Megjithëse çmimet e gazit natyror janë rritur vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2021, ky shtator arriti të befasojë shumë nga ekspertët e industrisë në të gjithë botën.
Me rritjen e çmimit pas 30 gushtit, që ishte rreth 518 euro për mijë metra kub, tregtimi i gazit në mes të shtatorit e ngriti atë në 800 dolarrë dhe ICE Futures Europe regjistroi rekordin historik të të gjitha kohërave me rritjen deri në 1 mijë dollarë.
Megjithatë, ky rekord ka të ngjarë që të mos jetë i fundit këtë vit, pasi ekonomitë europianë janë ende në nevojë të dëshpëruar për të mbushur objektet e tyre të magazinimit, në mënyrë që të përgatiten për dimrin e ardhshëm.
Për shkak të kaosit të tregut të gazit, shumë kompani në oqeanin e biznesit të Europë janë duke u përballur me kohë sfiduese dhe ato që varen nga gazi natyror aktualisht janë në mes të një stuhie.
Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, vendi me disa nga çmimet më të larta të tregut të gazit në Europë, firmat e vogla të energjisë dhe prodhuesit e plehrave ranë viktimat e para të rritjes së çmimit dhe ose u mbyllën ose falimentuan.
Ekonomitë e Europës kontinentale gjithashtu nuk ngjajnë të jenë komode me këtë realitet të ri.
Por a mund të ishte parashikuar kjo stuhi e përsosur? Ose më e rëndësishmja, a mund të ishte parandaluar?
Konsumi i gazit natyror ndryshon normalisht gjatë gjithë vitit. Në zonat e buta, ku përdoret për ngrohje, rritet gjatë stinës së dimrit, ndërsa në zonat tropikale dhe subtropikale, ku shpesh konsumohet për të prodhuar energji elektrike për ftohje, përshkallëzohet gjatë verës.
Edhe pse profesionistët e industrisë së energjisë zakonisht priren të jenë mjaft të mirë në parashikimin e kërkesës sezonale, dimri i kaluar në Europë ishte jashtëzakonisht i gjatë. Si rezultat, objektet e magazinimit të gazit që normalisht do të rimbusheshin gjatë pranverës dhe verës në përgatitje për dimrin e ardhshëm u goditën nga një nga prillet më të ftohtë në dy dekada.
Në SHBA, nga ana tjetër, nxehtësia e paparë e verës së kaluar nxiti kërkesën e ajrit të kondicionuar. Kjo është arsyeja pse më shumë gaz u përdor për të gjeneruar energji elektrike dhe kështu më pak metan u ruajt për muajt e dimrit.
Modelet e ndryshuara sezonale dhe përgjithësisht dimri më i ftohtë dhe vera më e nxehtë nuk ishin anomalitë e vetme të lidhura me klimën që bota përjetoi këtë vit. Në mënyrë të veçantë, për shkak të ajrit jashtëzakonisht të qetë në gjysmën e parë të vitit, fermat e erës në kampionë të tillë të shquar të tranzicionit europian të energjisë si Gjermania dhe Danimarka nuk ishin në gjendje të gjeneronin mjaftueshëm energji të rinovueshme.
Si rezultat, karburantet fosile, në përgjithësi, dhe gazi natyror, në veçanti, u përdorën shpesh si një opsion rezervë për të balancuar rrjetin elektrik. Kjo shteroi më tej objektet e magazinimit dhe krijoi parakushtet për trazirat e çmimit të gazit që bota po përjeton për momentin.
Sidoqoftë, nëse këta ishin faktorët e vetëm, goditjet aktuale të çmimit të gazit do të ishin shumë më të lehta për tu trajtuar në Europë.
Ndërsa çmimet e larta për gazin natyror duket se ofrojnë një begati të madhe për Rusinë, ato padyshim duken si një stuhi e përsosur për Europën.
Në të vërtetë, tronditja aktuale e çmimeve nuk do të ishte aq shkatërruese nëse Europa do të arrinte të siguronte importe të mjaftueshme të gazit në kohë.
Fatkeqësisht, këtë verë, ndërsa Rusia-furnizuesi kryesor i metanit në Europë- thuhet se po luftonte një zjarr në një fabrikë të përpunimit të gazit në Siberi, rrjedhja e gazit natyror nga Norvegjia-eksportuesi i dytë më i madh i gazit në Europë- ishte kufizuar për shkak të përmisimit të infrastrukturës së vendit.
Përveç kësaj, pas verës së nxehtë, zëvendësimi i gazit natyror me LNG nga SHBA gjithashtu dukej të ishte mjaft sfidues, pasi sasia e gazit në ruajtjen e vetë Amerikës ishte ende 7.6 për qind nën mesataren pesëvjeçare.
Nga ana tjetër, nëse Europa nuk do të kishte lejuar përfundimin e projektit Nord Stream 2, pasojat e ndryshimit të modeleve klimatike nuk do të ishin aq të ashpra për ekonomitë e rajonit, edhe me problemet teknike të diskutuara më sipër.
Në fakt, vetëm një muaj para zjarrit të raportuar në Siberi, Rusia refuzoi të rezervojë kapacitetet e tubacionit tranzit përmes segmentit polak të tubacionit Yamal-Europe-një nga pjesët kryesore të infrastrukturës që dërgon gazin natyror të Rusisë në Europë.
Kjo ka të ngjarë të ishte bërë në pritje të nisjes së ardhshme të Nord Stream 2, e cila u deklarua si një “kryerje e vërtetë” nga sekretari amerikan i shtetit një muaj para kësaj.
Po të mos kishte ndodhur, Rusia nuk do të ishte aq e sigurt për të ardhmen e eksporteve të saj të gazit në Europë dhe kështu do të kishte nevojë të siguronte burime të reja të ardhurash për buxhetin kombëtar nëpërmjet rezervimit të pajisjeve të vjetra të tranzitit.
Këtu, edhe me pakësimin e furnizimeve përmes njërit prej tubacioneve për shkak të problemeve teknike të deklaruara, sasia e kërkuar e gazit mund të ishte pompuar përmes rrugëve alternative (p.sh. përmes TurkStream).
Për shkak të rritjes së ngadaltë të çmimeve të gazit gjatë verës, Europa ishte në mëdyshje në mbushjen e kapaciteteve të saj të maganzimit me një shpenzim të madh, veçanërisht duke pasur parasysh që çmimet e vitit të kaluar ishin rekord të ulët.
Tani, për shkak të atij hezitimi, për t’u siguruar që dimri i ardhshëm është i rehatshëm, do të duhet të paguajë aq sa t’i dalë për hunde.
Në fakt, me vetëm rreth 72 përqind të vëllimit të nevojshëm të depozitimit të Europës, Rusia ka të ngjarë të fillojë funksionimin e Nord Stream 2 me disa nga çmimet më të pakonkurueshme të gazit në historinë e industrisë.
Prandaj, edhe pse kjo stuhi e përsosur për Europën ishte e vështirë të parashikohej, pasojat e saj negative mund të ishin shmangur./EuObserver/ Përktheu: arbresh.info/
Autor: Aliaksei Patonia, studiues në Institutin e Oxford për Energji.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...