Status-quoja është e paqëndrueshme dhe dikush duhet t’i hapë sytë eprorëve të palës kosovare për të qenë ndoshta edhe inicues të ndonjë takimi të lartë në negociatat me Serbinë, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin prioritet këtyre bisedimeve, Kosova duhet të shfrytëzojë momentumin.
Çdo stepje e kryeministrit, Albin Kurti, mund të na tregojë se synimi për të patur në qendër njohjen e ndërsjellë, mbeten vetëm fjalë.
Se status-quoja është e paqëndrueshme, e tha ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried. Por, krahas kësaj ajo rishprehi qëndrimin e ShBA-ve se normalizimi i raporteve me Serbinë në qendër ka njohjen reciproke.
Këtë momentum nuk duhet ta zvarrisin më tej institucionet e Kosovës, dhe vetë kryeministri Kurti do të duhej të thërriste Brukselin, për t’i nxehur karriget drejt një epilogu të negociatave me Serbinë, dhe rrjedhimisht presioni ndërkombëtarë do ta bënte edhe Serbinë që të ulej në atë tavolinë.
Gatishmëria për përparim në këtë proces do ta dallonte edhe më tepër Kosovën, nga Serbia, sa i përket aspiratave për integrim evropian dhe euro-atlanik.
Duke bërë atë që po bënë presidenti, Aleksandar Vuçiq, për t’i ikur takimeve në Bruksel, vendosemi në një vijë me Beogradin, dhe sigurisht se secilën herë ndërkombëtarët do të na kujtojnë se zvarritja e mëtejmë pengon të ardhmen evropiane të dyja vendeve, që kaq shumë e do Kosova, e as që i bëhet vonë Serbisë.
Për nevojën e përparimit në dialog është me rëndësi të ulen urgjentisht presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, me akterë tjerë relevantë, qoftë edhe miq ndërkombëtarë, për të mbyllur “maratonën”, e nisur nga 2011’ta.
Kosova nuk duhet t’i frikësohet ndonjë devijimi në marrëveshjen finale, kur ShBA-të garantojnë se njohja e ndërsjellë mbetet në qendër të këtyre negociatave. Ndryshe, pasiguria politike do të mbetet pengesë e zhvillimit të Kosovës në çfarëdo fushe tjetër, sikur që do ta zbrazë edhe më tej Kosovën nga fuqia e re punëtore dhe inovative.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore. )
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...