Vendimi i PZAP, për të quar në rinumërim votat në Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Prizrenit është skandaloz dhe bie në kundërshtim me konstatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se të dielën procesi elektoral ka përfunduar pa ndonjë parregullsi.
Për më tepër KQZ-ja ka thelluar paligjshmërinë kur në të njejtën ditë vendos për rinumërim, përkundër faktit se vendimi është i apelueshëm në Gjykatën Supreme, dhe e njejta të thotë fjalën e saj, por jo pa përfunduar procesi i numërimit në tërësi.
Edhe gardianët e procesit elektoral, vendor e ndërkombëtar, në fund të ditës së diel, edhe pas asaj dite në konferenca të veçanta, dolën me qëndrimin se procesi i të dielës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka qenë i rregullt.
Nëse 12 mijë vëzhgues vendor e ndërkombëtar konstatuan një gjë të tillë, si është e mundur të faktohet nevoja e rinumërimit në dy komunat më të mëdha të Kosovës.
Vendimi i PZAP për të quar në rinumërim Prizrenin dhe Prishtinën ka të bëjë kryekëput me partitë që dolën fituese dhe humbën, konkretisht Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Më saktë, ky vendim është politik dhe bie ndesh me vetë organizuesit e procesit elektoral, KQZ-në.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në krye me Valdete Dakën, duke e pranuar një vendim të tillë të PZAP, po ashtu po kundërshtojnë konstatimet e tyre, dhe del se procesi i numërimit ka qenë i manipuluar dhe dikush duhet të jetë fajtor në të gjithë këtë “mesele”, përkundër se vendimet e PZAP janë urdhër për KQZ-në.
Në vazhdimësi PZAP dhe KQZ-ja marrin vendimet, sikur duhet të kalojnë edhe të pa argumentuara. Anëtarët e partive politike janë aty për vendosur drejtësi zgjedhore, dhe jo t’i dalin krah njëra tjetrës.
Ashtu si u tha edhe nga njëri anëtarë, vendimi për rinumrim suspendon vullnetin e votuesve, pasi që në asnjë vendvotim në Prishtinë dhe Prizren nuk ka pasë asnjë kuti të votimit në karantinë, po ashtu nuk ka pasë rekomandim nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për rinumërim.
Nuk ka pasë vërejtje po ashtu as nga 14 mijë e 151 komisionerë të gjitha partive politike për librin e votimit, apo rinumërimin e votave me postë apo me kusht.
Rinumërimi po ashtu, bie ndesh me faktin se ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit në tërësi, kur bëhet fjalë për numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë.
Kjo nuk duhet të përfundojë me rinumërimin, dhe duhet të hetohen ata që e sollën këtë vendim, a ka shoqëri civile, a ka drejtësi që mbikqyrë padrejtësitë?!
(Autorja është kryeredaktore në portalin arbresh.info)
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës