Google ADS

Reciprociteti me Serbinë është në marrëveshjet e Brukselit

12:53 | 2 Mars 2020
arbresh.info

Duke qenë se Qeveria e re ende nuk gjeti kohë per ti studjuar Marrëveshjet e Brukselit, unë si Kryenegociatore dhe ekipi im, po ua kutojmë se RECIPROCITETI ME SERBINË ËSHTË NË MARRËVESHJET E BRUKSELIT. Reciprociteti është arritur në fushat e lëvizjes së lirë dhe tregtisë së lirë, e jo vetëm për certifikatën EUR1, sic thotë Qeveria. Marrëveshjet e Brukselit kanë mundësuar njohjen reciproke të dokumenteve shteterore mes Kosovës, që do të thotë se në këto fusha Serbia ka njohur shtetin e Kosovës.

  1. Serbia i njeh vulat doganore të Kosovës dhe gjithë dokumentacionin përcjellës
  2. Serbia njeh pasaportën e Republikës së Kosovës, sa herë që qytetarët tanë fluturojnë përmes aeroporteve të tyre apo kalojnë nga Serbia në vendet e BE-së.
  3. Serbia nje Certifikatat e lindjes së Republikës së Kosovës
  4. Serbia njeh patentë shoferët
  5. Serbia njeh Certifikatat fito-sanitare
  6. Serbia njeh Policat e sigurimeve të automjeteve
  7. Serbia nje Certifikatat ADR (transporti i mallrave të rrezikshme),
  8. Serbia njeh Certifikatat e produkteve medicinale, etj.
  9. Hapja e përfaqësive diplomatike në dyja shtetet
  10. Edhe reciprociteti për targat e automjeteve eshte arritë në 2016, vetëm duhet të zbatohet (për këtë çështje vonesat janë bërë nga Kosova)

Të gjitha këto janë të arriturat e Dialogut të Bruksel të filluar ne vitin 2011 deri në 2017, me ndermjetesimin e BE dhe te SHBA-ve.

Ekipi negociator i udhëhequr nga unë është përbërë nga këshilltarë politikë dhe ekspertë të këtyre fushave të deleguar nga Ministritë përkatëse. Ka qenë kënaqësi të punoj me këtë ekip prej me shumë se 150 zyrtarëve të devotshëm dhe patriotë për shtetin.

Dialogu i Brukselit u ndërpre në vitin 2018, për shkak të lojërave të rrezikshme për kufijtë. Po ua them, derisa kam qenë unë udhëheqëse e dialogut, Serbia nuk ka guxuar ta hap gojën për këto tema, as për kufijë e as për shkëmbim territoresh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme