Google ADS

“Pushtimi i Kurskut, ndër 3 poshtërimet e mëdha të Putinit në Ukrainë”!

14:10 | 19 Gusht 2024
L G

Në kapacitetin e Ekspertit në fushën e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë dinamikën e 900 ditë/netë luftime të përgjakshme në fushëbetejën për/me Ukrainën: “10-ra konferenca të Këshillit të Atlantikut, IInstitutit të Luftës dhe panele të Ekpertëve/kolëgeve elitare të sigurisë në USA; Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Londër, Kolegjin e NATO-s Romë; si dhe 3 Samitet e fundit, reciprokisht Madrid-2022, Vilnus-2023, Washington 2024, etj”!

Përfitoj nga ky rast, të sjell në vëmendjen publike se në dhjetëra vlerësime strategjike (publikuara brenda dhe jashtë vendit), në mënyrë kontante në 2.5 vjet çmuar/optimist-izuar se: “herët ose vonë, Rusia-Putiniste do ta humbas me turp luftën për gjunjëzimin ose pushtimin e Ukrainës martire si dhe përmballjen me vlerat perëndimor dhe fuqinë e pamposhtur ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/UK/BE)”!

Dhe fatmirësisht ja ku jemi. Mbas 2 vjet gjysmë përballje stoike, në 6 korrik 2024 ushtria Ukrainase ka ndërmarrë një sulm ushtarak (në 42 km front) të paparashikuar në asnjë nga skenaret edhe më optimistë (përfshi autorin), pra: “një sulm ushtarak i organizuar në befasi të plotë strategjike duke arritur të pushtojë rajonin e Kursk-ut (afërsisht sa sipërfaqja e qytetit të Nju Jorkut ose e qarkut të Tiranës), teritor brënda Rusisë që ka shërbyer si nyje me peshë kritike për mbështetjen e makinerisë kriminale të luftës në Ukrainë”.

Mbetet ende herët, për të peshuar rëndësinë e plotë të ndërhyrjes ushtarake të Ukrainës në rajonin e Kurskut, e cila gjithësesi shënon herën e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që trupat e huaja kanë pushtuar territor rus. Por, konsideruar edhe reagimin fillestar të Putinit dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët po vijojnë të sforcohen për të minimizuar peshën e ofensivës së suksesshme të FA të Ukrainës në Kursk, duke e cilësuar atë si: “një sulm terrorist dhe një provokim të armatosur ndaj sovranitetit të Rusisë”, pothuaj të gjithë strategjistët e pranojnë se pesha gjeostrategjike, tejkalon shumë përtej rëndësisë ushtarake.

Prandaj më duhet po ashtu ta nënvizoj fortë, atë çka është konfirmuar edhe nga Kievi Zyrtar, se: “Ukraina nuk ka patur kurrë dhe nuk ka kurrësesi qëllim në vetëvete pushtimin e Kurskut dhe as një meter² të territorit të Rusisë, por mbetet në të drejtën e doktrinës së mbrojtjes sovrane që të shkatërrojë (me çdo mjet) si dhe të marrë nën kontroll një nga nyjet nervagjike të infrastrukturës për mbështjen ushtarake dhe llogjistike të armikut (Rusisë – Putiniste) kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës”.

Gjithësesi, në vijim, po paraqes një përmbledhje strategjike: “pse Pushtimi i Kurskut, përbën një ndër tre turpërimet, ose 3 poshtërimet e mëdha që Rusia-Putiniste ka pësuar nga 24 Shkurti 2022 –Gusht 2024”:

Poshtërimi i parë (Shkurt-Shtator 2022):

Dështimi i sulmit të forcave ruse, ose makinerisë Putiniste u shënua që në nisjen e luftës për pushtimin e Ukrainës. Tërheqja e turpshme e forcave ruse nga rrethinst e kryeqytetit Kiev, në mars 2022, ose në më pak se një muaj pas fillimi të onfensivës neonaziste, u pasua me humbje të tjera ushtarake për Kremlinin, duke përfshirë fundosjen e “nëndetëses Moskva”, ose krenaria e flamurit të Flotës Ruse në Detit të Zi në 14 prill 2022! Nuk mund të kishte turpërim më të madh për Rusinë sesa humbja e nëndetëses me peshë gjeortrategjike në luftën ndaj një vendi me marinë, ose forca detare të limituara/modeste!

Po në shtator dhe tetor 2022, Ukraina nisi kundëronfensivën për të rimarrë inisjativën strategjike të luftës, duke çliruar pjesë të territorit të pushtuar nga Rusia, si rajonet Kharkiv dhe Kherson, të vetëshpallura nga Putini me “referendume nën bajobeta si pjesë jetike e sovranitetit të memës Rusi”.

