Periodikisht, në jetën e përditshme personale por edhe në atë kolektive, do të ishte e nevojshme të vazhdohej me pastrimin e shëndetit mendor. Kjo sigurisht që do të duhej të ishte një recetë e vetë shkruar dhe jo një këshillë nga mjeku apo nga dikush tjetër. Grekët e lashtë kishin terme të ndryshme për këtë gjë, e mbase edhe e praktikonin.
Në këtë epokë mahnitëse nga mbeturinat e informacioneve dhe (pseudo) analizat, fjalët e lirshme, përdorimi i pahijshëm dhe aspak rigoroz i koncepteve dhe termave, duhet të ndalet në mënyrë të menjëhershme dhe mos t’u ipet fare hapësirë në shoqërinë tonë. Kjo dukuri është tejet e shprehur tek ne ku manipulimi dhe manipulatorët qëllimin parësor e kanë përdorimin e rritjes së fuqisë së këtij trendi manipulativ me opinionin e gjerë.
Sovraniteti nacional
Në fillim të viteve 2000 u godita nga një bisedë e shkurtër, por njëkohësisht mahnitëse me një pedagog italian, profesor universitar. Me fjalë të sakta, më është drejtuar duke më shpjeguar që sovraniteti ynë kombëtar (italian) me pjesëmarrje demokratike për të mbajtur shkolla dhe universitete falas u zhvlerësua nga dispozitat neoliberale dhe mbikombëtare të Bashkimit Evropian. Lufta jonë për të mbrojtur arsimin publik falas ishte dhe mbetet e kërcënuar.
Atëherë, dallimi i parë: Sovraniteti i atyre që nuk duan të manipulohen, ambalazhohen, “ndreqen” etj., nga fuqitë e paraqitura si mbikombëtare (BE, globalizmi, tregjet etj.) dhe kjo më së paku është sovranitet.
Dallimi i dytë: shteti-komb një hap i domosdoshëm në historinë e njerëzimit. Këtë sigurisht që e bënë vendet që dikur (ndoshta edhe sot) vepruan me vullnetin e tyre për pushtet, me kolonializëm, imperializëm, racizëm etj. Popujt e periferive të botës kanë pasur vështirësi në arritjen e unitetit kombëtar mbi baza imperialiste. Shumë mbyllje identitare e kulturore në këto zona të botës shpesh kanë qenë reagime ndaj homogjenizmit – homologimit të kërkuar nga fuqitë botërore, sot nën specien e globalizmit nën kujdesin e neoliberalizmit.
Populizmi është i vjetër sa vet bota
Transferimi karizmatik i një shefi apo i një lideri, i shtyrë shpesh nga prerogativa personale e dëshirës për ndryshim, shpresë, projekt përparimtar, nga njëra anë, por edhe nga dëshira për pushtet, duke mos i përjashtuar këtu vetitë e këqija impulsive si: racizmi, përjashtimi arbitrar, impulsiviteti etj., të kthen sërisht në të njëjtin rrugëtim historik dhe antropologjik.
Të njëjtin populizëm e gjejmë sot në Evropë, nën maskim, në prani të një degjenerimi, të një rënie vertikale të politikës si një nocion fisnik i mendimit dhe veprimit njerëzor. Nën tutelën e kinse një Bashkimi, shtresa të mëdha popullore, copa të mëdha të asaj që dikur i quanim “klasa të mesme refleksive” etj., sot ata janë të privuar nga kultura, humbur, çorientuar. Edhe më shumë në kontekstin e sotëm të “narcizmit” të shfrenuar të mediave sociale, të manipulimit të shfrenuar okult të këtyre mjeteve, në realitet subjekte të reja dhe “tolerante”, të folura, të shtypura e të publikuara. Sicilianët kanë një shprehje të mirë për këtë: “siamo andati a fottere e siamo rimasti fottuti”, pasi që shqip tingëllon jo mirë po e lë në origjinale, dhe kushdo mund t’a përkthej.
Kush bëhet udhëheqës sot?
Personalitete me shqetësime psikike, të nxitur nga narcizmi i ekzagjeruar, na imponohen sot lehtësisht si udhëheqës, si lider. Shih sot, jo vetëm tek ne, por mbi 90% në mbarë rruzullin tokësor udhëheqësit dallohen për këto tipare që i ceka sipër. Kjo nuk është fare rastësi, kjo bëhet në mënyrë pragmatike për të anuluar dhe përmbysur elitat. Pra nëse do të jesh lider i së ardhmes duke ndjekur “kapitalizmin” global dhe “neoliberal” duhet domosdoshmërisht t’i kesh vetitë e këtyre personazheve që ilustrova në këta pak rreshta të këtij paragrafi. Personalizimi i ekzagjeruar i politikës, favorizon me objektivitet këtë dinamikë të keqe.
E çka të them për fund…! T’a ripërsëris edhe një herë thënien siciliane! Mbase po : “siamo andati a fottere e siamo rimasti fottuti”…
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...