Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.
Kryeministrat shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, para së gjithash, duhet të kuptojnë se Veriu i Kosovës është pika gjeografike dhe politike e Shqipërisë dhe Kosovës që po na provon gradualisht vazhdimësinë e progresit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, vazhdimësi kjo që e ka marrë nismën e vet në vitin 1997 dhe po vijon.
Tani Veriu i Kosovës është i gjithë i Kosovës, dhe Serbia ndihet e mundur. Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë…
I.
Shqiptarizimi i plotë i Veriut të Kosovës është një progres historik i rimarrjes shqiptare të të gjithë grabitjes që ka bërë Serbia në 150 vjet rresht.
Kjo është koha e shqiptarëve për të rivendosur historinë e tyre të shkelur nga serbët, grekët dhe malazezët. Dhe koha po ecën në këtë drejtim
Duhet të kuptohemi se fenomenet e rimarrjes së territoreve të pushtuara që ka sjellë historia bashkë me pavarësinë e ish kolonive, janë të pakthyeshëm.
Edhe procesi i rimarrjes së territoreve shqiptare të pushtuara nga grekët, nga serbët dhe nga malazezët, i cili, pasi ka filluar në vitin 1997, ka sjellë pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Por tani kjo po sjell me vete edhe çlirimin e katër komunave shqiptare që kanë qenë të pushtuara nga serbët në Veriun e Kosovës: Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Dhe ky proces është i pakthyeshëm.
II.
Pikërisht për këtë fakt, qëndrimi i vendosur i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duhet të vijojë të jetë i pathyeshëm.
Deri tani Kurti ka treguar një qëndrim të lartë të forcës së tij patriotike dhe intelektuale, por njëherësh edhe historike.
Qëndrimi i prerë i Albin Kurtit që ndërkohë e ka marrë Veriun e Kosovës, do të reflektojë kudo ku shqiptarët e pushtuar në 150 vite resht, do të rimarrin territoret e tyre për t’u bashkuar me Kosovën dhe me Shqipërinë.
Kjo është në thelb koha kombëtare e historisë së Shqipërisë sot. Dhe kjo kohë nuk do të mund të ndalet dot nga asnjë prej pushtuesve të territoreve shqiptare. Dhe në këtë kohë historike për shqiptarët, me i dobët është pushtuesi historik i Shqipërisë etnike: Serbia, që tani është e mundur nga shqiptarët në dy luftra: në vitin 1993 -1997 dhe në 24 shtator të vitit 2023…
III.
Kjo është arsyeja që Aleksandre Vuçiç dhkoi këto ditë në Moskë. Por u pa se doli i shfryrë dhe pesimist nga takimi me presidentin e Rusisë.
Dhe kjo pritej.
Është me Rusinë, por nuk ka para. Presidenti i Rusisë Putin, nuk i dha asgjë. Indirekt duket se i ka thënë që “jam në krizë financiare “, sepse të gjithë qarqet financiare e njohin shumë mirë krizën e rëndë të Rusisë në vitin 1998.
Kjo pritej, sepse do të ishte një nivel i ulët i të menduarit politik që të besoje se Rusia mund t’i hynte një lufte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Se duhet theksuar që, në këtë kohë, vetë Rusia është nën bllokadë dhe në nevoja ta mëdha ekonomike.
Prandaj, kjo është arsyeja që Vuçiç ka ulur veshët.
Por tani, pikërisht për këtë, duhet që politika shqiptare e bashkuar Tiranë-Prishtinë të jetë shumë aktive dhe shumë e vëmendshme.
Kjo sepse, për faktin që Kosova tani e ka Veriun e saj të gjithë në administrimin e vet; dhe për faktin që, duke qenë në administrimin e saj, të gjithë kolonët serbë do të ikin nga të gjitha komunat e Veriut të Kosovës – Kurti duhet të jetë i vendosur dhe i drejtpërdrejtë në këtë politikë. Sepse frika e Beogradit është se serbët e katër komunave të Veriut të Kosovës, nën këtë regjim administrativ që vendosi Prishtina, do të kthehen andej nga kanë ardhur, domethënë në Serbi – dhe janë rreth 70 000 banorë…
Lufta që shpalli Serbia në 24 shtator dhe u mund, i jep mundësinë e artë qeverisë së Prishtinës që të rivendosë gjendjen e vërtetë historike shqiptare, në të katërta komunat e Veriut të Kosovës./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...