Shkruan: Selami Shkodra
Që nga nata e gjatë dhe dinamike e 15 korrikut kemi patur rastin të ndëgjojmë e të lexojmë mendime, pikëpamje, analiza, qëndrime,opinione e deri në debate të ashpra me shprehje raciste e me fjalor i cili nxit urrejtje e përçarje jo veç ndaj palëve në konflikt në Turqi po edhe në vetë shoqërinë Kosovare. Gjuha helmuese e atyre që debatuan për çështjen e grusht-shtetit në Turqi ishte e përmasave të asaj që njëra tjetrës palë i thonin se duhet zhvendosur për të jetuar në vende tjera, e rëndë e panevojshme! I gjithë debate u ndez nga një grup i gazetarëve të mediave të ndryshme në Kosovë natën e 15 Korrikut ku shumë nga ta filluan që të mbanin anë në momentet e para të fillimit të asaj katrahure e cila po e përfshinte shtetin aleat Turqinë, disa filluan edhe me komente dhe qëndrime nga më banalet duke sharë dhe fyer presidentin Erdogan dhe duke i dhënë mbështetje një tentative të “grusht-shtetit” nga një grup i vogel i ushtrisë Turke e që në atë kohë nuk dihej kush qëndronte prapa këtij grusht- shteti! Mirëpo shpejt u tha se janë idhtarë besnik të lëvizes së klerikut Fetullah Gylenit dikur ish aleat i presidentit Erdogan, e që po flitej se ka pas raste ku janë paguar gazeta të ndryshme në funksion të propagandës së ” grusht-shtetit”.
Përpjekja për “grusht- shtet”, e udhëhequr nga gjeneral Akin Ozturk, një ish-komandant i forcave ajrore, i cili synonte të vetëshpallej shefi i ri i shtabit. Arsyet e këtij synimi mund të kenë qenë edhe fraksioniste me qëllim të kapjes së pozitës më të lartë ku do ta bënte më të lehtë edhe një “grusht- shtet” si ky i tanishmi që mbeti në tentativë . Me të janë gjenerali Metin Iyidil, përgjegjës për trajnimin e forcave tokësore në Ankara, komandanti i armatës së tretë dhe gjenerali Adem Huduti, përgjegjës për Korpusin e dytë, nga i cili varen komplet ofensivat tokësore të ndonjë beteje të mundshme në mes Turqisë dhe ndonjë grupi terrorist siç është PKK apo edhe ISS , mirëpo, organizatorët e “grusht-shtetit”, nuk arritën të fusin në dorë pozitën e synuar nga gjenerali Akin Ozturk pozitë kjo e shefit të shtabit, ndërsa mungesa e mbështetjes nga ana e shefit të shtabit, Hulusi Akar, zëvendësit të tij, gjeneralit Yasar Guler dhe komandantëve të forcave ajrore të ushtrisë, marinës dhe xhandarmërisë, të gjithë këta besnik të rendit kushtetues dhe po ashtu besnik ndaj qeverisë , bëri që grushti i shtetit të mos ishte i suksesshëm pasi që edhe revolta qytetare e cila shpërtheu me të marrë vesh veprimet e ushtarakëve dhe pas thirrjes së bërë nga presidenti Erdogan bëri që të dështoj tentativa mirë e organizuar nga element mbrenda dhe jashtë Turqisë. Kam lexuar që ajo që e bëri edhe më pak efikas rebelimin, është mungesa e një komande të unifikuar, si dhe mungesa e mbështetjes brenda forcave tokësore. Pikërisht për këtë arsye, komplotistët vendosin të shfrytëzojnë momentin kur Erdogani ndodhet për pushime në Grand Yazici Club Turban, një hotel në periferi të Marmarisit, në Detin Egje. Pak para orës 21:00 të së premtes – derisa një grup puçistësh marrin peng shefin e shtabit Akared, dhe zëvendësin e tij Guler, duke i mbyllur në një bazë ajrore në afërsi të Ankarasë – 40 pjesëtarë nga radhët e forcave speciale dërgohen në Marmarisi, në bordin e tre helikopterëve, me urdhrin për të kapur, ose vrarë presidentin, mirëpo falë shkathësisë së treguar dhe fale teknologjisë së avancuar e të shfrytëzuar me mjaft shpejtësi nga presidenti Erdogan fillon edhe dështimi i planit për “Grusht-Shtet”.
“Shqetësim” lidhur me arrestimet dhe dhunën e ushtruar në procedurë
Në mediat vendore turke dhe ato ndërkombëtare jan shfaqur imazhe të ndryshme të personave të arrestuar ku shumë nga to kanë sjellur edhe reagime të ndryshme si nga qeveritë po ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtarë mirëpo ditëve të fundit ka pasur edhe lajme të cilat kanë demantuar lajmet dhe imazhet të cilat I janë prezantuar opinionit vendor dhe ndërkombëtarë se gjoja janë imazhe të ngjarjeve në Turqi e në fakt kanë rezultuar që s’kanë pasur të bëjnë asgjë me të vërtetën e trajtimit të të arrestuarve! mirëpo ka pasur edhe të atilla të cilat jan dalur si të vërteta.
Shqetësim lidhur me arrestimet dhe shkarkimet e mijëra njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e dështuar për puç . Shqetësimet për mënyrën e trajtimit të të arrestuarve qeveria e Ankarasë duhet ti marrë me shumë seriozitet e veçanërisht reagimet të cilat i bëjnë apel qeverisë turke që të mos lejoj që edhe përkundër “hetimeve lidhur me autorët e puçit… të mos ketë shkelje të drejtave të njeriut dhe të mos ketë metoda të cilat mund që të bëjnë që strukturat e sigurisë të rrëshqasin në situatë kur të arrestuarit të torturohen. Mos lejimi i kësaj bën që opinioni vendor dhe ndërkombëtar ta riforcon besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit” si dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit qeverisë turke pavarësisht situatës në të cilën ka kaluar dhe po kalon, asesi nuk duhet të lejoj që të vëhet në dyshim shteti i së drejtës, sepse vetëm kjo e bënë legjitime vazhdimin e një qeverie të tillë pas situatës së krijuar pavarësisht mbështetjës popullore në rast të lejimit të cenimit të shtetit ligjor dhe të së drejtës çdo qeveri do ta humbte legjitimitetin përkundër legalitetit të cilën e ka nga zgjedhjet e kaluara dhe të rikonfirmuar me mbështetjen masovike në parandalimin e më të keqës në natën e 15 korrikut. Deri më tash nuk ka pasur organizata ndërkombëtare që kan konstatuar shkelje të drejtave të njeriut edhe pse kanë mund të ndodhin.
Lëvizja Gylen(Hizmet) dhe ftohja me Erdoganin
Hizmeti është lëvizje që i jep një theks të veçantë vullnetarizmit dhe edukimit përmes rrjetit të madh të instituteve arsimore të themeluara jo vetëm në Turqi por në shumë vende duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Angazhimi kësaj lëvizje në dekada me radhë ka qenë që në Turqi duhet të vij në pushtet dhe të qeverisë një parti konzervatore me orientim islamik. Ndihmesa e lëvizjes “Hyzmet” për ardhjen në pushtet në vitin 20002 të AKP-së është evidente, mirëpo zëra të ndryshëm flasin se me ardhjen në pushtet të AKP-së konsiderohej se është arrit synimi i kësaj lëvizje dhe rrjedhimisht do duhej pushuar aktivitetin apo do duhej shkri në kuadër të AKP-së.
