Shkruan: Skender Jashari
Me Marrëveshjen e Paqës së Konçulit të 2001, Serbia dhe ish-jugosllavia me akte ligjore kishin miratuar dhe ratifikuar Amnestinë ndaj luftëtarëve të UÇPMB-së! Kështu thuhet në medie, por kjo nuk është e tërë e vërteta!
Luftëtarët Shqipëtarë në Luginë të Preshevës, pas majit të vitit 2001, u harruan, u lanë në mëshirë të armikut! Një pjesë e tyre, ikën në vendet perëndimore, një pjesë mbetën në shtëpitë e tyre, për t’u terrorizuar pastaj nga terrori dhe terrorizmi i Serbisë!
Në rastet kur pushteti kolonialist i Serbisë, mësynte ndonjë shtëpi të luftëtarëve Shqipëtarë( të UÇK-së, UÇPMB-së), zgjidhjen duhet ta bënte individualisht ose me ndihmën e shokëve të ngushtë! Do ishim fatlum, kur arrinim të iknim, për t’u strehu në Republikë të Kosovës! Ata që kishim shëndetin, vullnetin arrinim të shpëtonim!
Por kishte edhe veteran invalid, që shkaku i shëndetit fizik dhe psiqik, të shkaktuar nga lufta, plagët e luftës, nga dhuna-terrori i Serbisë, nuk ishin më në gjendje të bënin zgjidhje individuale, në rast të ballafaqimit me terrorin e shtetit kolonial serb! Po ashtu disa dhjetra raste të tentim-vetëvrasjeve, të veteranëve i kishim në Luginë të Preshevës!
Serbia në vazhdimësi, terrorin dhe terrorizmin e aplikon kundër Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës. Njihen tashmë qindra raste arrestimesh, e qindra të tjera tentim-arrestimesh, vrasje fëmijësh ( Dashnim Hajrullahu etj), vrasje politikanësh, vrasje komandantësh të UÇPMB-së edhe në Republikë të Kosovës( Muhamet Xhemaili), tentim-vrasje dhe sulme kundër veteranëve etj.
Institucionet e Republikës së Kosovës e sidomos ato të shtetit Amë( Republikës së Shqipërisë), do duhej ashpër të reagonin në çdo rast të cënimit të drejtave elementare të Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës, si pjesa më e diskriminuar në Europë! Kjo ende nuk ndodhë!
Pasiqë edhe vetë dhe disa nga familjarët e mi, kemi qenë viktimë e terrorit dhe terrorizmit të Serbisë, më imponohet reagimi edhe për rastet e bashkëluftëtarëve të mi.
Në çdo rast kur në Republikë të Kosovës, arrestohet ndonjë serbë, për vepra penale ordinere; apo kur ka nevojë politike Serbia për të ushtru presion faktorit ndërkombëtar; apo në ekzekutimin e spastrimit etnik të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, Serbia arreston, terrorizon veteran dhe familjarët e tyre në Luginë të Preshevës.
Më 20.10.2017, derisa ishte duke u kthy nga Republika e Kosovës, përmes pikëkalimit të Muçibabës, në ora 23:00, nga policia e Serbisë, ndalohet Musa Latifi, i cili është invalid i Luftës së UÇPMB-së. Ndalet që të pres për disa orë, derisa të vie një “inspektor” nga Vraja. Marrja në pyetje nga “inspektori” zgjati orë të tëra gjatë natës, me pyetje krejtësisht provokative që shkaktonin dhunë të tmerrëshme psiqike! Pas bisedës informative disa orëshe, lirohet pas orës 02:00 të natës. Edhe në këtë rast si në shumicën e rasteve, kur merren në biseda informative, policia e Serbisë, nuk jep asnjë dokument. Bisedat e tilla informative, policia e Serbisë, i bënë: ndalimi nga policia e Serbisë( përfshirë edhe të vetëquajturën polici multietnike) bëhet me arsyetimin gojor, që ka një fletarrest apo fletarrest edhe për vepra penale( kurse pastaj nga “inspektorët” pyetet për gjëra tjera vepra penale politike); duke i mbajtur për orë të tëra që të presin ardhjen e “inspektorëve” nga Vraja, Leskoci, Nishi etj; mbahet në vende me kushte klimatike ( në ftohtë apo nxehtë) që nuk përballohen lehtë, apo qëndrimi në këmbë apo ulur në karrige të papërshtatshme; nuk i lejohet kontaktimi me avokat; marrja në pyetje shoqërohet tërë kohën me dhunë të tmerrshme psiqike, kërcënime, fyerje e disa herë edhe me dhunë fizike; etj.
Asnjë reagim nga asnjë Institucion, as nga Lugina e Preshevës, as nga Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka patur, madje edhe mediet e kanë izolu!
Autori është i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...