Të dielën, delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, organi koordinues për zbatimin e ligjit në nga 192 vende u takuan në Duba për sesionin e tyre të 87-të vjetor.
Pika më e rëndësishme e rendit të ditës do të shqyrtohet në ditën e fundit, të mërkurën.
Delegatët do të zgjedhin presidentin e ri të organizatës për të zëvendësuar Meng Hongwei, i cili u zhduk në Kinë në tetor. (Autoritetet kineze më vonë njoftuan se Meng ishte arrestuar për “akuza korrupsioni” dhe ka dërguar atë që supozohet se ishte letra e tij e dorëheqjes në selinë e agjencisë në Lyon, Francë.)
Kandidati kryesor për t’u bërë presidenti i ardhshëm i INTERPOL-it është Alexander Prokopchuk, një gjeneral i policisë në Ministrinë e Brendshme të Rusisë, i cili për shtatë vitet e fundit ka drejtuar zyrën ruse të INTERPOL-it.
Kandidatura e Prokopçuk mbeti e mbyllur deri në momentin e fundit dhe kjo ndodhi me sa duket, derisa Kremlini ishte i bindur se i ka siguruar votat e mjaftueshme.
Qeveria e Britanisë ka përcaktuar që fitorja e Prokopchuk është e sigurt deri në masën saqë “nuk ka asnjë mundësi që të përpiqet për ta ndaluar atë”.
Një grup britanik i të drejtave të njeriut, “Gjykimet e drejta”, i shkroi sekretariatit të INTERPOL-it duke protestuar fuqishëm për emërimin e tij duke vënë në dukje se “nuk është e përshtatshme për një vend që ka një regjistër të shkeljeve të rregullave të INTERPOL-it (për shembull, duke kërkuar shpesh përdorimin e sistemeve të tij për të shpërndarë lajme të ndikuara politikisht) t’i jepet një rol udhëheqës në një institucion kryesor”.
Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
“Alarmet e motivuara politikisht” kanë qenë një taktikë e preferuar e Kremlinit, e përdorur për të legjitimuar ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë dhe për t’ua bërë jetën më të vështirë duke ia kufizuar lëvizjet e tyre.
Edhe pse kushtetuta e INTERPOL-it e ndalon “çdo ndërhyrje ose aktivitete me karakter politik, ushtarak, fetar apo racor”, organizata me kënaqësi pranoi kërkesat e Moskës për të lëshuar “njoftime të kuqe” – në fakt, arrestime ndërkombëtare – kundër kundërshtarëve të shquar të Kremlinit.
Në këto arrestime kishte shumë njerëz kundërshtarë të Kremlinit, ndërsa objektivat më të fundit të “njoftimeve të kuqe” të lëshuara nga Kremlini ishte Bill Browder, një financier i lindur në Shtetet e Bashkuara, i cili ka udhëhequr fushatën ndërkombëtare për sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe abuzuesit e të drejtave të njeriut në qeverinë ruse.
I dënuar në mungesë në një afat burgimi në Rusi, Browder u arrestua së fundmi në Spanjë me një urdhër të INTERPO-it në maj të këtij viti. (Ai u lirua shpejt.) Ai nuk mund të vizitojë disa vende për shkak të rreziqeve të vazhdueshme ligjore.
Me një gjeneral të policisë në krye, të emëruar nga Putini, Kremlini nuk do të kishte më nevojë të abuzonte me INTERPOL-in për të ndjekur qëllimet e tij ai do të ishte në gjendje ta vendoste organizatën në shërbim të saj.
Por keqpërdorimi i sistemit të “njoftimit të kuq” do të ishte më e pakta nëse Prokopçuk do të vihet në presidencë.
Qëllimi kryesor i organizatës është shkëmbimi i informacionit dhe ndihma e ndërsjellë midis forcave policore kombëtare.
Mund të imagjinoni se çfarë mund të bëjë Kremlini duke pasur qasje në bazat e të dhënave të ndjeshme në mbarë botën.
Ndryshe nga organizatat e tjera ndërkombëtare, INTERPOL nuk i mban ish-presidentët e saj në faqen e saj zyrtare. Ka arsye të mirë për këtë.
Ndërmjet viteve 1940 dhe 1945, organizata – e cila kishte emrin “Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale “, u udhëhoq vazhdimisht nga tre kriminelë të luftës naziste: SS Reinhard Heydrich, arkitekti kryesor i Holokaustit, Gjenerali i Përgjithshëm, Arthur Nebe, i cili, si kreu i Einsatzgruppe B ishte përgjegjës për vrasjen e dhjetëra mijëra hebrenjve në Poloni dhe Bjellorusi dhe gjeneral-nënkoloneli Ernst Kaltenbrunner, themelues i kampit të përqendrimit në Mauthausen dhe një nga nxitësit kryesorë të Holokaustit, i cili u var në Nuremberg për krime kundër njerëzimit.
Është një faqe në historinë e saj, të cilën Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale do të donte ta harronte.
Një ditë, INTERPOL-i pa dyshim do të harrojë gjithashtu faqen që do të hapet të mërkurën.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...