Ftohja e bashkëpunimit mes Erdoganit dhe Hizmetit mendohet se nisi pas incidentit në detin Mesdhe ku ushtria Izraelite gjatë një sulmi në anijen e ndihmave “Mavi Marmara” vrau shtatë shtetas turq dhe një amerikan. Gylen e kritikoi iniciativën humanitare që synonte thyerjen e bllokadës në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si një provokim ndaj shtetit të Izraelit. Kjo qasje ishte në disakordance me qëndrimin e Erdoganit, i cili prej kohësh i përfshirë në mbështetje të kauzës së palestinezëve në Gaza, i cili e konsideroi sulmin si “gabim historik” dhe provokim të hapur ndaj Turqisë dhe me pasoja të rënda për marrëdhëniet e dy vendeve. Por nuk është vetëm politika e jashtme fusha ku ndahen dy ish aleatët: një rivalitet në sferat e pushtetit ka kohë që ka marrë formë kur njihet ndikimi gjithnjë në rritje që ka Hizmeti në aparatin e gjerë shtetëror.
Rrjeti i madh i shkollave i kësaj lëvizje të cilat kan indoktrinuar breza e breza me dhjetëra e mirjëra të cilat kanë kaluar nëpër këto shkolla morri përmasat e një shteti paralel të cilët në verën e vitit 2012 filluan edhe celulat e para të një “puçi” dhe pikërisht në këtë sferë ndodhi edhe përplasja publike mes ish aleatëve; AKP vendosi ta këpusë këtë lidhje, duke ndjerë përherë e më tepër në kurriz peshën e një aleati që me zgjerimin e ndikimit të tij bëhej më i rëndë në sfidat dhe objektivat e ardhshëm politikë. Në verën e këtij viti shpërthyen polemikat në opinionin publik mes ish-aleatëve rreth projektligjit që parashikonte mbylljen e istituteve përgatitore parauniversitare, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë nën kontrollin e Hizmetit , Ndërkohë, nëse kësaj here Erdogan do të korrë sukses, duke e stabilizuar vendin dhe duke mos lejuar që të ketë hakmarrje në kundërshtim me ligjin, lëvizja Hizmet dhe modeli i saj i aplikuar i Islamit do të pësojë rënie për t’u futur në analet e historisë si një lëvizje puçiste dhe qëllimkeqe.
Reformat Ekonomike dhe roli i presidentëve Ozal &Erdogan
Presidenti i ndjerë Turgut Ozal, njëri nga personalitetet më të spikatura politike në historinë më të re të Turiqsë pas Ataturkut, la gjurmë të rëndësishme gjatë vieteve 80 dhe fillim viteve 90 të shekullit XX. Lëvizjet e e tij radikale , të guximshme dhe largëpamëse ndikuan në ndryshimet, si në politikën e brenda vendit, sidomos në politikën ekonomike, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Turqisë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare Ozal-I ndërmori disa iniciativa të rëndësishme, midis të cilave, nga fundi i tetëdhjetave u dallua e ashtuquajtura iniciativa e Detit të Zi (BSEC.Ozal i popozoi afrimin e të gjitha vendeve të regjionit të Detit të Zi për zgjerimin e themelimin e marrëdhënieve ekonomike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore e teknike, kontrollimin e ndotjeve, zhvillimin e turizmit dhe përvojës kulturore). Transformimi dhe zhvillimi I hovshëm ekonomik i Turqisë pa dyshim se i ka rrënjët në reformat e ndërmarra nga ish presidenti OZAL mirëpo presidenti Erdogan, si një lider tipik karizmatik, shumë prej sukseseve ekonomike dhe politike të Turqisë janë të pandashme nga personaliteti i tij. Pas reformave Kushtetuese , dhe iniciatiava të ndërmarra në rrafshin ekonomik të cilat kanë bërë që Turqia të ketë rritje të hovshme ekonomike nga ardhja në pushtet e AKP. Është i pranishëm kudo në Ballkanin Perëndimor një imazh pozitiv i Turqisë, duke përfshirë Bosnjën e Hercegovinën . Bazuar në monitorimin e vitit 2010 në shtetin e Gallupit për Ballkanin, vetën 40 % e popullsisë së këtij shteti e konsideron Turqinë si një “vend miqësor”. Kjo shifër korrespondon pak a shumë me numrin e boshnjakëve ( në krahasim shifrat që korrespondojnë në shtetet tjera janë si në: Serbi 15 %, Kroaci 24 %, Shqipëri 73 % , Kosovë 85 %, Republika e Maqedonisë 80 %. Ndërsa është koha e gjatë e AKP-së në pushtet, që natyrshëm sjell konsumimin e cilësdo force politike që qeveris më tepër se një dekadë kritikët kanë sulmuar pikërisht presidentin Erdogan për jetëgjatësinë e tij në pushtet duke pretenduar se jan rritur tendecat autoritare.
