( ish- Opozita), tani Pushteti i ri i Malit të Zi, në kryer Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar që “Nëse do isha në pushtet në vitin 2008, nuk do të kisha pranuar Pavarësinë e Kosovës” dhe duke analizuar zhvillimet para zgjedhjeve nacionale në Mal të Zi në mes kishës Ortodokse Malazezë dhe asaj Serbe, tensionet e krijuara, kjo në veti ka pasur qëllim që fraksioni nacionalist serb brenda strukturave politike malazeze të ngriten duke shkaktuar protesta dhe sulmuar pushtetin dhe pozitën e liderit të DPS Millo Gjukanoviqit.
Pra, përplasja e fortë në Mal të Zi po afron një krizë qeveritare. Në kohën kur NATO dhe Perëndimi po akuzon qeverinë serbe se në vend të anti-korrupsionit, po ja kthen vendin influencës ruse, ka ardhur një zhvillim shumë i fortë.
Deputetët e Partisë së Dritan Abazoviçit, “E Bardha në të Zezë”, koalicioni “Ura”, i kanë dërguar një kërkesë parlamentit të Malit të Zi, ku bënë të ditur se ky grup parlamentar nuk është i gatshëm të votojë ligjin për pronat e Kishës Ortodokse Serbe. Qëndrim ky që pritet të sjellë përplasje të mëdha në koalicion, qëndrim që realisht vë në dyshim mazhorancën aktuale qeverisëse, që drejtohet nga kryeministri Zdravko Krivokapiç. Ky qëndrim që mbahet në kulmin e fushatës elektorale për bashkinë e Nikshiqit, që është kthyer në një lloj “Beteje”.
Disa ditë më parë, një organizatë nacionaliste malazeze “Komitët” i ka kërkuar Abazoviçit që në lidhje me fushatën e Nikshiqit, të mos marrë krahun e serbëve, por të mbrojë shtetësinë e Malit të Zi.
Pra duke analizuar këto zhvillime dhe duke parë që në krye të komisionit parlamentar për Sigurinë publike është vendosur Milan Knezevic si rezultat i mbajtjes se kësaj pozite nga ana e Knezevic , NATO ka ndaluar së ofruari informacione sekrete agjencive të zbulimit të Malit të Zi sepse ai kërkon marrëdhënie të afërta me Republika Srbskan dhe si rezultat NATO-ja ka frikën që informacionet e klasifikuara mund të mbërrin në duart e Ruseve përmes Milorad Dodik-ut.
Situata është vërtetë e tensionuar nga zgjerimi i influencës serbe në Mal të Zi. Në kuadër të stërvitjes së NATO-s në Shqipëri më 26 prill, mësohet se dy luftanije do të ankorohen edhe në portin e Tivatit, për të siguruar mbrojtje më të madhe të një kërcënimi të sigurisë së Rajonit.
Raketat ‘Patriot’ do të ankorohen në Akademinë “Skënderbej” në Tiranë, e cila mund të mbulojnë edhe rrezen që i takon Malit të Zi, pra NATO-ja është duke reaguar bazuar në zhvillimet brenda shtetit të Malit të Zi.
Pra, institucionet e sigurisë së Kosovës duhet që fushëveprimin e bashkëpunimit me strukturat e sigurisë së Malit të Zi, t’i harmonizojnë me anëtarët e NATO-së ( Amerikën ) , që informacionet që mund të cenojnë sigurinë e vendit, mos t’i dorëzohen në këtë fazë strukturave të tyre të sigurisë në fushën e bashkëpunimit që kanë, deri sa të qartësohet rruga e zhvillimit të Malit të Zi në drejtim BE-se dhe NATO-se apo Serbisë/Rusisë.
(Ky opinion nuk përmban qëndrim të redaksisë)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...