Periudha pas mocionin të mosbesimit dhe shkarkimi i qeverisë Kurti, krijoi shqetësim filozofik mbi tendencat se kah po e orienton Albini LVV dhe mund të konstatohej se: kërcënimi për gjakderdhje nga eksponentët dhe anëtare të rëndësishëm të LVV përfshi rrethanën Agim Veliu, përkrahja që i vinte nga jashtë, sidomos nga Zonja Von Cramon dhe qeveria e Francës edhe e Gjermanisë, qojnë direkt deri tek krijimi i shumë presedanëve si zëvendësimin i kabinetit Hoti dhe veçanërisht Albini po krijonte predispozita për ta krijuar një “qeveri paralele” dhe se ai do mundohej që kjo qeveri në stilin e përafërt me të Lulzim Bashes në Tiranë, do të tentonte të imponohej përmes ndikimit që e majta evropiane ka në diplomacinë botërore.
Por çka ndryshoi pas vendimit të Gjykatës kushtetuese?
Zonja Von Kramon, pas vendimit të kushtetueses deklaroi hapur se, “të gjithë duhet respektuar vendimin e gjykatës dhe duhet të përmbahen dhe qëndrojnë larg dhunës”. Këto deklarata, janë pasuar nga krejt faktorët relevant të politikës ndërkombëtare të involvuar në çështjen e Kosovës.
Kështu që LVV-së i mbeti të gjej metoda të “revolucioneve të vonuara demokratike” për të bërë politikën kundërshtuese, gjë që e pres që Albini edhe më tej duke mbetur jashtë kuvendit do të krijoj kabinetin në selinë e partisë dhe do tentoj ta bllokojë punën e qeverisë dhe kuvendit përmes të gjitha mundësive që i jepen, në mënyrë që sa më shpejte të bindë botën dhe shqiptarët se edhe kjo qeveri po dështon në vendimmarrjet e rëndësishme dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Pra edhe më tutje jam i mendimit se, jo përmes revoltave me “gjakderdhje”, Albini ka me e përmbysë qeverinë Hoti!
Precedenti pozitiv juridik i Gjykatës kushtetuese.
LVV, gjatë qeverisjes së Republikës së Kosovës, dy herë kishte shkelur Kushtetutën, me vendimet e kufizimit te të drejtave të lëvizjes së lirë të shtetasve të saj, ndërsa në kontestim me dekretin presidencial, LVV e dërgoi në kushtetuese atë, jo për të fituar ndaj dekretit por për të fituar kundër Gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të i mbivendosej.
Ndërsa vendimi i Gjykatës, në pikëpamjen time është presedan në kontekstin pozitiv, ngase partinë e LVV, arriti ta disiplinojë dhe ta detyrojë që nga një lëvizje anarkiste-neokomunistë me zëdhënës kontrovers (siç i kujtojmë thirrjet e Agim Bahtirit, Avokatit Tomë Gashi, deklarimet publike e zyrtare të lidershipit drejtues të subjektit dhe në qeveri, etj) që me fjalor nxitës, po tentonin ti shtynin qytetarët në përplasje civile e gjakderdhje.
Mençuria dhe arsyetimi i Gjykatës duke mos lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi, preciziteti i lartë në interpretimin juridik dhe fryma shtetërore e një Republike parlamentare u vulos përmes vendimit të saj dhe në këtë konstelacion, ky vendim përbën presedanin pozitiv juridik në praktikat e gjykatave kushtetuese në botë, për çka duhen përgëzuar Gjyqtarët e saj, si gardianët e Republikës së Kosovës jo vetëm në ketë rast.
Me ketë do vendosën norma të sjelljes me kulturë institucionale dhe shtet‘formuese, nuk do të lejohet më vendosja e hegjemonisë personale apo konjukturale të asnjë individi, subjekti apo grupimi politik.
Të fituarit e zgjedhjeve, apo qenia parti e parë, nuk do të thotë mbivendosje ndaj kushtetutshmërisë në aspektin procedural ligjor dhe të funksionimit të institucioneve shtetërore.
Praktika, sfidon teoritë, sado të avancuara të jenë si doktrina zhvillimore.
Ndaj Gjykata kushtetuese tashmë e ka intensifikuar rolin e sajë juridik, si gardiane e kushtetutshmërisë dhe demokracisë parlamentare në vendin tonë.
Pritjet nga qeveria Hoti!
Qeveria Hoti, i mori votat indikative, të nevojshme për fillimin e mandatit dhe sot formalisht filloi punën. Zotëri Hotin në memorien qeverisëse, kujtohet si Ministrin që vuri disiplinën financiare gjatë qeverisjes Mustafa/Thaçi.
Ai, paraqiti katër objektiva parësore të qeverisë:
A ka me ia arrite objektivave dhe sa përballon kjo qeveri?
Së pari, vështirësi më të madhe se pandemia, korrupsioni dhe opozitarizmi i Albinit, duhet parë situatën në të cilën aktualisht ndodhet Amerika.
Kriza politike dhe e sigurisë që po kalon SHBA paraqet krizë të madhe edhe në Republikën e Kosovës. Kjo e vështirëson fillimisht tërë përpjekjen, edhe akoma më keq, sepse kjo krizë paraqet krizën nëpër të cilën po kalon Partia Republikane në SHBA.
Nga përvojat e së kaluarës, kur republikanët janë në disavantazh ngritën ekstremet e majta nëpër Botë dhe këto majtizma cenojnë ekzistencën e kombit shqiptarë nëpër shtetet e ndryshme ku kombi shqiptarë shtrihet.
Vështirësia kundër pandemisë dhe ri ngritja ekonomike nuk janë telashe për ketë qeveri por janë bisedimet me Serbinë, ngase kjo temë ka rrezua tri qeveri deri tani.
Me stabilizimin e situatës në SHBA, bisedimet serbo-kosovare duhet me rifillua shumë shpejtë. Në këtë fazë, bisedimet do të jenë tepër të rënda por përcaktuese, ndaj pritet se kjo qeveri ka me e arrite nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare, me theks miratimin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe partive opozitare ka me iu konventa që me mbërri në fundin e këtij kapitulli dhe se zgjedhjet e ardhshme me u zhvillua duke kritikuar qeverinë për të gjitha ato që do të ndodhin në aspektin e përgjithshëm zhvillimor.
Çka do të qëndroj në themel të ujdisë serbo-kosovare?
Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas rekomandimeve të Gjykatës kushtetuese, do të jetë themeli i arritjes së ujdisë me Serbinë. Lëvizja e kufijve si temë, do të ishte e dëshirueshme sikur ti krijohej Kosovës mundësia të rikthente nën administrim edhe Sanxhakun edhe Kosovën lindore me ketë edhe standardet e “Pakos së Ahtisarit” përmes së cilës në do të garantonim të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.
Që nga viti 1999, Republika e Kosovës si shtet i ka tregua Botës se nuk i shkel të drejtat e askujt. Asnjë serb nuk është burgosur në Kosovën e pas luftës, pse është anëtarë i ndonjë partie serbe, në asnjë palë zgjedhje, partitë serbe nuk janë diskriminua. Parlamenti i Kosovës kurrë nuk ka sjell propozim ligje për ndaljen e investimeve në komuna serbe. Decentralizimi dhe formimi i komunave ua ka lehtësua jetën pakicës serbe në Kosovë, përfshirja në Polici dhe FAK si dhe mjetet e informimit në gjuhën serbe si TV dhe media tjera, janë treguesi më i mirë se komuniteti serb brenda shtetit të Kosovës jeton më mirë se kudo tjetër. Prandaj, sikur Bota të donte do të duhej ti ndreqte padrejtësitë historike, që pas “luftërave ballkanike” e posaçërisht pas Luftës se Dytë Botërore të kornizonte tokat tona.
Ne garantojmë se nuk i dëbojmë serbët nga Sanxhaku as nga cilido qytet i Kosovës por do të garantonim liritë dhe të drejtat e njeriut sipas konventave te të drejtave të pakicave dhe bazuar në “Pakon e Ahtisarit”.
Pra të gjitha këto janë një arsye e mirë që Kosovës ti kthehet Kosova lindore dhe Sanxhaku.
Kurse, shkëmbimi i territoreve nuk mund të ndodhë. Në Kosovë nuk ka toke Serbe. Nuk kemi çka i japim askujt! ( Bosnja. Mali i zi, Serbia, Maqedonia veriut dhe Greqia kanë toka shqiptare në zotërim/okupim. Ndaj, kjo duhet diskutuar shpejtë besoj, në një kostelacion të ri botëror.
Sjellja e PDK, ndaj qeverisë?
PDK ka treguar se ashtu siç ishte mbrojtësja e shtetit, dhe kushtetutshmërisë kur ishte në qeverisje, do të jetë edhe tani kur është në opozitë. PDK nuk do të mbështes asnjë propozim a vendim që rrezikon shtetin e Kosovës, nuk bënë pazare për qeveritë por benë politikë shtetërore, e tillë pritet të mbetet edhe më tej.
Besoj shumë se Qeveria Hoti do t’i krijoji opozitës më shumë hapësirë konsultimi dhe krijimi të politikave shtetërore qoftë përmes grupeve parlamentare, qoftë përmes ngritjes së trupave të përkohshme qeveritare për çështje të caktuara.
PDK do jetë përherë mburoja e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.
Presidentin Thaçi në krizën institucionale.
Reforma elektorale në Kosovë duhet me ndodhë. Nuk mund të pritet shpejtë që Kosova të kaloj në shtet presidencial, se duhet përcjellë me shumë ndryshime kushtetuese që e përcaktojnë formën e regjimit por jam i sigurte se Hashim Thaçi nuk do të’ i imponohet kurrë kombit shqiptar si lider ose president i kulisave politike. Jam i sigurte se do të jet president i vullnetit politik kombëtar i shprehur lirshëm në çfarëdo forme zgjedhore.
Dy mandate presidenciale të z. Hashim Thaqi unë mendoj se Republikën e Kosovës kanë me e stabilizua si shtet, qoftë në raportet ndërkombëtare, në aspektin integrues, qoftë në rrafshin e stabilitetit të politikave të brendshme.
Kosovës i duhet së paku edhe një kohë një personalitet me peshë politike dhe me të kaluar politike e cila i lidhë të gjitha etapat nëpër të cilat kaloj Kosova si shtet, që nga shpallja përmes Kushtetutës së Kaçanikut e deri sa të anëtarësohet në NATO.
__________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...