Shkruan: Ilir Dalip – Ohër
Shqiptari kurrë nuk do të jetë përsëri mish për top, Shqiptarët kurrë nuk do të jenë mburojë e gjallë, që dikush tjetër të ja arrit një qëllim.
Dhe ai që ka ngritur aty flamurin e shqiptarëve, nuk është shqiptar, por ndonjë provokator me një qëllim të caktuar, dikush që dëshiron të provokojë që edhe shqiptarët të bëhen pjesë e këtyre protestave.
Pse ju maqedonas kurrë nuk i mbështetët shqiptarët kur ata protestuan kundër Liqenit të Smilkovskos, kundër Brodecit, kundër Sopotit, kundër Likovës, kundër luftës në vitin 2001, kur populli shqiptar në Maqedoni ishte akuzuar si fajtor kryesor për të gjitha këto akte monstruoze, të gjitha këto vrasje kriminale, të montuara nga qeveria. Atëherë kur gjithmonë, fajtorët kryesorë dhe fajtorë kujdestar ishin gjithmonë vetëm shqiptarët!?
Shqiptarët u vranë dhe u akuzuan edhe gjatë kohës së Branko Crvenkovskit, edhe gjatë Lubco Georgievski etj.
Me tanke hyjnë nëpër shtëpitë tona, mes fëmijëve dhe grave, edhe në Ladorishte, Strugë dhe Tetovë në Brodec, dhe në Likovë e Gostivar, na vranë gjatë ngritjes të flamurit, të rinj dhe pleq, si dhe burgosën Rufi Osmanin.
I vratë njerëzit me celular në duart e në mes të kryqëzimit në Tetovë si qentë, për së gjalli, para kamerave televizive, dhe këtë e treguat si sulm kundër terroristëve që kishin bomba në duar, në mes të ditës, ju frikacakë, frikacakë të poshtër! E dogjët Manastirin në vitin 2001 , me pretekstin se atje po mblidheshin të holla për të financuar terroristët e UÇK-së. Popullata Shqiptare hidheshe nga dritaret, me gra dhe fëmijë, për të mos u djegur e gjallë nëpër shtëpitë e tyre. Asnjë sllavo-maqedonas nuk u përgjigj, asnjëri nuk u gjykua, nuk u dënua. Kaloi sikur nuk kishte ndodhur gjë.
Shqiptarët ishin ata të cilët në vitin 1903 morën pjesë kryengritjen e Republikës e Krushevës, dhe kurrë nuk ka mbetur një dëshmi e shkruar që ne shqiptarët ishim iniciator kryesor bashkë me vllahët. Të gjitha të dhënat historike janë të shkatërruar dhe djegur për të mos pasur dëshmi të tilla!
Shqiptarët janë ata që organizuan kryengritjen e Ohrit dhe Dibrës në vitin 1913, kunër pushtuesit serb, dhe ju , sllavo-maqedonas , sot këtë kryengritje doni ta paraqitni si kryengritje bullgare, kurse nga ana tjetër sot ma keni vendosur aty, flamurin shqiptar, afër atij serb, që përsëri ti manipuloni shqiptarët.
Shqiptarët ishin ata që në vitin 1945 së bashku me Brigadën e Kosovës dhe Maqedonisë e çliruan Shkupin dhe në Kuvend hynë me flamurin e shqiptarëve. Por çfarë ndodhi pastaj…, ku humbën Shqiptarët?! Asnjëherë, asnjë luftëtari shqiptar nuk iu pranuan meritat, nuk u shpall hero, të gjithë i vratë ose i ç’vlerësuat, i vratë, i ekzekutuat pas vitit 1945…
Shqiptarët ishin në radhët e para në Frontin e Sremit, gjatë dëbimit të ushtrive fashiste nga ish-Jugosllavia dhe në fund si meritë më e madhe u shpërblyen me vrasjen e më shumë se 6000 të pushkatuarve në Tivar të Malit të Zi, në oborrin e monopoleve të duhanit , dhe më pas u hodhën në det, si ushqim për peshqit.
Çfarë kemi fituar ne Shqiptarët nga besnikëria jonë dhe nga e gjithë kjo? Dëbime, asimilime, depërtime, egzil i organizuar nga Rankoviqi dhe shërbimet sekrete maqedonase, drejt Turqisë, një shifër që kalon mbi 200 mijë persona, në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.
Pas vitit 1980 ne ishim Irredentiste, shoviniste, separatistë, tani me stilin e ri jemi terroristë, dhe gjithmonë burgjet kanë qenë dhe janë të mbushura vetëm me Shqiptarë.
Nga ne do të bënit sapun, për ne ishin vetëm dhomat e gazit me moton: ” SHQIPTARI I MIRË – VETËM SHQIPTARI VDEKUR ” dhe dhjeta e dhjeta nofka dhe nënçmime, ofendim, fjalë urrejtjesh kunër popullit shqiptarë në përgjithësi.
Ndërkaq sot, kur ju bëni thirrje në njëfarë, ha-ha-ha, “vëllazërim-bashkim”, kordonët tuaja policore-ndëshkuese shkojnë në drejtim të Kumanovës, Likovës, Tetovës, Zajazit, për të provokuar me dhunë edhe më shumë popullin shqiptar, për të krijuar situata të ashtuquajtura të tensionuar në mesin e shqiptarëve dhe për të “dëshmuar” që gjoja se përsëri Shqiptarët janë përgjegjësit dhe autorët e krizës politike dhe situatës së tensionuar!
Kurse kriza e vërtetë është në qendër të Shkupit, në mesin e Luanëve dhe ndërtimeve në stilin barok, për të cilët sllavo-maqedonasit, Gruevski dhe Mijalkov shpenzuan një miliard euro, ndërsa Çairi dhe Gazi Baba e BDI-së, nga ana tjetër e lumit Vardar, mbyten në baltë dhe pluhur.
Jo, shqiptarët kurrë nuk do të jenë përsëri mish për top, shqiptarët kurrë nuk do të jenë mburojë e gjallë për ju maqedonasit. Në këtë vend duhet të mësoheni edhe ju të hani NDONJË SHKOP GOME dhe të shijoni nga ndonjë ditë burg, siç na është bërë traditë ne shqiptarëve me shekuj të hamë dhe të shijojmë. Edhe ndonjë plumb gome nuk do t`ju krijojë dëm të madh.
Vallë mendoni që nesër Zaevi do të jetë më i mirë dhe më i ndershëm me ne shqiptarët?
Përsëri, ne do të jemi fajtorët, provokuesit, terroristët, përsëri do të dërgohen forcat policore për të bastisur shtëpitë tona shqiptare, përsëri do të kërkoni armë te fshehura dhe ilegale…, ndërsa nga ana tjetër, të gjitha shtëpitë dhe familjet sllavo-maqedonase posedojnë nga 3-4 copë armë, dhe atë në mënyrë legale, të dhëna nga vetë pushteti sllav, për tu “mbrojtur” nga egërsirat, Indianët, fiset e egra për ti sulmuar shqiptarët, kur do të paraqitet nevoja!
Kjo është luftë e juaj, merruni ju me atë, së bashku me aleatët tuaj shekullor dhe partitë turke, serbe, rome dhe bullgare.
Na lini rehat dhe të qetë ne shqiptarëve këtë herë, na lejoni të jemi vetëm shikues shurdh-memecë të kësaj ndeshjeje që ju e luani mes veti.
Shqiptari kurrë nuk do të jetë përsëri mish për top, shqiptarët kurrë nuk do të jenë mburojë e gjallë , që dikush tjetër ta arrijë qëllimin.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin