STATEN ISLAND NY : Gara partiake, për një kandidaturë të fort nga partia Republikane, e cila e historikisht ishullin e saj – konservator Staten Island në New York, është në pritje të përfaqësimit të ri në rrethin e 64-të të Asamblesë që mbulon Bay Ridge dhe Staten Island – mbasi mbajtësja e tanishme, e “karriges” së asambleistes Nicole Malliotakis (R) po përgatitet për të sfiduar kongresistin republikanë, Max Rose (D-Southern Brooklyn, Staten Island) për të patur një shans për të shkuar në Uashington.
Deri më tani tre janë kandidatët dy nga partia Republikane, që zyrtarisht hynë në garë sipas uebfaqes së Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe, ata janë: Ish-Ndihmësi i Prokurorit të Qarkut Richmond, Michael Tannousis dhe U.S Marine Marko Kepi – të dy republikanë, dhe shpresuesi është një demokratë Brandon Patterson.
Kepi, i cili e njeh mirë këtë zonë elektorale –( rrethin e 64-të të Asamblesë që mbulon Bay Ridge dhe Staten Island), pasi për disa vjet punoi si asistent një ish ndihmës i ish – Senatorit të Shtetit Marty Golden, po udhëheq fushatën e grumbullimit të fondeve financiare – me shumat e deklaruara me rreth 125,000 dollarë. Përderisa fushata e grumbullimit të fondeve te greko-amerikanit Tannousis është me 25 mijë dollar më pak ,me mbi 101,000 dollarë, dhe fushata “shterpe” e një demokrati në këtë zone, e Patterson nuk arrin më shumë se 45,000 dollar në kontribute, gjithmonë sipas uebfaqes së Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Duke folur për shtypin local në ishullin Staten Island ku edhe jeton e garon, shqiptari Marko Kepi, ka theksuar : “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për bujarinë dhe kontributet e mbështetjes së miqve dhe shqiptarve të mi më të bekuar, duke u premtuar të gjithëve, edhe atyre që nuk kan kontribuar ose nuk më mbështesin – duke ju thënë nuk do t’i lë e harrojë kurrë ata si Asamblist i tyre i ardhshëm,” tha Kepi në një deklaratë për shtyp në lidhje me fushatën e tij, kur deklaroheshin shumat e parave të grumbulluara.
Si një emigrant shqiptar, një republikan, Marko Kepi ka dy shance që të zgjidhet sepse ai tërheq shumë mbështetje nga partia republikane është e para – mbasi ajo në Staten Island e ka “token” e saj, por edhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Staten Island dhe Brooklyn – janë favorite për garën e 23 Qershorit e më pas edhe të 6 Nëntorit.
Është, edhe një fakt tjetër interesant në këtë garë brenda partisë republikane, e cila është më e fuqishmja në ishullin Staten Island e udhëhequr nga dinastia italo amerikane – Molinari, ngaqë dy rivalët republikan për vendin e Asamblesë, Kepi dhe Tannousis, kan një qëndrim të ngjashëm duke pasur në fokusin e tyre, atë të mbështetjes së dy komuniteteve, më të mëdha, Kepi ka shqiptarët, dhe Tannsousis përkrahet nga komuniteti grek.
“Bay Ridge dhe Staten Islanders nuk po marrin pjesën e tyre të drejtë në ligjestativin e shtetit. Unë po përpiqem të luftoj kundër atyre ligjeve “diskriminuese” nga Albany, të mbroj banorët dhe të siguroj cilësinë e jetës së tyre, në rrethin e 64-të të Asamblesë që mbulon Bay Ridge dhe Staten Island – “citohet të ketë thënë Tannousis.
Ai si një imigrant me origjinë greke, thotë se është krenar, ashtu si dhe Marko Kepi, që mburret dhe është krenar se është shqiptar – Madje mbështetsit e rivalit të tij në Staten-Island, komuniteti grek i Tannousis, për fushat e quajnë Marko Kepin “Çamë”, që të ngrenë ndjenjat nacionaliste për të marrë votat në në rrethin e 64-të të Asamblesë që mbulon Bay Ridge dhe Staten Island – ku pro-dominojnë, shqiptarët dhe grekët.
Avokati greko amerikan Tannousis mbasi dha dorëheqjen si prokuror për të kandiduar për Asambleist I New Yorkut, në synimet e tij ka sy nga çështjet që ai planifikon të adresojë me fushatën e tij të cilat janë : të drejtat e pronës për pronarët e shtëpive dhe transporti jo adekuat në të dy lagjet Bay Ridge dhe Staten Island.
Tannousis është miratuar nga Komiteti Republikan i Richmond County, Staten Island dhe nga Partia Konservatore në Brooklyn.
Ai gjithashtu është duke u përkrahur shumë, nga avokatet, kolegët e tij, mbasi ai është kundër ligjit aktual të reformës së lirimit me kusht, ligj i cili i dha fund sistemit të dorëzanisë së parave.
“Unë kam qenë prokuror për vite me rradhë dhe gjatë asaj kohe kam luftuar për viktimat e dhunës dhe kam luftuar për t’i mbajtur njerëzit të sigurt,” tha Tannousis.
Patterson, duke garuar si një demokrat i qendrës, demokrat tradicional me jakë blu, pranoi se plani i tij gjithëpërfshirës do të përfshijë një rishikim për të dorëzuar me kusht ligjet e reformës në krahasim me ato të mëparshmet.
“Unë mendoj se ata do ta hidhnin një vështrim përsëri dhe të shohin se çfarë është e gabuar. Unë jam një kandidat që mund ta diskutoj atë, dhe të flas për krimet e urrejtjes, “citohet të ketë thënë Patterson. “Ka demokratë me të cilët nuk jam dakord, por do të jem në Kuvendin e New Yorkut për t’u thënë atyre. Nuk ka asnjë mënyrë republikane apo demokratike për të mbushur një gropë, ju e dini. ”
Patterson ka marr mbështetje të shumta nga sindikatat dhe organizatat e shtresës punëtore, thonë gazetarët.
Ai pohon se nuk ka të bëjë se këto zgjedhje paraprake janë vetëm me ata që mund të dalin nga partia republikane konservatore dhe konservatorët, e tjerë, por ka të bëjë me çështje dhe probleme me që vërtetë të lidhen me komunitetin për çështje që ata kërkojnë dhe përfaqësuesit e tyre kujdesen për këtë është e rëndësishme, thotë Paterson nga eksperienca e tij.
Dhe, që mendohet se vlen për të tre kandidaturat dy nga partia Republikane, që zyrtarisht hynë në garë sipas uebfaqes së Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe, ata janë: Ish-Ndihmësi i Prokurorit të Qarkut Richmond, Michael Tannousis dhe U.S Marine Marko Kepi -, dhe shpresuesi, i cili është një demokratë Brandon Patterson .
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend