Nga Jakup Krasniqi
Dje duke filluar nga Kryeministri, deputetët e LDK-së e në mbrëmje edhe partia -LDK në deklaratën e saj shfaq me shumë se hipokrizi e gënjeshtra për gjoja pengesat e shumta që ia paskan bërë krimit e korrupsionit si dhe për sukseset në shumë fusha të tjera etj.
Të gjithë të përmendurit, si në korin e bretkosave në kënetë, i sulmuan si “krerë të krimit e të korrupsionit”, ke tjetër veç Thaçit e Veselin?! Ata nuk treguan, kur ata u bënë të tillë, para apo pasi i bënë që të dy njerëzit e parë të vendit, të parin President e të dytin Kryetar të institucionit më të lartë të vendit, te Kuvendit të Kosovës?! Nder më të madh se kaq nuk kanë mundur t’ju bëjnë! Nderi njerëzor e qytetarë e kërkon që së paku tani të heshtni!
Këto akuza nuk janë të reja nga ana e zyrtarëve të lartë të LDK-së, ato e kanë fillin edhe para vitit 1999, por çështja është, pse u heshtën për më shumë se dy vjet po nga këta zyrtarë?! Kush fitoi nga kjo heshtje, ata apo qytetarët e Kosovës? Qytetarët e Kosovës nga ky koalicion qeverisës, përveç zhgënjimit i cili shkaktoi ikjen më të madhe të shqiptarëve të pas luftës çlirimtare, të mirë tjetër nuk kanë parë! Kjo bëri që gjatë këtyre dy viteve e pak muajve, nga Kosova ikën mbi 150.000 qytetarë. Po gjatë kësaj kohe vendi ynë ka humbur sovranitetin mbi Sistemin e Drejtësisë, ka rrezikuar të humbë territor mbi 8200 hektarë tokë, ka bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë më të cilat e bënë atë hisedarë në sovranitetin mbi Kosovën! Madje, në asnjë aspekt tjetër të jetës politike, publike e ekonomike nuk ka arritur ndonjë sukses.
Përveç hipokrizisë, po këta krerë, si gjatë seancës dhe pas saj kanë gënjyer dhe kanë gënjyer shumë. Kanë gënjyer kur kanë thënë se: “kjo qeveri i paska vendos laura krimit e korrupsionit”. Si u paskan vërë pengesa krimit e korrupsionit, kur votat e LDK-së u dhanë shumë shumë pushtet kundërshtarëve të tyre të djeshëm.
Me këto hipokrizi e gënjeshtra, krerët e LDK-së, ke po dëshirojnë ta mashtrojnë? Pse ata pranuan të “qeverisin më partinë e krimit e të korrupsionit” për gati tri vite, edhe pse të njëjtat i thonin para fushatës së vitit 2014?
Kjo që po e bëjnë këta njerëz, është më shumë se e pamoralshme. Është e pamoralshme se me këto gjera po tentohet të mashtrohen sërish votuesit e tyre sepse qytetarët e Kosovës nuk do të munden më t’i mashtrojnë.
Nga ajo që u pa brenda një dite, krerët e LDK-së i paskan pasur të ditura, pra nuk e paskan bërë nga padija ndarjen e pushtetit me “njerëzit që duhet të janë prapa grilave”. Me njerëzit që paskan bërë krime e korrupsion, që e paskan zhvatur Buxhetin e shtetit. Nëse të gjitha këto janë të vërteta, pse pranuat të bëheni pjesë e bashkuar në krim e në korrupsion për të zhvatur Buxhetin?!
Besoj fuqishëm që kjo hipokrizi, do të ndëshkohet nga qytetaret e Kosovës kësaj radhe!
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...