Google ADS

Shkarkimi i Bordit të Telekomit të Kosovës

16:54 | 22 Shkurt 2020
A. B.

Vendimi i qeverisë apo thënë më mirë aksionarit për shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës (TiK) është detyrë obligative, ky vendim është plotësisht ligjore, legjitim, i drejtë, kushtetues edhe me peshë kombëtare […Ligji I ndërmarrjeve publike: Neni 19 (19.1; 19.2; 19.3), Neni(et) 23, 30, 31, 32, 33].

Bordi i drejtorëve përfaqëson aksionarin, respektivisht qeverinë, dhe kjo ka obligim ligjore që ta ngris performancën, zhvillojë dhe mbrojë pronën shtetrore. Bordi mbanë përgjegjësi ligjore, në rast se performanca e kompanis bie në vazhdimësi. Bordi ka obligim dhe të drejtë ligjore që të ndërmarr masa ndaj një menagjmenti që nuk tregon performance. Në rast se bordi nuk ka ndërmarr një veprim te tillë, atëherë bordi mban përgjegjësi ligjore sepse nuk ka zbatuar detyrat dhe obligimet e përcaktuara me ligjin për ndërmarrje publike, ligjit për Shoqëritë Tregtare, si dhe duke përfshirë obligimet kontraktuale që kanë me punëdhënesin (aksionarin/Qeverinë në këtë rast).

Përgjegjësia institucionale është zingjirore. Qeveria (aksionari), respektivisht Ministria përkatese (në këtë rast Ministria e Zhvillimit Ekonomik) mban përgjegjesi ligjore nëse nuk ndërmerr masa për mbrojtjen e pasurisë publike. Njëkohesisht, bordi mban përgjegjesi ligjore nëse nuk ndërmerr masa ndaj një menagjmentin që nuk ka performance. Mengjamenti mban përgjegjësi në rast se nuk ndermerr masa ndaj dështimeve nëper departmente, respektivisht njësi punuese…etj Pra, kjo përgjegjesi është zingjirore, duke filluar nga Qeveria…Bordi, Menagjmenti, deri tek nivelet me te ulta menagjeriale…
Cdo qeveri, mban përgjegjësi për mos marrjen e masave ndaj bordeve dhe menagjmenteve në rast se ndërmarrjet publike kanë dështuar apo janë dëmtuar!
Qeveria/aksionari DUHET, të vazhdojë që të shqyrtojë performancen e cdo bordi dhe menagjmenti në TE GJITHA ndermarrjet publike, për te qen edhe më I sakt, qeveria mban përgjegjesi në baza ditore nëse nuk ndërmerr masa urgjente që të përmiresoj përformancen e të gjitha ndermarrjeve publike…siq janë KEK, Trepca, TiK, Posta, Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit..etj.

Këto masa duhet vazhduar edhe më tutje, dhe të shqyrtohet performanca e Rregulatorve (siq janë Zyra e Rregullatorit për Energji, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP)..etj
Ky është momenti i fundit që të shpëtohen nderrmarrjet publike nga falimentimi si dhe institucionet tjera bazë të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Qeveria duhet të ketë kujdes jashtëzakonisht të madh që largimet apo shkarkime me motive politike, rajonale apo interesa grupore të mos kete, sepse në situata të tilla shpesh mund të ndodhe që të ketë ‘hakmarrje personale’ edhe politike individuale edhe grupore apo edhe rajonale, siq thot një fjalë popullore ‘Afër drurit të that djeget edhe i druri i njom’. ‘HAKMARRJE politike’ nuk duhet të kete në asnjë form sepse, edhe hakmarrjet poltike mund të bëhen zingjirore edhe kjo do të qoj në shkatrrimin e institucioneve. Mirëpo shkarkimet në bazë të analizave të suksesit, performances dhe interesit nacional, qeveria duhet përgëzuar për këto veprime profesinale dhe obligative, si dhe duhet inkurajuar që pa hezitim të vazhdojë shqyrtimin e përformances në të gjitha ndërrmarrjet dhe institucionet publike…Duhet te merr fund një herë e përgjithmonë instalimi i ‘analfabetëve’ dhe psudomenagjerve në institucione vitale shtetrore. Vetëm kështu zhvillohet dhe mbrohet shteti për te cilin kemi japur shumë me gjenerata të tëra. /arbresh.info/

Të ngjashme