Kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe pasojat sociale: Masat që duhet ndërmarrë
1.
Javëve të fundit ka pasur raportime se, për shkak të zhvillimeve në tregjet financiare të ndikuara nga lufta në Ukrainë, vlera e investimeve të Trustit Pensional ka shënuar humbje rreth 90 milionë euro. Sot kam propozuar që Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës të ftojë të mërkurën e ardhshme në raportim Bordin e Trustit për tu informuar për veprimet që po i ndërmerr Trusti në përballje me këto zhvillime. Krahas Bordit të Trustit, Kryetari i Komisionit u dakorduar që të ftohet edhe Banka Qendrore si institucion mbikëqyrës i Trustit.
2.
Kriza energjetike e dimrit që po e lëmë pas, kriza e çmimeve që po thellohet çdo ditë dhe pasiguria e përgjithshme globale e shkaktuar nga lufta në Ukrainë e shtrojnë nevojën për një qasje shumë më gjithëpërfshirëse për tu dalë në ndihmë qytetarëve. Sipas të gjithë indikatorëve, pasojat ekonomike të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit kanë rënduar shumë koston e jetës së qytetarëve. Sipas vlerësimeve të përgjithshme, çdo familjeje i janë zvogëluar të ardhurat reale me rreth 150-200 euro në muaj. Kjo nënkupton se për të mbajtur konsumin e njëjtë, çdo familje ka nevojë për të ardhura shtesë prej 150-200 euro.
3.
Është e pashmangshme që pakot e mbështetjes për qytetarë gjatë këtij viti duhet të jenë të natyrës së pakove që janë zbatuar gjatë kohës së pandemisë. Vonesat në këtë drejtim vetëm sa do e shtojnë barrën për familjet.
(i) Masa e parë dhe e menjëhershme do duhej të ishte indeksimi i të gjitha përfitimeve pensionale dhe ndihmave sociale për normën e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore bazike, që nënkupton rritje e të gjitha pensioneve dhe ndihmave sociale për aq sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Kjo masë i prekë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeçare si dhe të tjerë që marrin çfarëdo asistence nga shteti.
(ii) Masa e dytë do të ishte rritja e subvencioneve në bujqësi për të mundësuar vazhdimësinë e aktivitetit bujqësor për shkak të rritjes tej mase të çmimit të farërave, plehrave dhe inputeve të tjera bazike për bujqësi. Kjo rritje e subvencioneve siguron që rreth 1/3 e familjeve kosovare të mbajnë nivelin e të ardhurave që marrin nga aktiviteti i tyre bujqësorë.
(iii) Masa e tretë që duhet konsideruar është rritja e menjëhershme e pagës minimale sipas një indeksi që merr parasysh koston e jetesës, si dhe rritje e pagave në sektorin publik gjithashtu bazuar në një indeksim për koston e jetesës. Këtu nuk duhet hedhur poshtë edhe propozimi për tërheqje të një shume të kursimeve pensionale, por një shume dukshëm më të vogël sesa ajo që është propozuar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit afatgjatë të kursimeve që janë në menaxhim të Trustit për qëllime të sigurisë së të ardhurave për pensionistët e ardhshëm. Kjo masë prek të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat./arbresh.info/
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen