Shkruan: Albinot Maloku
Njëmbëdhjetë korriku i 1995-tës, përjetësisht ka mbetur në kujtesën e ballkanasve. Zona e Potoçarit jo larg Srebrenicës është shndërruar në një qytezë varresh. Nën dirigjimin e politikës dhe frymëzimit të kishës serbe, u krye gjenocidi më monstruoz i njohur qysh prej luftës së dytë botërore, ndaj popullatës së pa mbrojtur të Srebrenicës.
Për më keq, boshnjakët u ekzekutuan në të ashtuquajturën “zona e sigurisë” në Bosnje dhe Hercegovinë, para hundës së ndërkombëtarëve. Rreth 8.000 burra, gra, djem e vajza u masakruan për një javë. Për çdo 11 korrik ende vazhdojnë të varrosen mbetje mortore të të ekzekutuarve, trupat e të cilëve vazhdojnë të gjinden edhe 24 vite pas përfundimit të luftës së përgjakshme.
Duke u nisur nga parimet e drejtësisë, humanizmit dhe solidaritetit ndërkombëtar, Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhjetë vjet pas gjenocidit në Srebrenicë kishte miratuar një Rezolutë në kujtim dhe respekt për të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. Ajo iu bashkua një dënim të gjerë ndërkombëtar të politikës gjenocidale që është kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve të luftës.
Shprehja e ndjenjës së solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës është e natyrshme.
Shqetësimi mbi tendencën e vazhdueshme të udhëheqjes në Serbi për mohimin e asaj që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë është ende i pranishëm. Këtë tendencë edhe Kosova po e përjeton. Mohimi dhe justifikimi i politikave të gjenocidit, të ndodhura në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, nga ana e Serbisë, është e duhet të jetë i dënueshëm. Srebrenica dhe srebrenicat e ngjashëm që kanë ndodhur në Ballkan gjithmonë do të kujtohen dhe nuk duhet të harrohen ato.
Herën e fundit në Srebrenicë isha në 2007. Kujtimet e dhimbshme nga ajo vizitë janë të papërshkrueshme. Fatkeqësisht, edhe këtë 11 korrik as unë, as qytetarët e Kosovës nuk mund të jemi në Srebrenicë, kjo nga se Bosnje dhe Hercegovina nuk po na lejon.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...