Luftimi i krimit të çfarëdo natyre, në çdo nivel dhe dimension bie në domenin ligjor të institucioneve përgjegjëse dhe të ligjit. Prandaj kjo duhet konsideruar si rutinë e organeve për luftimin e krimit.
Shkruan: Hisen Berisha
Operacioni “Pika” është një operacion me qëllim që të zhvendos vëmendjen nga keqqeverisja dhe keqmenaxhimi, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës për qytetar.
Kjo që po them nuk do të thotë se nuk po e përkrah çdo aksion në luftë kundër krimit.
Por, të bësh spektakël, se një Polic kufitar ka pi një kafe nga qytetari, të thirren policët jashtë orarit, dhe të bësh arrestime masive- spektakolare është thjesht cirku i qeveris që e bën për të mashtrua si zakonisht.
Zaten edhe dhurata deri në 50 euro, ju lejohet kujtdo, por jo si mito. Kurse qeveria aktuale në bazë të një publikimi figuronte se ka mbledhur fonde duke marrë para nga individ e biznese për partinë apo fushatën me mijëra euro.
Kjo nuk është ë mbuluar me ligjet e Kosovës, tani si duhet trajtuar?!
Operacione të tilla janë bërë gjithmonë edhe më të ndërlikuara dhe për vepra penale edhe me të mëdha.
Por kjo është në vazhdën e funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Tendenca propaganduese që çdo dukuri me ju faturua qeverisjeve të kaluara është kthyer në batutë qesharake politike, tashmë. Nuk ka logjikë më, me i faturua ish qeverisjeve çdo krim aktual. Mos të harrojmë se kjo qeveri faktikisht është në pushtet qe tri vite nga 6 Tetori 2019 dhe tash një vite në qeverisje ku është e vetme dhe nuk kemi rezultat as në ulje të krimit, as korrupsionit, përpos që është sofistifikua hajnia, që po ndodh sot me blerjen e energjisë, blerjet
me kontratat një burimore dhe me mos funksionimin e OSHP, çka tregon se kjo qeveri pos që din me mashtrua, din edhe me vjedhë.
Siguria e përgjithshme e Republikës së Kosovës si nocion gjithëpërfshirës është e brishtë që nga shpallja e mobilizimit të serbëve kosovar nga qeveria e Serbisë, në përkrahje të luftës së Rusisë, për çka qeveria e “Republikës së tretë LVV” nuk guxon me qenë kaq e papërgjegjshme vetëm duke u kufizua në deklarata mediatike.
Brishtësinë e sigurisë e bën edhe më fragjile kriza ekonomike, e qeveria kontribuon në thellim krizës, si me shitjen e rrymës, abuzimin me çmime të larta, burim pasurimi për qeveritarët, përmes TVSH dhe Akcizës , çka nuk përkthehet në rritje standardi, por varfërim i tyre dhe shtetit. etj!
Pra ne si shtet, në vlerësimin tim, jemi si një anije e ankoruar pa spiranca!
Dështimi i miratimit të kodit civil dje në kuvend, zbardhi krizën midis proletarëve të të gjitha rrymave në LVV dhe unë pres që pesha e rëndë e qeverisjes ka me shembë këtë adoleshencë neokomuniste të ardhur në qeverisje përmes mashtrimeve.
Synimi ynë si shtet e shoqëri konservatore është integrimi europian dhe euroatlantik. Kjo na bënë që të ndajmë edhe vlerat e përbashkëta si diversitet kulturor, etnik e historik.
Por, të drejtat dhe mbrojtja e fëmijëve nën moshën e pjekurisë, të normuara e garantuara me konventa ndërkombëtare, duhet të jet e pacënueshme dhe e patejkalueshme në ligjet e Kosovës.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...