Nga Spanja në Ukrainë dhe nga Skocia në Italinë Veriore, çështjet rajonale kërcënojnë përbërjen e shteteve europiane. Pritje të ngjashme janë duke vazhduar edhe me Bosnjën.
Që nga përfundimi i luftës në Bosnjë në vitin 1995, politikanët e huaj, gazetarët dhe analistët kanë paralajmëruar rreth shembjes së afërt të vendit.
Disa vite pas përfundimit të veprimtarisë së tij si “Përfaqësus i Lartë” për Bosnjën mes viteve 2002-2006, Pedi Eshdaun ka folur për frikën e tij mbi ndarjen e vendit. Por kjo nuk ka ndodhur?
Edhe kur e ardhmja e vendeve tjera europiane po vihen në dyshim, me Bosnjën ndodh e kundërta. Ajo po rritet. Por pse ende nuk është shembur?
Lufta vuri përballë tre grupet kryesore etnike në Bosnje, serbër, kroatët dhe boshnjakët ( myslimanë). Vendi ishte shembur plotësisht përbrenda pas rënies së Jugosllavisë dhe Serbia me Kroacinë përpiqeshin të arrinin planet e tyre për të krijuar një Serbi të madhe dhe një Kroaci të madhe.
Komunitetet tani jetojnë ndaras, ndryshe sikurse kishin jetuar para luftës, por në nivelin individual njerëzit vazhdojnë të bëhen bashkë. Marrëveshja e paqes që sinjalizoi fundin e luftës shoqërohej nga formula komplekse për mënyrën se si drejtohet vendi. Si rezultat, presidenca ndahet mes një serbi, kroati dhe një boshnjaku, të cilët kthehen duke shërbyer si kryetarë i saj çdo tetë muaj.
Bosnja moderne përbëhet nga dy “entitete” me bazë etnike, të cilat kanë qeveritë dhe presidentët, plus Brckon, një qytet autonom. Një entitet është Republika Srpska e mbizotëruar nga serbët dhe tjetra është Federata, e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët.
Federata përbëhet nga dhjetë kantone, secila me kryeministrin e vet. Sipas kritikëve, e gjithë kjo është qesharake. Por komplikimet e tilla vështirë se janë unike për Bosnjën. Në fund të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka katër etnitete, tre parlamente rajonale dhe nje kryetar shteti që duhet të jetë anëtar i Kishës së Anglisë.
Fuqia në Bosnje qëndron te etnitetet dhe kantonet jo në qeverinë kombëtare, por diçka e ngjashme ndodh në Zvicër. Duke u fokusuar në performancë, në vend të titujve të punës, zbulohet edhe forca e vendit.
Bosnja mund të ketë pesë president dhe kryeministra të panumërt, por në zgjedhje gjithmonë shohim një ndryshim të vazhdueshëm të partive dhe koalicioneve që marrin pushtetin.
Edhe pse qeverisja në Bosnje mund të jetë jofunksionale, frika e kthimit të dhunës ka një efekt paqësor. Presidenti i Republikës Srbska ka kërcnuar prej vitesg që të mbajë atë një referendum mbi pavarësinë. Por shqetësimi, ndoshta, për shkak të mungesës së mbështetjes nga vendet tjera botërore dhe frika e dhunës, e kanë lënë këtë “dëshirë” pezull. Boshnjakët gjithmonë kanë arritur të lënë mënjanë dallimet e tyre për të formuar qeveritë në të gjitha nivelet, ndërsa në Irlandën e Veriut nuk ka ndodhur një gjë e tillë që nga janari. Boshnjakët kanë aftësi të jenë më fleksibil, sesa e mendojnë të huajt. ( Qeveria e Republikës Srbska ka disa boshnjakë dhe kroatë që punojnë për partinë nacionalistë serbe, e cila angazhohet për mbajtjen e referendumit.)
Sistemi vë theksin në konsesus. Formalisht apo joformalisht, qeveritë në Bosnjë kanë nevojë për partner, të cilat shpesh vijnë nga grupe të ndryshme etnike. Por Bosnja ka luftuar për të hedhur tutje reputacionin e vjetër.
Gerald Knaus, kreu i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), një think-tank i bazuar në Berlin, hedh poshtë “klishet se Bosnja funksionon në mënyrë unike dhe se boshnjakët janë të fiksuar në mënyrë irracionale me përkatësinë etnike, sikurse në asnjë vend tjetër në Europë”.
Ai i fajëson këto klishe, pjesërisht për gjendjen e vendit: BE ( në të cilën Bosnja ka aplikuar për të marrë statusin e kandidatit) dhe të jashtmit që vendosin kushte për vendin, që kur nuk mund të përmbushen, merren si dëshmi që Bosnja funksionon në mënyrë unike.
Në të kaluarën, BE-ja ka kërkuar reforma kushtetuese. Por boshnjakët kanë dëshmuar se janë të paaftë që të bëjnë këtë dhe ajo përfundon duke u tërhequr tutje nga fqinjët e saj. “Është një rreth vicioz”, thotë Knaus.
Burimi: The Economist
Përktheu: arbresh.info
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...