Google ADS

Sa është i vërtetë kërcënimi i Seulit për vrasjen e Kim Jong-un?

14:29 | 15 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Shkruan: John Nilsson-Wright 

Sipas raporteve të fundit, thuhet se Koreja Jugore ka miratuar një plan të krijuar për njësitë e forcave speciale që të vrasë liderin e vendit komunist, Kim Jong-un. Kjo ngjan që sinjalizon një ndryshim dramatik në politikën e jashtme të Jugut, që nga marrja e postit të Presidentit Moon Jae-in.

Pse një politikan progresiv i që u zgjodh në maj, para pak muajve në Berlin foli me besim për krijimin e një ‘regjimi të përhershëm të paqes’ në gadishull, papritmas zhvendoset nga kjo ide dhe përqafon ndryshimet agresive të regjimit?

Udhëheqësit e Seulit janë të tmerruar nga dështimi i dukshëm i pengesës ushtarake dhe paaftësia e Donald Trump, i cili përmes retorikës ka nxitur Phenianin që fillojë një fushatë agresive të modernizimit ushtarak.

_97263614_038356031reu

Koreja Veriore ka kryer edhe testin e shtatë bërthamor, duke alarmuar Japoninë dhe Korenë Jugore.

Nëse Veriu në mënyrë të qartë vendos të mos heq dorë nga lasnimi i raketave balistike me rreze të gjata, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë, me gjysmë zemre, veprimin ushtarak në gadishullin Korean.

Por, vetëm duke e frikësuar Kim Jong-un , duke e bërë të besojë që jeta e tij është në rrezik, Seuli shpreson që të shmang një rrezik më të madh duke e bindur Veriun që të ndalojë testeti e tij bërthamore.

Por, sa është i besueshëm ky kërcënim?

Në të kaluarën, liderët e veriut i kanë marrë seriozisht kërcënimet.

Në mars të vitit 1993, në një kohë tensionesh mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore, Kim Jong-il, kaloi  gati një muaj duke u fshehur në një bunker.

Frika e shtyu atë të fshihej, por nuk e pengoi Veriun që të vazhdonte të reagonte në mënyrë të paligjshme, duke shkelut normat ndërkombëtare dhe duke shfuqizuar marrëveshjet e kaluara.

Veriu gjithashtu ka një histori të gjatë adaptimi përballë frikës së perëndimorëve. Frika nga sulmet e mundshme në shënjestër ka inkurajuar një udhëheqje paranojake të Koresë së Veriut, të dyja të kaluara dhe të pranishme, për të përdorur automjete mashtruese dhe paraqitje publike të kufizuara për të minimizuar rrezikun e kapjes së një sulmi të papritur.

_97795702_mediaitem96807378

Vetëm disa muaj më parë, Koreja Veriore akuzoi SHBA-të për nxitjen e një komploti të koordinuar nga CIA, ku pretendohej se qytetarët e Koresë Veriore janë joshur për të kryer një sulm biokimik ndaj Kim Jong-un.

Është e pamundur të pohosh këto pretendime të Koresë së Veriut, të cilat mund të jenë thjesht një propagandë e krijuar për të shmangur vëmendjen larg nga komplotet e vetë vrasjeve të Veriut, sidomos vrasja dramatike e Kim Jong-nam, vëllait më të madh të Kim Jong-un, i cili u vra në Malajzi nga operativët e Koresë Veriore.

Ja pse Jugu duhet të bëjë kujdes të madh

Përpjekja për të vrarë Kim Jong-un mund të provokojë një hakmarrje nga veriu, në formën e veprimeve të kufizuara ushtarake, të cilat më pas mund të përshkallëzohen me shpejtësi deri në një shkëmbim bërthamor.

Kërcënimi i drejtpërdrejtë i Kim Jong-un nga ana e Seulit, besohet se mund të ketë ndikim të dëmtimit të mbështetjes së regjimit mes elitave politike në Phenian, të cilët mund të binden për të filluar një grusht shtet kundër liderit brutal. Megjithatë, ky skenar është shumë i vështirë për t’u realizuar.

Sa më shumë qe elitarët në Korenë Veriore ‘ngrejnë kokën’ kundër Kim Jong-un, ata vihen në shënjestër nga kërcënimi për sigurinë e grupeve radikale brenda shoqërisë së tyre.

_97795846_gettyimages-644016868

Asnjë opsion i mirë

Administrate e Moon mund të shpresojë se mund të shmangë kërkesat gjithnjë e më të zëshme konservatore të Koresë së Jugut për vendin që të fitojë aftësitë e veta indigjene bërthamore për të kompensuar kërcënimin në rritje të Koresë së Veriut. Pavarësisht vërejtjeve të fundit pozitive nga ana e ministrit të Mbrojtjes të Koresë së Jugut për mbështetjen e rikthimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike në Jug, qeveria mbetet kundër nja hapi të tillë, sepse frikësohet se kjo do të nxisë një garë të dëmshme dhe destabilizuese të armëve në rajon dhe përshkallëzim të situatës me Veriun.

_97795706_gettyimages-842077180

Presidenti Moon kërkon të rishqyrtojë mundësinë e dialogut me Veriun, duke rikonfirmuar në këtë proces qasjen konstruktive dhe të përqëndruar në diplomacinë e ish presidentëve Kim Dae-jung dhe Roh Moo-hyun. Për ta bërë këtë, ai ka nevojë për fushatën e vonuar të modernizimit ushtarak të Veriut dhe tendencën e lidhur me Uashingtonin për të parë mundësitë e saj politike gjithnjë e më të kufizuara, deri në atë pikë ku përdorimi i forcën do të bëhet më pak i favorshëm mes një numri të dukshëm opsionesh.

Në një mjedis që s’ka zgjidhje të mira politike, kërcënimi për vrasjen e Kim Jong-un mund të jetë një kartë e sukseshme për ta vënë në lojë, por që gjithnjë e më shumë kthehet në një lojë të rrezikshme pokeri.

Burimi: BBC
Përkthimi: arbresh.info

Të ngjashme