Ora policore është dhunë, gjendja e jashtëzakonshme është ofrim i mbështetjes me shërbime nga ana e kapaciteteve të mbrojtjes civile përkatësisht për Mbështetje Ushtarake te Autoriteteve Civile me shërbime, nga Forcat e Armatosura të Kosovës.
Por këtë situatë antikushtetuese po e rendojnë apo mundohen ta kamuflojnë me krizë të krijuara qëllimisht si ajo e shkarkimit të Ministrit të brendshëm dhe Mocionit të mosbesimit.
Lidhur me çështjen e mocionit, Kushtetuta përcakton saktë kursin e veprimit institucional dhe kryesia e kuvendit gjegjësisht kryetarja e kuvendit janë të obliguar me çdo kusht me thirr seancën, qofte ajo edhe vetëm si seancë votimi, ndryshe do të kemi një qeveri jo kushtetuese.
Zgjedhja nga kjo situatë mendoj se duhet të jetë kushtetuese dhe ajo: nëse kalon mocioni dhe qeveria bie, atëherë qeveria në detyrë mbetet deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.
Kjo mazhorancë e fituar në zgjedhjet e 6 Tetorit e ka humbë legjitimitetit dhe shumicën dhe mandati duhet kthyer sovranit sapo të kapërcejmë pandeminë COVID19.
Kriza e shkaktuar me Ministrin Veliu, nuk ka të bëjë as me taksen, as me ndonjë situatë mbi të cilën po thirret Kryeministri, ngase krejt njerëzit në Kosovë e dinë se Ministri i brendshëm nuk e shpall asnjë gjendje as të zakonshme as të jashtëzakonshme. Ministri zbaton urdhërata e Kryeministrit. Gjendja e jashtëzakonshme shpallet në përputhje me kushtetutën, ku Presidenti i kërkon parlamentit miratimin e dekretit presidencial për shpalljen e sajë.
Situata ka eskalua për arsye të raporteve tepër të disfavorshme që Albini po e tregonte në Podujevë në zgjedhjet lokale.
Taksen e hoqi dhe do ta hiqte tërësisht vetëm e vetëm me ruajttë karrigen, edhe ky shkarkim ka ndodhe vetëm me shkakut krize qeveritare e cila do ta dëmtonte LDK, duke tentuar ta prezantonte si parti që nuk i intereson gjendja shëndetësore e shtetasve por Ministri Veliu.
Çështja tanimë ka mare një konstelacion më serioz ngase sot një pjesë e territorit të Kosovës është nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme të shëtit të Serbisë.
Nëse Kryeministri i Kosovës nuk ju ofron mbrojte nga korona virusit serbëve iu jep alibi për vetorganizim.
Nëse serbet në Gorozhdec apo në Hoqë do të pranojnë masat e qeverisë së Kosovës për mos me i pranua ata në veri. Policia e Kosovës i ka kapacitetet e mjaftueshme me imponua masat ligjore qeverisëse me dërgimin e policisë në veri.
Qeveria e Kosovës qëllimshëm po tkurret duke mos u kujdes ndaj shtetasve të Republikës edhe në veriun e Mitrovicës. Pra kundër virusit duhet me pas të njëjta masa në krejt territorin.
Ndoshta kjo tkurrje duhet parë edhe si shkelje ligjore e kryeministrit duke lenë jashtë vëmendjes qeverisëse shtetasit që jetojnë në at territor.
Kjo është situata e cila duhet kontrolluar me çdo çmim. Për këtë duhet angazhuar patjetër edhe serbet në institucione ose siç thoshte Albini në opozitë, duhet me u thirre nga institucionet qeverisëse dhe me u vendose në krye të mbikëqyrjes së situatës pandemike. Jo me ikë kështu pa asnjë tentativë të përkujdesit qeverisës. Kjo është shkelje ligjore e rëndë që po konsumon kryeministri Kurti.
Shtetasit janë të barabarte para ligjeve dhe kushtetutës. Duhet veprim qeveritar patjetër ndonëse me mbi dy jave vonesë. Por, pretendimet antiligjore pra antikushtetuese të kryeministrit psikocentrik, për të vendosur orë policore në vend pa e quajtur të tillë por si kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orare të caktuar është element i dhunës shtetërore. Kjo në rrethanat kur qytetarët po përjetojnë stresin e të qëndruarit të izoluar dhe me friken e pasojave nga infektimi i mundshëm është për tu shqyrtuar nga gjykata kushtetuese deh vendimmarrja e parlamentit me veprimin e presidentit nga suazat e kompetencave Kushtetuese.
Pra e vetmja zgjidhje e cila do ta lehtësonte jetën e qytetarëve është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe angazhimi i kapaciteteve te caktuar të Forcave të Armatosura të Kosovës që përmbushin fushën e dytë të misionit atë të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, që zhvillohet në dy nën fusha atë të Operacioneve Ndërkombëtare për mbështetje të paqes dhe për reagim në kriza. Këtu hyjnë pra edhe reagimi në situata çfarë është kjo e shkaktuar nga virusi corona duke ofruar mbështetje për mes shërbimeve ndaj qytetarëve në çdo pjesë të Kosovës. Pra, kjo nuk vije ndesh as me masonin e KFOR në Kosovë sepse është një angazhim që forca nuk e bënë për herë të parë dhe atë në koordinim me PUN pra KFOR. Pra me këto veprime antikushtetuese te Kryeministrit dhe qeverisë, Kosova po hyn në anarki. Kërkohet veprimi qytetarë ose i Pranisë Ushtarake Ndërkombëtarë në Kosovë.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...