Babai i 13 fëmijëve, Shaip Jahir Pacolli, Dëshmor i Kombit
08.03.1950-19.04.1999
Lindi, u rrit, jetoi, luftoi dhe u flijua në fshatin Marec të komunës së Prishtinës i përkiste familjeve nga malësia e Gollakut,ishte fëmija i katërt i Jahirit dhe Miradijes u rrit bonjak që nga mosha gjashtëjavëshe pasi nëna i vdiq , shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje kurse atë të mesëm në shkollën profesionale drejtimi xehetari në Mitrovicë.
Marrë parasysh vuajtjet skamjet dhe përbërjen familjare në moshën 22 vjeçare emigron në Zvicër në mënyrë që sa do pak ta zbuste gjendjen ekonomike të familjes atje gjenë punë ku punoi nga viti 1972-1980 dhe zuri punë në kombinatin Trepça me flotacion në Kishnicë ku punoi deri në vitin 1989.
Ishte në mesin e minatorëve të cilët u ngujuan në horizontet e minierës dhe më pas i larguar nga puna po në në këtë vit,dhe në vitin 1991 përsëri kthehet në Zvicër edhe për një kohë, meqë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte lëshuar rrënjë në malësinë e Gollakut Me 11 tetor 1998 radhitet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 153 të Zonës Operative të Llapit në fshatin Zllashë ku udhëhiqej nga komandantët Fatmir Sopi, Adem Shehu,Sejdi Veseli,Rrahman Dini.Behxhet Vitia dhe shumë të tjerë.
Më 18 prill 1999, njësitet , që komandoheshin nga epror të brigades 153 dhe 172 gjendeshin në gjendje gatishmërie dhe po më 18 prill pas ndarjes që detyrave për zënien e shtigjeve në pjesën juglindore të fshatit në lagjen Gërbesh.
Fillon lufta frontale me forcat armike serbe ,dhe 19 Prill në luftimet frontale në ditën e dytë pra 19 Prill 1999 në luftimeve të cilat u zhvillua në vijën e parë të frontit kundër forcave armike serbe,me një guxim dhe heroizëm të rrallë luftoi duke qëndruar në këmbë me vullnetit të madh për çlirim e liri duke u plagosur rëndë dhe tërhiqet nga vija e zjarrit me ndihmën e bashkëluftëtarëve,Shemsi Syla-Shaqa,Selami Neziri-Agroni,Ymer Thaçi-Leka,Emin A.Gërbeshi Veli Gërbeshi dhe disa bashkëluftëtar të tjerë dhe po atë ditë ndërron jetë dhe varroset në orët e vona të mbrëmjes me nderime ushtarake në afërsi të shtabit komandës së Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të Zonën Operative të Karadakut i cili gjendej në fshatin Marec në lagjen Hajdaraj, dhe kështu duke ju bashkuar panteonit të pavdekshmëve për Liri me 20 Nëntor 1999 rivarroset në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Marec.
Dëshmori Shaip Pacolli është dekoruar nga shumë institucione të Republikës së Kosovës.
Pas vete la bashkëshortën Azemine Rexhepi -Pacolli
dhe trembëdhjetë (13) fëmijë.
1.Naser Pacolli
2.Florije Pacolli
3.Fikrije Pacolli
4.Naxhije Pacolli
5.Sadete Pacolli
6.Arbene Pacolli
7.Agron Pacolli
8.Blerim Pacolli
9.Ganimete Pacolli
10.Patriot Pacolli
11.Shyhrete Pacolli
12.Besim Pacolli
13.Ibadete Pacolli
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...