Për më tëpër, rezultati i poshtërimit të parë të madh ishte, edhe izolimi dhe siskretitimi i Putinit në arenën ndërkombëtare. Kështu kur Rusia nisi luftën për pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt 2022, vetëm Kim-Jongu dhe 4 shtete terroriste e mbështetën ndërsa shumica e analistëve besonin se lufta do të përfundonte brenda pak javësh ose maksimumi në 9 Maj “fitorja e madhe do celebrohej me lule, kënge dhe valle në Kiev”. Por nga fundi i vitit 2022 (edhe sot), makineria e luftës ruse “po zvarritej/t e përgjakur dhe rraskapitur”, duke pushtuar më pak se 19 % të territorit Ukrainas”. E thënë ndryshe, Rusia nuk dukej/t më e pathyeshme, ndërsa Putini dukej/t edhe me i vockël/shkurtër se sa është në realitet.
Përtej izolimit stalinist, prapagandës neo-bollshevike dhe mëndjeve të ndryshkura jo vetëm në Mosk dhe Beograd, performanca e fuqisë ushtarake Ruse që në fundin e vitit 2022 e dobësoi ndjeshëm Putinin.

Ndërsa shumë të zhgënjyer mbetën edhe kleptokratët e Ukrainës, të cilët ëndërronin të ktheheshin në status quo-në e paraluftës. Me flalë të tjera, Ukraina e ndali me sukses pushtimin e vendit, ndërsa Kremlini vazhdoi të izolonte dhe varfëronte vendin, çka shtroi transhenë për poshtërimin e madh të radhës edhe të mbi-Pushtetit të Putinit.
Poshtërimi i dytë (Qershor-Gusht 2023):

Poshtërimi i dytë i madh i Rusise – Putiniste nuk erdhi vetem nga rezistenca stoike e Ukrainës dhe mbështetja e pakushtëzuar e Perëndimit, por edhe nga brenda makinerisë kriminale të Kremlinit. Rebelimi në qershor 2023 i Prigozhit dhe ushtrisë së mercenarëve rreth tij (Grupi Wagner), ekspozoi çarje të thella në elitën politike dhe kohezionit të kombit rus rreth luftës; demostroi kalbëzimin e moralit të ushtrisë si dhe brënda zinxhirit të komandimit të Forcave të Armatosura Ruse.

Fakti që Prigozhin, një mik i ngusht i Putinit që nga 1990, do të niste një rebelim kundër Kremlinit, ilustroi rreziqet e “politikës së sipërmarrjes”, pra i kalimit të përgjegjesive të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare aktorëve të sektorit privat, ose oligarkisë Putiniste. Këto struktura paramilitare (jo-zyrtare), do të kishin mirë funsionuar vetëm nëse lideri rus do të vazhdonte të ishte i fortë. Ndërsa ky rast tregoi se Putini ishte i dobët, prandaj situata doli jashtë kontrollit deri sa degradoi te rebelimi i Prigozhinit (Grupit Wagner).

Dhe fakti që Prigozhin mund të merrte kontrollin e qytetit të Rostov-on-Don, për tu mirëpritur si hero si dhe të marshonte me mercenarët e tij në veri, deri në periferi të Voronezh, afërsisht 300 milje nga Moska, e shpoi edhe më shumë anijen e (pa) plotfuqishmërisë se Putinit.
Prigozhin, natyrisht e pagoi çmimin e rrebelimit, duke mbetur i vdekur në një “aksident ajror” së bashku me shtabin e ngushtë (9 vetë), përfshi bashkëthemeluesin e Wagner, Dmitry Utkin, më 23 gusht 2023. Por sipas burimeve perëndimore të inteligjencës, përplasja nuk ishte aksident, por një atentat i mirë-organizuar nga ndihmësi i vjetër i Putinit, Nikolai Patrushev. Sidoqoftë kjo histori i tupëron të dy palët.

Kështu, poshtërimi i dytë i madh i Putinit nuk thelloi vetëm ndarjet në elitën politike dhe qeverisëse të Rusisë të ekspozuara nga mos-pushtimi i Ukrainës, por edhe dobësinë themelore të forcave të armatosura në përmbushjen e misionit kushtetues: “mbrojtjen e atdheut”! Kjo, nga ana tjetër, krijoi terrenin edhe për poshtërimin e radhës, sigurisht më të madhin por jo të fundit të Rusise – Putiniste.

Poshtërimi i tretë i madh (6 Gusht 2024):

Operaciooni i pushtimi të rajonit të Kurskut nga FA të Ukrainës, ishte i planifikuar dhe u ekzekutua në fshehtësi të rreptë strategjike, duke sjellë edhe një tronditje të madhe për fatet e luftës. Në vend të zhurmës së vazhdueshme të medias (dezinformuese) për disa fitore operacionale të ushtrisë Ruse në Donbas, New York Times me sarkazëm pushtimin e Kurskut, e cilësoi: “si mashtrim dhe bixhoz i trupave Ukrainase”.

Nga dorëzimet masive të trupave ruse dhe evakuimi kaotik i civilëve, deri të përparimet e forcave ukrainase më thellë (rreth 25 km) në territorin rus, operacioni Kursk-ut ekspozoi dobësinë jo vetëm të FA dhe të shtetit Rus, por edhe si paralamërim për fundin e perandorisë së Rusisë – Putiniste.

Gjatë sundimit të tij (Putinit) prej rreth çerek shekulli, kontrata e regjimit të Putinit me solidaritetin e shoqërisë dhe kohezionin e kombit rus ka qënë e bazuar në rivendosjen e madhështisë dhe ambicjeve perandorake të humbur mbas viteve 1990. Por bashkë me “pushtimin e Kurskut” duket se qeveria/regjimi i Putinit ka (keq) dështuar në përmbushjen e përgjegjësive themelore të çdo shteti normal: “mbrojtjen e terësisë teritoriale dhe qytetarëve të tij nga pushtimi i huaj”. Ndërsa fakti që Putini ka ngarkuar një nga ish-truprojat e tij, Aleksei Dyumin (të cilin mediat ruse e quajnë “ministri i mbrojtjes në hije” i Rusisë), për t’i dhënë fund ofensivës së Ukrainës, demostron panikun si dhe fatin e ministrit të mbrojtjes të emëruar së fundmi (Belousov), i cili duket se e (keq) zhgënjeu Kremlinin: “pasi nuk u tregua në lartesinë e detyrës”!

Gjithësesi, rrethanat, përmasat dhe pasojat ushtarake të sulmit/pushtimit të guximshëm të Kruskut nga Ukraina janë ende të paplota. Mund edhe të rezultojë, siç e komentoi ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried: “një George Washington që kapërcen lumin Delaware (1776)”!

Ndërsa në një postim të zgjuar Gjeneral ® Australian Mick Ryan vuri në dukje se mbas këtij inkursioni të sukseshëm, Ukraina ka 2 opsione: “(a) të përpiqet të mbajë territorin që ka kapur brenda Rusisë (Kurskun), ose (b) të tërhiqet në Ukrainë pasi e ka arritur qëllimit politik për ta poshtëruar epërsinë strategjke të Kremlinit në luftë”. Nga ana tjetër edhe

Putini, po përballet me një zgjedhje shumë të vështirë nëse do ti duhet të tërheq (siç në fakt po ndodh) trupat tokësore nga fronti në Ukrainën lindore për të rimarrë territorin rus në rajonin e Kurskut !?

Pavarësisht skenarëve ushtarak, dëmi politik është shkaktuar dhe i ka rrënjët jo vetëm te pa-fuqia ushtarake por pikësëpari në politikën neo-staliniste të Kremlit. Thënë këto, shteti rus “nën pushtimin e Putinit (KGB-së)” ngjahëson në thelb me tiparet e një organizate të krimit të organizuar, pasi si strategjia, përqasja, armatimet dhe kërcënimet ushtarake, janë po njësoj me ato të një familjeje mafioze. Ndërsa siç njihet momenti më destabilizues si dhe i sjelljes si “bishe e plagosur”, për një bandë kriminale është kur bosi i mafias duket i dobët…!

E parë sa më sipër, e përsërisim se fushbeteja e Kursk-ut, nga ajo e lavdisë se ushtrisë së kuqe 81 vite më parë (12 korrik 1943), këtë radhë (6 gusht 2024) do të shënojë jo vetëm fillimin e rrokullimës drejt humbjes turpëruese të luftës që e pret Putinin në Ukrainë (një komb martirësh dhe vend sovran), por edhe të gjunjëzimit dhe poshterimit në përballjen me fuqinë ushtarake si dhe me vlerat demokratike, kredibilitetin dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (USA/NATO/BE)!

Në shtesë, do ishte e padrejtë të mos përshëndesnim përpjekjet relevante të Shqiperisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit/OKB; rolin aktiv dhe mbështetjen e pa kushtëzuar të vendimarrjeve në NATO-s, si dhe kontributet me shumë se modeste që RSh i ka dhënë gjatë 30 muajve Ukrainës në këtë përballje “për jetë a vdekje” me të keqen e përbashkët.

Gjithësesi, me statusin e ekpertit për peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të (pas) luftës, do ti këshilloja faktorët politik dhe shtetërorë të Tiranës që: “humbja turpëruese e luftës, diskretitimi ndërkombëtar si dhe kolapsi ekonomik që e pret Rusinë – Putiniste (për pasojë edhe e peshën e Serbisë në Ballkan) përbën një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/BE) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në rajon, Mesdhe, etj“!
Zoti e bekoftë fitoren në Ukrainë, fuqinë ushtarake të NATO-s, vlerat demokratike si dhe ardhmërinë Euratlantike të Kombit Shqiptar si ShBA dhe gjithë Europa.

Autori: Gjeneral Piro Ahmetaj,
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

 

Të ngjashme