Qeveritarët duhet ta dinë, si ata që janë në detyrë, e ndoshta më shumë se ata, ata që i mbajnë frenat e qeveritarëve, se jemi në pandemi. Me (pa)përgjegjësinë që kanë udhëhequr deri tani nuk mund të ecet tutje.
Pandemia kërkon një logjikë e përgjegjësi tjetër për qeverisje. Kjo përgjegjësi e re kërkon që të hiqet dorë nga çdo autostradë e asfaltit që kërkon shpronësime enorme. Madje nuk duhet në ketë situatë as të mendohet për ndonjë zgjerim të ri të rrugëve magjistrale. Shteti e kombi duhet pasur për prioritet autostradë e pista të tjera si ajo e arsimit e të edukimit, e cila kërkon përkushtim e mendje të kthjellëta e të zgjuara, për të parë se nga e si duhet të ecim përpara.
Me logjikën e atyre që frekuentojnë vetëm sallat e fitnesit apo Alpet Shqiptare, vendi nuk ecën si duhet drejt ardhmërisë. Pastaj, të mos harrohen autostrada e pista kategorish sociale dhe prioritetesh të tjera që nuk janë pak dhe duhet përkrahja imediate e institucioneve të shtetit. Të qeverisurit kërkon përkujdesjen për çdo qytetar të vendit. Është e domosdoshme që të mirëmbahet edhe autostrada e bizneseve ekzistuese, edhe pse edhe aty e kanë hisen e tyre shumë kryeqeveritarë të sotshëm e të djeshëm. Pista herë-herë edhe të dyshimta e që duhen ndriçuar!
Ju që e keni provuar të qeverisurit deri dje, në situatën e re duhet të mendoni edhe për interesin e shtetit e të kombit, e jo për interesat tuaja se, ç’është e vërteta, e keni tepruar! Çka është tepër, tepër është! Vota jepet për qeverisje të mirë e jo për keqqeverije.
Secili që është në politikë duhet ta dijë se edhe pa pandeminë, një logjikë e re e shkëputur nga qeverisjet e deritashme duhet që t’i merr frerët e të qeverisurit! Duhet ta dinë të gjithë ata që e kanë krijuar këtë gjendje, këtë keqqeverisje, se vetë ata zor se mund ta bëjnë ndryshimin!
E ndryshimi i parë i madh duhet të fillojë në të gjitha partitë politike që synojnë Qeverinë. Pasi të gjitha e kanë kontributin e vet në këtë “kulturë” e armiqësi politike! E Republika e jonë po vendnumëron në shumë sfera të jetës. Vendit i duhet arsimi, edukimi e zhvillimi, për të ndodhur kjo, vendit i duhet qeverisja e mirë dhe qeverisje të mirë nuk ka pa njerëz të dijshëm, pa njerëz që dinë e donë te qeverisin me përgjegjësi!
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...