Vazhdim i opinionit/ ALBIN KURTI PO KRIJON ALIBI PËR TË KRIJUAR PUSHTET PARALEL.
6.ASOCIACIONIN KUSHT PËR MARRËVESHJEN FINALE ME SERBINË
Vlerësoj se edhe gjatë kësaj qeverisje, asociacioni do të krijohet, si kusht për arritjen e marrëveshjes me Serbinë? Asociacioni i komunave me shumice serbe e ka qenë temë trajtimi nga gjykata kushtetuese e Kosovës dhe e ka ra ndesh me 11 pozita kushtetuese, si i tillë duhet tpas kujdes që me statusin e komunave të mos shkelet kushtetuta në këto pozicione, nëse ai status krijohet ashtu si ka referuar gjykata kushtetuese, unë e shoh se kjo qeveri do ta krijon atë asociacion, jo vetëm pse e ka nënshkrua Isa Mustafa dhe ka ardhur ndesh e kushtetutën por se e ka krehe gjykata kushtetuese dhe ku ka pas shkelje i ka heqë nga marrëveshja. Pra, mendoj se do arrihet kjo marrëveshje jo nëpërmes shkëmbimit territorial apo lëvizje kufijsh por përmes asociacionit kushtetues. Ajo që shqetëson është fakti se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e mbështet formimin e asociacionit por nuk ka mekanizma normativ që e ndalon pavarësimin politik, territorial apo kulturor të kësaj pjese.
7.A DO TË RUAJ Z.HOTI UNITETIN E GRUPEVE TË INTERESIT BRENDA PARTISË?
Grupimet brenda LDK nuk do të mund të paraqesin asnjë pengese. Disa aty ruajnë ambiciet e vjetra të grupit Sejdiu, ku hyn edhe Kryetarja e Kuvendit.
Për këtë vetëm Kryetarja e parlamentit, duhet të jetë në proces taktizimi për ti treguar LVV se, papjekuria e tyre dhe paaftësia për të kuptuar se në c‘drejtim realisht po frynë era, përkundër drejtimit në të cilin lëviz gjethi, i solli deri këtu sa të mos kenë më as pozitën e Kryeparlamentarit dhe as pozitën e Kryeministrit.
Pres që edhe Agim Veliun ta kthejnë në pozitën e pushteti lokal në qeveri, sepse qe 20 vite është kryesues i komunës, por se ka asnjë aktakuzë për asgjë se përndryshe Albin Kurti do ja kishte mbajtë pamflet para syve.
8.ROLI I MEDIAVE NË KRIJIMIN E FRYMËS SË FITORES PËR PARTI
Për momentin duhet binde elektoratin e LVV se kjo ishte dhe mbetet një politikë e gabuar.
Të gjitha mediat e “pavarura” kanë qenë në krahun e Kurtit dhe e kanë bre opinionin. Sot, kur në Kosovë i kanë hy doktorët nga Serbia dhe testet e Serbisë, populli ka reflektuar. Po fillon të kthej kokën mbrapa për të parë rrugëtimin politik të LVV në aspektin e filozofisë, konceptit dhe doktrinave politike që po shpërfaqi e po përfaqëson LVV, në procesin politik gjatë implementimit.
Në fushatën e kaluar truri politik ka qenë pro Albinit. Opinionin e krijuan mediat. Kjo qeveri që krijohet do ta rrezoj alibinë e LVV dhe z. Kurti, për duart e pastra. Kjo është test i shoqërisë.
Pra ta zëmë se Ramushi dërgon emra për ministra në qeverinë Hoti që janë të pa ezaururar në politikë e të pastër, pastaj Avdulla Hoti ka qenë ministër dhe s’ka gjasa me iu faturua asnjë krim. Pra, po bie alibia e njerëzve të korruptuar. Pra një zhurmues si Rron Gjinovci që e ka ndjek 20 vjet LVV me opinione, i përfolur për përfitime indikativë nga SOROS, mundohet të rrezoj gurë mbi kandidatin për kryeministër z.Hotin. Por z. Hoti se ka asnjë tikete. Pra edhe vet z.Buzhala që e mbanë si katalizatorë i teorive që vet sado i paskrupullt dhe i mençur, nuk bën ballë ti thotë se megjithatë ka një ndërgjegje kombëtare mbi të cilën nuk mund të shkelet, ani se është ai që ka motiv më shumë, e pra ka qenë pro VV dhe tani po i demanton.
Populli nuk kanë luftuar të mos votohet për VV, por ai që i dha “bluzën me gjak” i foli shumë me gjuhën e sajë! Ku mbeti ai? Në cilin bord është? Pra në këto 50 ditë u ka dale boja. Ky nuk mbetet me zero vota por jo më të parët. Dhe ky kontingjent i të rinjve nuk e përben shumicën.
Në këtë situatë LVV po përgatitë një taktizim edhe mbi fatkeqësinë qytetare. Planifikon ta bëj një protestë sociale të qetë, e ulë ketë nivel simpatizantësh agresiv që arsyen ua ka errësuar militantizmi emocional dhe të menduarit brenda qarkut të mbyllur ideologjik dhe do të deklaroj se “e shpëtova gjakderdhjen që e ka trumbetuar PDK e tjerët” dhe se “ja unë nuk jam parti e dhunës”.
LVV dhe Albini nuk po dyshon në humbjen e pushtetit por ky po frikohet se po e humbë edhe partinë.
Investimet ruse që e kanë ngritur deri këtu, iu shkuan huq dhe do ta heqin nga skena. Ky nuk është bosi i procesit, tjerë janë ata!
Në këtë rrethanë, PDK duhet të kthej elektoratin e vet. Kryetari i PDK duhet ti thërras djem e vajza që kanë studiuar dhe të kaluar të pastër si dhe me kredi e integritet, me i konvertua politikat me kuadro atëherë mund të ketë pritje rezultative në proces. Fitorja mbi 50%, si kriter politik elektoral që e kam trumbetua gjata fushatës së shkuar, për cilëndo parti, tanimë ka një modifikim në vlerësimin tim politik. Kjo konsiston se vetëm fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës, mbi 50% të votave do ta stabilizoj procesin politik. Pra, jo më e cilësdo parti.
_____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s