ka parë se çfarë ka ndodhur me Libinë dhe Ukrainën.
Por ai mund të besojë se dëshira e Trump për një “fitore” të kombinuar me mospërfilljen e tij të plotë për aleancat amerikane dhe injorancën e plotë të rajonit, ia bën atij më të lehtë.
Megjithatë, me emërimin e John Bolton si këshilltar i sigurisë kombëtare, qëllimi i të cilit nuk është vetëm denuklearizimi, por edhe ndryshimi i regjimit, gjithashtu edhe nja fjalimi i kaluar i Trup për “zjarr dhe tërbim”, mund të shihet qartë se administrata e Trump po kapet në një aryse për dështim të luftës.
Dhe i mbërthyer në mes të kësaj është Moon, i cili duhet të shmangë një luftë të panevojshme dhe duhet të bëjë një tërheqje destabilizuese, pa tjetërsuar Kinën apo duke antagonizuar Trump.
Salla është marrë me qira, orchestra është aranzhuar. Për disa javë, ne do të kuptojmë nëse lojtarët do të mund të hedhin valle. /CNN/ Përktheu: arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç