Pse Rusia po qesh me botën?

23:36 | 9 Prill 2018
Trina Galanxhi

Hedhja e fyerjeve dhe akuzave është kthyer në një mënyrë normale për Rusinë.

Duke përdorur kanalet zyrtare dhe ushtritë e saj për të dërguar një valë të pakuptimtë, kundërsulmash, kërcënimesh dhe shpërthimesh, Rusia shpreson që duke e bërë të vështirin mund të ketë një bisedë serioze rreth ngjarjeve të botës reale dhe që mund të shmangë përgjigjjet e pyetjeve serioze rreth veprimit të saj.

Në rastin e konfrontimit të vazhdueshëm mbi rolin e dukshëm të shtetit rus në tentativën e vrasjes së Sergei dhe Julia Skripal, Rusia po përpiqet vazhdimisht të marrë të tërë situatën me humor, veçanërisht në mediat sociale.

Konferencat e shtypit nga ambasadorët rusë në Britani të Madhe, Australi dhe vende tjera, kanë qenë një lloj “satire” dhe një përpjekje për të shprehur pafajësinë.

Kjo duket të jetë mënyra më e mirë që Rusia shpreson të përdorë, duke tërhequr vëmendjen nga shpjegimi i besueshëm për atë që ndodhi në Salisbury.

Rusia seriozisht e ka llogaritur gabim reagimin e mundshëm ndaj sulmit në Britani. Në vend të një izolimi, shumë vende iu bashkuan Britaninë, gjë që me pak fjalë sqaroi se të gjitha vendet janë në rrezik.

Pra, Rusia po përpiqet që të devijojë, shkëpusë dhe ngatërrojë gjithçka dhe t’ia mbyll sytë audiencën në mbarë botën.

Kjo gjithashtu i referohet natyres së çuditshme dhe të rastësishme të disa prej fjalimeve të zyrtarëve rusë, përfshirë edhe ambasadorin rus në OKB, i cili iu referua Lizës në Botën e Çudirave.

Fyerjet, përpjekjet për humor dhe sugjerimet janë një ndër format që Rusia ka përdorur për të pafajësinë, pasi bota perëndimore e drejtoi gishtin nga Moska.

Ndonjëherë, taktikat e tilla mund të jenë të suksesshme, madje vetëm duke mbjellur konfuzion dhe shkaktojnë vonesa, mirpo sugjerimet ruse mund të jenë të jashtëzakonshme dhe absurde për ti thither.

Suksesi i vërtetë për Rusinë vjen në momentin kur dëgjuesi pezullon mosbesimin në mënyrë të mjaftueshme për të filluar të konsiderojë nëse të gjithë ata që dinë për një gjë që është e vërtetë, të fillojnë dhe të besojnë se është gënjeshtër.

Sugjerimet e Rusisë se qeveria britanike mund të ketë kryer sulm në qytetin e vet, kanë  të bëjnë me një akuzë klasike.

Tentimi për të vrarë banorët e vendit dhe për ta bërë të gjithë situatën politike është një zakon i keq që Britania e kishte rritur para disa qindra vitesh.

Pra, ideja që Britania e Madhe mund të fajësohet për një sulm të tillë, vjen vëtëm nga Rusia, ku vrasja në interest ë shtetit ose elitës sunduese ende qëndron e qetë në rrjedhën kryesore të praktikës politike.

Megjithatë, ky fakt nuk ka arritur të prishë mendjen e më shumë se ambasadorëve dhe ministrave rusë.

Përgjigjja, si gjithmonë është që Rusia të merret ashtu sikurse është, që bën një përpjekje të dëshpëruar për të zhvendosur fajin , sikurse bëri me rastin e MH17.

Rusia do të vazhdojë të hedhë akuza të egra, teori konspiracionesh absurde, fyerje, kërcënime dhe përpjekje me humor pa shije.

Por për të rriturit më të zgjuar në pjesën më të madhe të botës, kontrolli i shpejtë i realitetit do të jetë gjithçka që nevojitet për të shtypur butonin e memories mendore në Moskë./ CNN/ Përktheu: arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme