Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të pavarur, një inteligjencë ushtarake operativisht autonome, dhe Inteligjencë kombëtare, të pa komprometuar, që e ka shtetin dhe institucionet shtetërore mbi autoritetin e liderëve shtetëror, ky akt ekspozimi të vendstozhimit të armatimeve do të cilësohej një veprim me shkallë të lartë rrezikshmërie për sigurinë kombëtare me theks për ushtrinë.
Kur një “punë e veprim i heshtur që duhet të sjellë rezultate të mëdha” i bëhet publicitet për efekte elektorale apo krekosje sociopatike, kjo çon në identifikim sasior të pajisjeve që tregon dobësitë e Forcës.
Fakt është se, me standardet e reja të ushtrive moderne, sekret mbetet vetëm momenti i sulmit, kurse personeli, struktura, organizimi, pajisjet, pajimet e armatimet s’janë më sekret.
Por fakti se kjo strukturë ka kontrata të kualifikuara sekret, a duhet që edhe objekti i kontratës të jetë sekret?!
Kështu që Albin Kurti, me ekspozimin e depove dhe hangarëve ku mbahen pajisjet e sistemet e armatimeve, përbën shkelje të rëndë sigurie. Sepse sekret mund të jetë vetëm vendi ku janë të stokuara pajisjet dhe sistemet e armatimit, sistemet operative, rezervat e luftës dhe dokumentacioni i luftës.
Kjo nxit pyetjen: pse duhet të jetë “fondi për mbrojtje e siguri” sekret, ndërsa vendstokimi i armëve të jetë publik?
Kur ka keqpërdorime, ka edhe vjedhje. Ndaj këtu duhet të veprojë inteligjenca shtetërore, me theks ajo ushtarake, për këto veprime të dyshimta të Kryeministrit./Arbresh.info
Shkruan: Hisen Berisha- deputet i Partisë Demokratike të Kosovës
Dogana e Kosovës: Përmbyllim vitin 2024 me suksese rekorde n...
Hapet Unaza e Madhe në Tiranë, Rama: Do të çlirojë kryeqytet...
Nga 500 euro gjobë dhe konfiskim të patentë shoferit – Gjobi...
Ofertë konkrete për Rey Manajn, 1.3 milionë euro dhe 3 lojta...
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...