Zgjedhjet në Kosovë patën një përfshirje në diskutim edhe të opinionit publik në Shqipëri.
Përtej faktit që ky interes vjen për shkak të lidhjeve dhe ndjeshmërive normale që ekzistojnë midis shqiptarësh ajo kishte të bënte me diferencat e mëdha dhe kontrastet e forta midis dy modeleve të implementuara në proçeset politike elektorale në dy vende të ndryshme por me të njëjtin popull.
Modeli i Logjikës Politike vs modelit të Politikës së Forcës përmes grupeve të krimit !
Zhvillimet politike në Kosovë erdhën si rezultat i logjikës politike.
Logjika politike në fakt duhet të jetë udhërrëfyesi i zhvillimeve politike në një vend normal.
Dorëheqja e KM Haradinaj, erdhi si rrjedhojë e logjikës politike.
Akuzat e ngritura për dyshime ndaj tij, ishte logjika politike e z. Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e për tu verifikuar në transparencë dhe pa u fshehur pas “mburojës” politike (megjithëse ishte hetuar e verifikuar shumë herë nga gjykatat ndërkombëtare më të specializuara që kishin konfirmuar pafajsinë e tij).
Në Shqipëri, megjithëse KM i përfshirë publikisht në shumë skandale politike dhe financiare jo vetëm që refuzon logjikën politike të hetimit dhe verifikimit jashtë mburojës politike por kthehet në një agresor e dhunues edhe mbi mekanizmat e drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.
Në Kosovë, gjatë të gjithë proçesit elektoral nuk pati asnjë vullnet të mbrapshtë për të vjedhur zgjedhjet, për të blerë votat, për të shantazhuar votuesit e opozitës, për të inkuadruar grupet kriminale në prodhimin e votave.
Ky lloj vullneti është minimumi i standartit dhe bazamentit ku ngrihet i gjith? proçesi.
Rezultati i një proçesi normal politik ishte konkluzioni i logjikës politike.
Rrotacionin politik, nga një mazhorancë që kishte konsumuar ciklin e saj qeverisës tek një opozitë që ishte kuptuar dhe pranuar nga opinioni si mundësi shprese për ndryshim.
Logjika politike duket se do të vijojë me mandatimin e z. Albin Kurti si Kryeministër, dalja e të cilit në krye të shumicës së votës popullore nuk është aspak aksident apo fat elektoral por logjikë e plotë dhe e mënçur e popullit të Kosovës në situatat aktuale.
Logjika politike e konfiguroi LDK-në si peshë e barabartë qeverisjeje duke patur njëkohësisht edhe misionin e balancuesit kryesor të qeverisjes me eksperiencën, trashëgiminë dhe kapacitetet e saja intelektuale dhe vizionare si dhe mekanizmin real në verifikimin e mbajtjes së premtiveve elektorale të VV e në rast të thyerjeve të tyre garantimin për kthimin e mandatit për rivlerësim tek elektorati.
Zhvillimi politik në Kosovë tregoi se jo vetëm proçesi elektoral shkoi sipas logjikës politike por edhe konfigurimi i qeverisjes reflekton logjikën politike të qeverisjes në realitetin e sfidave që ka aktualisht Kosova.
Albin Kurti, Kryeministër dhe garancia qeverisëse nga pesha dhe kapitali politik i LDK përbëjnë logjikën e garancive për të sfiduar korrupsionin, garantuar sigurinë e qytetarëve, ruajtur integritetin dhe dinjitetin e shtetit të tyre si dhe mundësuar oportunitete për zhvillim.
Vijimi i logjikës politike në Kosovë nuk do të jetë i lehtë, pasi nëse ajo funksionon prej shoqërisë dhe popullit atje, është e sfiduar dhe rrezikuar prej faktorësh të tjerë.
Dy prej vendeve fqinjë të saj në kontrast me logjikën politike të Kosovës janë të infektuar nga politika e forcës destruktive në raport me Kosovën
Për paradoksin më të madh këto vende janë Serbia dhe Shqipëria, që në fakt për nga logjika politike duhet të ishin në dy ekstremet e qasjes ndaj Kosovës, por që për shkak të modeleve qeveritare janë kapur në një simetri politike kundër logjikës politike, në këtë rast jo vetëm të Kosovës por dhe të gjithë Rajonit tonë.
Logjika politike e qeverisjes së re të Kosovës do të duhet të përballet me qëndrime dhe zëra të caktuar nga Brukseli, që në raport me Kosovën, duke përdorur mekanizmin komunitar dhe prestigjin e tij, çuditërisht preokupohen për interesat e Moskës dhe Pekinit, në vend që të avancojnë politikën e Berlinit, Londrës, Parisit, Vienës, Romës e në tërësi të 23 shteteve të Unionit të kontinentit tonë mbi stabilitetin e Ballkanit.
Logjika politike e Kosovës për bashkëjetesë, mirëkuptim, paqe e stabilitet përballet me platformat e pandryshuara pan-serbe të destabilitetit, dominimit, madhështisë së marrëzisë, prej Serbisë.
Situata e re politike në Kosovë përkon edhe me qëndrimin mjeran të Qeverisë së Rilindsve në Shqipëri, e cila zvarritet pas tallavasë mini-rajonale të Serbisë, që e vetëquan “Shengeni Ballkanik”, një sajesë “fiction”, për të kuruar hallet në politikën e brendëshme të A. Vuçiç, me qëllimin e vetëm për të shpikur mizanskena virtuale ku emri dhe shteti i Ksovës të mos egzistojë.
Rilindsve të Tiranës nuk ju bën përshtypje se përse pjesmarrjen në këtë tallava serbe e ka injoruar Mali i Zi dhe Bosnja & Herzegovina, pa përmendur pastaj Kroacinë dhe Slloveninë të cilat përpiqen ta tërheqin Ballkanin në ombrellën evropiane, kur ndërkohë rilindsit tentojnë të na “frymëzojnë” me kadavrën politike me emrin “jugosllavi”.
Në këto krahasime modelesh; midis logjikës politike në Kosovë dhe politikës së forcës me bazë krimin në Shqipëri, gjendet i shpjeguar interesi dhe diskutimi i zhvillimeve politike të Kosovës këtu ndër ne, në Shqipëri.
Por gjithashtu, mbi bazën e vijimit të logjikës politike në Kosovë, ne këtu mbetemi të qetë (edhe për stabilitetin e paqen tonë), se tentativat për mutacione politike dhe kthime pas të destabilitetit rajonal, do të pamundësohen.
Suksese Kosovës, për të mirën e të gjithëve !
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...