Për kritikët aktiv të Turqisë në Ballkan
Për kritikët aktiv turk në Ballkanin Perëndimor, mospajtimet më evidente në politikën e Ankarasë janë mbështetja për shkëputjen (ndarjen) e shqiptarëve të Kosovës. Në të vërtetë Ankara ka qenë një promotor i fuqishëm ( dhe një pjesëmarrës entuziast i bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999) pavarësisht se ishin të goditur nga një problem i ngjashëm i shkëputjes me minoritetin e saj kurd. Ballkani ka qenë në një pozitë që ndikohej më shumë nga ekuilibret globale sesa nga ato zonale. Një nga rezultatet më të rëndësishme të periudhës pas Luftës së Ftohtë, se dinamikat e brendshme të zonës dhe struktura e saj e komplikuar etniko-fetare hyn në veprim në atë mënyrë që ndikon drejtpërdrejt mbi politikat zonale. Kjo situatë krijoi një fushë të re ndikueshmërie midis strategjive globale të fuqive të mëdha dhe politikave të përmasave zonale -fuqive zonale. Me copëtimin e Jugosllavisë e cila gjatë periudhës së Luftës së Ftoftë, veçanërisht në periudhën e Titos , tregonte kujdes për të mbetur jashtë fushës së ndikimit të BRSS-së dhe në këtë kuptim ishte bërë një element origjinal ekuilibri, për sa u përket politikave globale dhe zonale, ndërsa Serbia u orientua për politikë me bosht Rusinë. Bullgaria dhe Rumania që vepronin si satelit të zonës për BRSS-në, iu hynë përpjekjeve për të formuar një politikë më të pavarur. Gjatë Luftës së Ftohtë ,Greqia e cila u përpoq të ndiqte politika ekuilibruese me Jugosllavinë meqë merrte pjesë në Bllokun e perëndimit , pas Luftës së Ftohtë u afrua me Serbinë dhe u përpoq të zhvillonte me këtë vend politika mbështetur në kontrollin përbashkët të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sllovenia dhe Kroacia që u shkëputën nga Jugosllavia , duke u larguar nga qenie si vende Ballkanike hyjnë në rrugën për t’u bërë vende të Evropës së mesme dhe Adriatikut që u afroheshin Italisë dhe Gjermanisë dhe në këtë kuptim u orientuan për një pozitë të ngjashme më Austrinë dhe Hungarinë.Me avantazhin që i sillte Danubi, Rumania filloi të zhvilloj një politikë jo më shumë ballkanase drejtuar nga jugu, se sa të tillë që t’i japë përparësi rolit-urë midis Evropës se mesme dhe Detit të Zi. Në marrëdhëniet aleate të natyrshme mund të përmendet aleanca mes Serbisë dhe Greqisë të cilët kishin mirëkuptim në masë të madhe në politikat e tyre veçanërisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë, si dhe aleanca mes Bosnjës, Shqipërisë, dhe Turqisë nga të cilat Bosnja dhe Shqipëria , me një instikt historik e shihnin fatin e vet të lidhur me Turqinë në zonë dhe që kishin marrëdhënie mospajtimi edhe me Serbinë, edhe me Greqinë. Vetë termi ekuilibër shpreh kryesisht një gjendje të caktuar të marrdhënieve ndërkombëtare kjo mund të jetë ose rezultat i veprimit të rastësishëm të protagonistve të shumtë , ose mund të lindë si pjesë e zbatimit të një vije politike të vetëdishme të