Nga: Islam Lauka
“Rilindja” e Edi Ramës po i rikthen Shqipërisë vitin e mbrapshtë 1913, kur, në emër të gjashtë Fuqive të Mëdha të kohës, për fatet e shqiptarëve vendoste Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Pas 104 vjetësh shtet i pavarur, në kuadrin e Reformës në Drejtësi, Shqipërisë i ofrohet një Komision Ndërkombëtar Monitorimi, i cili, sipas propozimit të Qeverisë, duhet të sanksionohet edhe në Kushtetutë.
Që Reforma në Drejtësi është e domosdoshme, nuk ka asnjë dyshim. Që duhen goditur fort të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, edhe për këtë janë të gjithë dakord. Por, pyetja që shtrohet është kjo: a nuk qenkemi në gjendje ne shqiptarët ta bëjmë këtë reformë? Unë mendoj se po.
Po përse i duhet Ramës Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit?
Dy janë arsyet kryesore: Së pari, për opinion të brendshëm, për të “vërtetuar” se ai gëzon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Së dyti, për të dëshmuar “luajalizmin” – në të vërtetë, servilizmin patologjik të tij ndaj ndërkombëtarëve, tipar ky jo vetëm i kryeministrit aktual, por i klasës sonë politike në përgjithësi. Pa pikën e ndjenjës së përgjegjësisë ndaj qytetarëve, politikanët tanë mendojnë se shqiptarët nuk mund ta bëjnë vendin e tyre, prandaj ftojnë ekspertë, gjykatës, prokurorë, komisione, deri edhe ushtri ndërkombëtare për ta (zh)bërë Shqipërinë.
Atyre duhet t’u skuqet faqja, nëse e njohin sadopak turpin, kur të lexojnë qëndrimin e Komisionit të Venecias të cilit i janë drejtuar për ndihmë, pikërisht për Reformën në Drejtësi. Sipas këtij Komisioni, ngritja e organizmit të lartpërmendur (Komisionit Ndërkombëtar të Monitorimit) është shumë e pazakonshme. Dhe, më tej, një Kushtetutë kombëtare nuk mund të përfshijë në sistemin e kontrollit dhe balancave një figurë apo organizëm që emërohet nga jashtë dhe që nuk jep llogari përpara organeve të zgjedhura në mënyrë demokratike, brenda vendit.
Pas Sovranitetit Shtetëror, pushtetarët tanë duket se janë të gatshëm të shesin edhe dinjitetin e tyre. Nëse ende u ka mbetur gjë prej tij.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...