Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të qeverisë serbe kundër Kosovës, të cilat tingëllonin si kërcënime lufte, duhet të theksojmë se këto janë veprime të dëshpëruara të një lidershipi të deshtuar të marr rrolin e mbrojtësit të “botës serbe” dhe një shteti që synon destabilizimin e rajonit.
Në këtë situatë, është esenciale që qeveria e Kosovës të mbajë qëndrime të palëkundura dhe të vazhdojë me vendimet që kanë për synim shtrirjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare Serbi-Kosovë dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Mbyllja e institucioneve paralele dhe kthimi i normalitetit në komunat e veriut është një hap jetik drejt zbatimit të rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit tonë. Arsimi, shëndetësia, ndërmarrjet publike, dhe institucionet e sigurisë duhet të funksionojnë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë.
Po ashtu, dorëzimi i kriminelëve të akuzuar dhe përballja e tyre me drejtësinë është e domosdoshme për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme. Nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave kushtetuese të shtetit tonë.
Për të arritur këto synime, kërkohet një mbështetje e fortë nga bashkësia ndërkombëtare. Është thelbësore që të koordinohemi me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare të mandatuar nga KS/OKB në Kosovë dhe të sigurohet përkrahja e vendeve të QUINT, të cilët kanë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe forcimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Deklaratat dhe kërkesat e Serbisë, siç është kërkesa për zgjedhje të reja lokale dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës, janë vetëm përpjekje për të destabilizuar dhe për të krijuar një klimë tensioni. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe të dënojë qartë veprimet agresive të Serbisë. Këto veprime nuk përputhen me frymën e dialogut dhe paqes, dhe janë pengesë për stabilitetin në rajon.
Është koha që Kosova të vazhdojë me reformat dhe të forcojë institucionet e saj, duke ruajtur qetësinë dhe duke u përqendruar në përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe aspiratave për integrime euroatlantike.
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i PDK-së
“Dialogu me Serbinë ishte i pabalancuar dhe i padrejtë për K...
Rusia lëshon një raketë balistike ndërkontinentale në Ukra...
Ukraina thotë se Rusia ka lëshuar një raketë balistike ndërk...
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...
Era e fortë dëmton çatinë e spitalit në Pukë dhe disa pallat...