Qeveria e fjalëve të mëdha e punëve të vogla!
Pas mbledhjes së kryesisë theksova se për grupin parlamentar të AAK-së brenga kryesore është mosreflektimi i Qeverisë në temat që lidhen me mirëqenien e qytetarëve: me ekonominë dhe varfërinë të cilat janë problemi kryesor.
Përderisa nocioni luftë ekonomike është duke u trajtuar gjithandej botës, në Kosovë, Qeveria e cila e ka shumicën absolute, e trajton problemin ekonomik dhe aspektin e varfërisë me prioritetin zero. Ka një mosreflektim total dhe ka një sjellje të zakonshme në një situatë shumë të jashtëzakonshme.
Janë dy kërkesa tona:
• E para, ngritja e pagës minimale duhet të kalojë nga diskutimet në tryeza dhe punëtori, në vendim të Qeverisë. Kërkesa jonë ka qenë që paga minimale të jetë 400 euro. Në qoftë se një punëtor e ka pasur pagën 270 euro, sot vlera e saj është 170 euro, për shkak të inflacionit të madh.
• E dyta, ka të bëjë me legjislacionin që e rregullon këtë çështje, në veçanti për Ligjin e Pagave. Në qoftë se nuk kanë mundësi dhe instrument për subvencionim, atëherë kanë mundësi të marrin vendime.
Ndërkaq, sa i përket çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional, theksova se nuk jemi kundër vendimeve të tilla që lehtësojnë jetën e qytetarëve, por se gjendja ekonomike në vend nuk mbahet mend që ka qenë ndonjëherë më e vështirë dhe më e keqe. E, kjo vjen për shkak të situatës së konfliktit global (Rusi-Ukrainë), mirëpo edhe për shkak të mosveprimit të Qeverisë së Kosovës.
Pra, kërkesa jonë është e thjeshtë: me një vendim ta rrisin pagën minimale me 400 euro dhe ta sjellin Ligjin e Pagave për miratim në Kuvend. Këto dy masa automatikisht e lehtësojnë jetën e qytetarit dhe pastaj të marrin veprime tjera siç është tërheqja e mjeteve nga Trusti.
Vlerësimi jonë për një vit qeverisje është: fjalë të bukura, shumë zhurmë e punë aspak! /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...