Lista Serbe, katalizator ndotës që po dëmton Kosovën
Edhe pse janë pjesë përbërëse e institucioneve, deputetët serb, marrin pagë, si n ‘bahçe të babës’. Zëvendëskryeministri, ministrat dhe deputetët e Listës Serbe ani pse ata kanë bojkotuar institucionet që nga 10 tetori i vitit të kaluar, si kundërshtim kinse për miratimin e Ligjit për Trepçën, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit të Kosovës.
Vetëm zëvendëskryeministri ‘Branimir Stojanovc, ka marr 6 mijë e 775 euro, pasi paga e tij është 1355 euro në muaj. Ndërsa, dy ministrat e Listës Serbe, ai për Komunitete dhe Kthim dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, marrin nga 1270 euro e 50 cent, derisa për pesë muaj, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar plotë 12 mijë e 705 euro.
Votimi i çështjeve të rëndësishme për Kosovën, gjithmonë ka hasur në pengesa pikërisht nga këta të fundit të cilët po i zvarrisin proceset çdo herë e më shumë.
Katalizatori ndotës –Lista Serbe, e cila po përcjell komplotet beogradase, vendos kushte Kuvendit të Kosovës për votimin sa më të shpejtë të asociacionit të komunave serbe, dhe asnjë veprim nuk e bën pa u konsultuar me Beogradin.
Sigurisht, çështjet në interes te tyre gjithmonë kanë qenë, të Brezovica, Trepça, Asociacioni, ndërsa janë kategorik në transformimin e FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Deklarimet e fundit se duan ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, sipas tyre “ për hir të qytetarëve që të mos mbeten të izoluar”, për çështjen e vizave, është “Bullshit”! që jep të nënkuptohet qartë se si duan ta ndajnë Kosovën, siç e kanë coptuar me shekuj të tërë.
Skenari i pa(mundur) i PDK’së për demarkacionin përmes Listës Serbe dhe shkuarja në zgjedhjet e parakohshme
Kthimi i Listës Serbe, në institucione, lë të nënkuptohet se ka negociuar me pozitën rreth votimit të demarkacionit, duke ditur se pozita, nuk deri me tani nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvend. Por opozita do ta kundërshtojë fuqishëm, votimin e demarkacionit. Madje ka deklarime që do të përdorin mënyra të ndryshme në Kuvend për ta ndalur votimin.
Ndërsa pazare të tilla, PDK’ja gjithmonë ka ditur të bëjë, për interesa partiake për të arritur qëllimet e caktuara personale.
Për këtë mund të ekzistojë një skenar i ‘qëndisur’, që me Listën Serbe të kalojë ratifikimi i marrëveshjes për kufirin, ndërsa ta hedhë në votim transformimin e FSK’së në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese.
Ndërsa për këtë Lista Serbe, do t’i vendos kushte pozitës, që kjo e fundit do t’i premtojë deputetëve serbë, prurjen e verdiktit për Asociacionin gjë që pak është e mundur. Por, pas votimit të demarkacionit,në të njëjtën seancë pozita do të tentojë të fut në rend dite edhe ushtrinë. Nëse votohet Demarkacioni, dhe nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK’së në FAK, atëherë, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Partia me e madhe PDK, ditë më parë ka nisur fushatën për zgjedhjet e parakohshme, madje ka mbajtur edhe konventën e cila ka pasur si qëllim, mobilizimin e krerëve brenda partisë për përgatitjen sa më të mirë.
Kjo e fundit, domosdoshmërish do ta dërgojë vendin në zgjedhje, edhe nëse votohet ose jo demarkacioni. Tani veç kanë filluar largimet, gjë që e kanë pohuar edhe deputet brenda LDK’së duke thënë se “nuk është e lehtë, të udhëhiqet me PDK’në”.
Në zgjedhjet e parakohshme, Partia Demokratike e Kosovës, do të ketë luhatje të vogël por që sigurisht do të tentojë të lidhë koalicion me AAK’në, AKR’në e minoritetet. Partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mund të këtë rënie pasi deputet brenda kësaj partie, nuk janë të kënaqur me vetë liderin e tyre kryeministrin Isa Mustafa, kjo pasi që, PDK’ja edhe mund ta ketë ‘djegë’, Lidhjen Demokratike.
Vetëvendosje, e cila pretendon se në këto zgjedhje do të këtë primatin liderë, do të jetë po aty ku ka qenë në zgjedhjet e kaluara.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të këtë ngritje, për arsye të liderit Ramush Haradinaj. Ky i fundit pritet që së shpejti të kthehet në Kosovë pas ndaljes së nga autoritetet franceze.
Nisma për Kosovën e vetme nuk do ta kalojë pragun, ndërsa së fundi krerët e kësaj partie kanë deklaruar se do të lidhin koalicion parazgjedhor me AAK’në.
Aleanca Kosova e Re, pritet që të rritet fuqishëm në këto zgjedhje e cila do të ngritët dukshëm dhe do të jetë pjesë e institucioneve, ndërsa PDK, do të tentojë të bëjë koalicion pas zgjedhor me AKR’në.
‘Alternativa’ e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit, do të bëjë koalicion pas zgjedhor me Vetëvendosje, pasi që kjo parti është krijuar pikërisht me këtë qëllim.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...