PROFIL: Shaip Jahir Pacolli, Dëshmor i Kombit

16:36 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

Babai i 13 fëmijëve, Shaip Jahir Pacolli, Dëshmor i Kombit

08.03.1950-19.04.1999

Lindi, u rrit, jetoi, luftoi dhe u flijua  në fshatin Marec  të komunës së Prishtinës  i përkiste familjeve  nga malësia e Gollakut,ishte fëmija i katërt i Jahirit dhe Miradijes  u rrit bonjak që nga mosha gjashtëjavëshe pasi nëna i vdiq , shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje kurse atë të mesëm  në shkollën profesionale drejtimi  xehetari në Mitrovicë.

Marrë parasysh vuajtjet  skamjet  dhe përbërjen familjare   në moshën 22 vjeçare emigron në Zvicër në mënyrë që sa do pak ta zbuste gjendjen ekonomike të familjes atje gjenë punë ku punoi nga viti 1972-1980  dhe zuri  punë në kombinatin Trepça me  flotacion në Kishnicë ku punoi deri në  vitin 1989.

Ishte në mesin e minatorëve të cilët u ngujuan në horizontet e minierës dhe më pas i larguar  nga puna po në në këtë vit,dhe  në vitin 1991 përsëri kthehet  në Zvicër edhe për një kohë, meqë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte lëshuar rrënjë në malësinë  e Gollakut Me 11  tetor 1998  radhitet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 153 të Zonës Operative të Llapit në fshatin Zllashë ku udhëhiqej nga komandantët  Fatmir Sopi, Adem Shehu,Sejdi Veseli,Rrahman Dini.Behxhet Vitia dhe shumë të tjerë.

Më 18 prill 1999, njësitet , që komandoheshin  nga epror të brigades 153 dhe 172  gjendeshin në gjendje gatishmërie dhe po më 18 prill  pas ndarjes që detyrave  për zënien e shtigjeve në pjesën juglindore  të fshatit në lagjen Gërbesh.

Fillon lufta frontale me forcat armike serbe ,dhe 19  Prill në luftimet frontale në ditën e dytë pra 19 Prill 1999 në luftimeve të cilat u zhvillua në vijën e parë të frontit kundër forcave armike serbe,me një guxim dhe heroizëm të rrallë  luftoi  duke qëndruar në këmbë  me vullnetit të madh  për çlirim e liri duke u plagosur  rëndë dhe tërhiqet nga vija e zjarrit  me ndihmën e bashkëluftëtarëve,Shemsi Syla-Shaqa,Selami Neziri-Agroni,Ymer Thaçi-Leka,Emin A.Gërbeshi Veli Gërbeshi  dhe disa bashkëluftëtar  të tjerë  dhe po atë ditë ndërron jetë dhe varroset në orët  e vona të mbrëmjes me nderime ushtarake  në afërsi të shtabit  komandës së Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të Zonën Operative të Karadakut i cili gjendej në fshatin Marec  në lagjen Hajdaraj, dhe kështu duke ju bashkuar panteonit të pavdekshmëve për Liri me 20 Nëntor 1999  rivarroset në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Marec.

Dëshmori Shaip Pacolli është dekoruar nga shumë institucione të Republikës së Kosovës.

Pas vete la bashkëshortën Azemine Rexhepi -Pacolli

dhe trembëdhjetë (13) fëmijë.

1.Naser Pacolli

2.Florije Pacolli

3.Fikrije Pacolli

4.Naxhije Pacolli

5.Sadete Pacolli

6.Arbene Pacolli

7.Agron Pacolli

8.Blerim Pacolli

9.Ganimete Pacolli

10.Patriot Pacolli

11.Shyhrete Pacolli

12.Besim Pacolli

13.Ibadete Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme