Bazuar që nga vitet 80-ta deri me 19 shtator të 1999 në Kosovë është vepruar mbi konceptin funksional “Kolona” si në fushën politike, paraushtarake dhe ushtarake të asaj kohe e cila edhe rezultoi me çlirimin e Kosovës nga hegjomonizmi sllavo serb.
Por duke analizuar retrospektiven e ngjarjeve të cilën e kanë karakterizuar Kosovën që nga shtatori i 1999 koncepti funksional “Kolona” kishte filluar që të modifikohet dhe shëndrohet në sistemin paralel Kolone/Rrjesht duke u rreshitur dita ditës më shumë në sistemin tradicional “Bajraktar” para viteve 80-ta në çdo formë të veprimit politik e cila është duke u riaktualizuar në vitin “historik 2020”.
Kosova para vetës kishte ngjarje të cilat u orkestruan nga strukturat të dyshimta të nënhijes të cilët kishin vepruar për të krijuar eskalimin e ngjarjeve të marsit 2004 ( nën kryeadministratorin Harri Holkeri UNMIK) ku pas asaj pasoje edhe reagimi në Këshill të Sigurisë pranë OKB-së të cilën e përdori më së shumti Serbia përmes Rusisë për të fituar kohë dhe ripozicionim të mir nga e cila dolën disa raporte siç janë :
Pra nga lidershipi i “Kolones” kalojë Kosova në sistemin e lidershipit “Rrjesht” dhe aty sipas mendimit tim në Kosovë fillojë të ndahet shoqëria në aspektin horizontal dhe vertikal ku si pasojë kemi nga 2008 e tutje gjendja e funksionimit “Rrjeshtit” dhe e cila po na përcjell edhe në këtë kohe pandemie si dhe në vitin historik që nga viti i shpalljes se pavarësisë se Kosovës që është 2020.
Kosova në forcimin e kapaciteteve shtetërore duhet të rifillojë të përdor sistemin “Kolone” ku shtrirja dhe funkisonaliteti do të ishte efikas në çdo fushë shoqërore të vendit me theks të veçantë atë të sigurisë dhe politikës. Frika e madhe me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës është që lidershipi “Rrjesht” do futë në sistemin e ti modelin “Bajraktar” at’herë mund të themi që shtetësia e Kosovës është e rrezikuar në mënyrë të drejtëpërdrejt nga ky mix model i sistemit politiko shoqëror Bolshevik .
Me respekt
Drizan Shala
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...