Arabia Saudite ka kohë që ka luajtur rolin e avokatit për një bashkëpunim më të madh mes monarkive arabe që kufizohen me Gjirin Persik. Ajo e sheh veten si lidere natyrore të këtyre vendeve dhe aleancën e tyre ka kërkuar që ta shfrytëzojë për të kundërshtuar rivalin kryesor të saj, Iranin.
Kjo ndihmon të qartësojë se pse Arabia Saudite ka udhëhequr një grup vendesh drejt bllokadës së Katarit, drejt bllokadës së një kombi që ndjek një politikë të jashtme të pavarur nga mbretëria dhe aleatët e saj.
Disa analistë rajonalë thonë se kriza ka çrrënjosur synimin e bashkëpunimit më të thellë në rajonin e Gjirit të pasur me naftë.
Sa bashkëpunojnë tani shtetet e Gjirit?
Gjashtë prej tyre, Bahrejn, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite përbëjnë Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit. Ky këshill u formua në vitin 1981 për të luftuar ndikimin e Iranit, i cili është i populluar nga myslimanët shiitë, ndërsa këto shtete drejtohen nga sunitët. Anëtarët e këtij këshilli kanë miratuar disa nga tiparet e tregut të vetëm të BE-së. Një bashkim doganor u bë i ditur në vitin 2003 dhe u krijua plotësisht në vitin 2015. Progresi ka pasur për qëllim transformimin e Gjirit në një bllok të vetëm ekonomik, ku të gjitha bizneset do të gëzonin të njëjtat mbrojtje ligjore dhe qytetarët do të përfitonin nga barazia.
Po në lidhje me bashkëpunimin ushtarak?
Këshilli themeloi një Forcë të Mbrojtjes të Gadishullit me dy brigada në vitin 1982, që komandohej nga Arabia Saudite. Kritikët e kanë parë këtë forcë si të pazhvilluar. Në teori, anëtarët e këshillit janë të angazhuar për një komandë të unifikuar ushtarake, por integrimi i forcave të tyre të armatosura mbetet i kufizuar.
A është vonë forca e këshillit në veprim?
Forca e vetme e dëshmuar dhe e rëndësishme ishte ajo në Bahrejn, me ftesë të qeverisë, për të shtypur kryengritjen e Pranverës Arabe në vitin 2011. Ndonëse Baherini udhëhiqet nga sunnit, ajo ka shumicë shitte dhe këshilli i kryesuar nga Arabia Saudite e ka justifikuar ndërhyrjen e saj me argumentin se kryengritja ishte nxitur nga Irani. Arabia Saudite është duke e udhëhequr edhe një koalicion të vendeve arabe në Jemen që luftojnë kundër rebelëve shiitë të lidhur me Iranin, të cilët e larguan presidentin sunnit nga kryeqyteti. Omani ka refuzuar të bashkohet në këtë koalicion, duke nënvizuar një mungesë të mirëkuptimit të anëtarëve të grupit mbi atë se kush është armiku. Roli i Katarit në këtë koalicion përfundoi pas bllokadës së udhëhequr nga Katari.
Çfarë bashkëpunimi të mëtejshëm kërkon Arabia Saudite?
Ajo ka shtyrë vendet tjera të Gjirit që të krijojnë një ‘bashkim brenda një njësie të vetme’, pa dhënë detaje se çfarë do të thotë saktësisht, me përjashtim të asaj që do të përfshinte një monedhë të përbashkët. Megjithatë, ky plan është kundërshtuar nga disa anëtarët e këshillit. Sauditët për vite me radhë kanë mbështetur një ‘NATO arabe’, ide që duket se e ka mbështetjen nga administrate e Donald Trump, i cili të përbashkët me këto vende të Gjirit ka armiqësinë me Iranin.
Si ka ndikuar kriza Katari në njësinë e Gjirit?
Zyrtarët e lartë brenda bllokut të udhëhequr nga Sauditët thonë se përçarja ishte e pashmangshme për shkak të politikave të Katarit, akuzë e cila mohohet vazhdimisht nga Katari. Kriza ka krijuar ndarjen më serioze brenda vendeve të Gjirit, duke e ndarë grupet në dy kampe. Disa analistë mendojnë se vendet e Gjirit janë dobësuar në mënyrë të pariparueshme. Vetëm Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara që në fillim kanë përkrahur idenë e bojkotimit të Katarit. Kuvajti ka kërkuar të ndërmjetësojë konfliktin, ndërsa Omani ka a ndihmuar në lehtësimin e bojkotit duke i lejuar anijet e Katarit të ndalojnë në portin e tij. Irani dhe Turqia janë vendet që i kanë ardhur në ndihmë Katarit, duke dërguar ushqime dhe ndihma tjera.
Çfarë ndodh nëse shpërbëhet uniteti i Gjirit?
Në pjesën më të madhe të vendeve, ka qëndrime të ndryshme mbi Iranin dhe grupe të tilla si Vëllazëria Myslimane, një organizatë rajonale islamike e mbështetur nga Katari. Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë këtë grup si grup terrorist. Aleanca gjithashtu kërkon që Katari të mbyllë televizionin Al Jazeera me bazë në Doha. Katari ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat.
Si e konsideron Arabia Saudite Iranin?
Si një ndër rivalin më të madh për pushtet mbi vendet e Gjirit dhe Lindjen e Mesme. Pas revolucionit të saj islamik më 1979, Irani e pa veten si një agjent i ndryshimit në rajon. Konkurrenca midis dy shteteve u intensifikuan pas rrëzimit të Saddam Husseinit në vitin 2003 dhe kur pushteti u zhvendos nga suni në shitte, që u bë edhe më miqësore me Iranin. Që nga ajo kohë, sauditët dhe iranianët janë duke u ballafaquar me një konflikt të autorizuar në të gjithë rajonin, nga Siria në Jemen.
Si e shohin Kuvajti dhe Omani Iranin?
Ata janë të interesuar të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore me Iranin. Omani përballet me Iranin përmes ngushticës së Hormuzit, rruga më e rëndësishme në botë për dërgesat e papërpunuara. Ajo ka një marrëveshje me Iranin për të ndërtuar një tubacion të gazit natyror me vlerë deri në 1 miliardë dollarë. Marrëdhëniet mes Kuvajtit dhe Iranit kanë qenë të tendosura lidhur me procedurat ligjore që përfshijnë akuzat për terrorizëm. Por në përgjithësi, Kuvajti ka kërkuar të luajë rolin neutral, duke kërkuar ndërmjetësimin e mosmarrëveshjes në rajon.
Përktheu: Arbresh.info
Burimi: Bloomberg
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...