shteteve të ndryshme. Në këtë kuptim, kur ekziston dëshira e synuar e një pjese të shteteve që në bashkësinë ndërkombëtare të realizojnë një gjendje të marrëdhënieve të baraspeshuara-ekuilibruara në fushën ushtarake ose politike, atëherë mund të flasim për baraspeshimin e forcave, si motiv i veprimit të shteteve Brenda ekuilibreve zonale të Ballkanit, zona e dytë ku reflektohen kontradiktat mes linajve kritike gjeopolitike dhe brezave gjeokulturore , është zona që ndodhet brenda boshtit Morava-Vardar dhe që formon brezin gjeokulturor ku ballafaqohen elementët Serbo-shqiptaro-maqedon. Në këtë mes Turqia për shtete shqiptare në rajon luan rol të rëndësishem në balancimin e ekuilibrave mbrenda zonal, Në kuadrin e rajonit të Ballkanit, rishpërndarja e fuqisë dhe aleanca e shqiptarëve me Turqinë favorizon shqiptarët, një proces që partneriteti me Turqinë veçse e përshpejton fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon. Dy vendet dhe popujt kanë shumë gjëra të përbashkëta historike duke u nisur nga aspekteve të ngjashme identitare, disa tipareve të ngjashme kulturore, kontributi i shqiptarëve në ndërtimin e Perandorisë Osmane dhe të Turqisë moderne. Andaj çdo destabilizim I Turqisë është edhe dobësim i faktorit shqiptar në rajon.
Shqiptarët nuk mund të qëndrojnë të heshtur
Shqiptarët nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë zhvillimeve që ndodhin në Turqi duke pas parasysh rolin tejet të madh në rajon të shtetit Turk . Më vie keq për paudhësinë e e mos njohjes së gjeopolitikës nga një pjesë e madhe e atyre që vërtetë këto ditë e kanë lëshuar nivelin e debatit në fyrje e sharje e deri në kualifikime dhe epitet nga më të ndryshmet për qeverinë legjitime të shtetit aleat Turqisë. Gjithashtu, detyra e qeverisë turke është të ushtrojë autoritetin publik duke treguar kufinjtë etik të trajtimit të rasteve të të arrestuarve, ka tagrin, autoritetin që të mos e lejon një hakmarrje, ndërsa është detyrë e publicistve dhe mediave në vendin tonë për të informuar drejtë opinion dhe me anë të këtij informimi të ndihmoj në emancipimin e publikut në raport me debatet e rreth “grusht- Shtetit” të 15 korrikut. Debatet duhet të ruajnë cilësinë, ashtu edhe nga ana e atyre që i kritikojnë ata edhe nga ana e atyre që i mbështesin. Në këtë mënyrë do të kishin arritur të ndihmojnë në maturimin e diskursit publik mbi këto tema, duke shmangur polarizimet dhe konfliktualitetin, si dhe duke ndihmuar që shumë njerëz të xhvishen nga paragjykimet e krijuara për Turqinë. Media në Kosovë edhe këtë herë nuk e bëri detyrën e saj, edhe këtë herë, skena e debatit vijoi të mbetet bosh, e shfrytëzuar nga militantë e aventurierë të rastit, që keqpërdorin mediumet duke ofruar qasje të dëmshme për shoqërinë, të cilat mund të cënojnë seriozisht aleancat e vendit me shtetet të rëndësisë së veçant për shtete shqiptare në Ballkan.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...