Deçani është njëra ndër komunat që posedon resurse të shumta natyrore e që janë të favorshme për zhvillimin ekonomik, sidomos resurset që janë në masivin e Bjeshkëve të Nemuna.
Lumbardhi i Deçanit është njëri ndër resursit më të rëndësishëm të zhvillimit, qoftë për atraksione turistike apo si burim i energjisë elektrike.
Është e kuptueshme se resurset natyrore duhet shfrytëzuar për zhvillim të qëndrueshëm, sikurse që duhet shfrytëzuar edhe Lumbardhin e Deçanit. Mirëpo, zhvillimi i qëndrueshëm, pos komponentës ekonomike, ngërthen në vete edhe komponentin social dhe atë mjedisor.
Asnjë deçanas apo ekspert mjedisor, nuk është kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore për qëllime ekonomike, e aq më pak për zhvillimin e Deçanit që ka mbetur ndër komunat më të pa zhvilluara, për arsye të ndikimit negativ të manastirit.
Investimet që janë bërë në ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit, janë investime me prapavijë jo të mirë, ngase prapa këtyre investimeve qëndron Manastiri i Deçanit, i cili dirigjohet nga politika e Beogradit.
Në arsyetimin zyrtar të institucioneve, është thënë se “me ndërtimin e këtyre HC-ve, pos që do investohen rreth 55 milion euro, do kemi edhe shumë të punësuar dhe respektim të standardeve të duhura ligjore”.
Këtë, le ta vlerësojnë qytetarët e kësaj komune, pasi që janë vlerësuesit më të mirë për numrin e të punësuarve dhe si janë përfillur standardet ndërkombëtare. Pos këtyre, deçanasit në vazhdimësi po ankohen për mungesë të ujit për pije, sikurse që kishte raste kur uji ishte i pa përdorshëm, ngase ujësjellësi ishte dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve.
Gjatë sezonës verore, deçanasit nuk kanë mundësi të shijojnë freskinë e ujit të Lumbardhit dhe bukuritë natyrore që ofron “Gryka e Deçanit”, ngase sasia më e madhe e ujit, futet nëpër tuba. Futja e ujit nëpër tuba (gypa), duke lënë shtratin natyral të lumit, pa “asnjë pikë uji”, e rrezikon biodiversitetin natyror, gjë që paraqet krim mjedisor, e që është e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me investimet e bëra është shkel Ligji për Zonat e veçanta të mbrojtura, Nr. 03/L-039, i vitit 2008, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji. (Aktivitetet e Ndaluara brenda Zonave të Veçanta të Mbrojtura: a) ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve tranzite në zonat rurale; dhe b) ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit).
Ndërsa, po i njëjti ligji, nuk lejon investimet që zhvillojnë komunën, sidomos rregullimin e rrugës si parakusht për investime në projektet turistike. Pra, dyfytyrësi në interpretim dhe respektim të këtij ligji, nga i cili përfiton vetëm manastiri. Ligji duhet të ndryshohet dhe të jep mundësinë për realizim të projekteve të cilat do jenë për interes të zhvillimit të qëndrueshëm.
Prokuroria të heton zyrtarët më të lartë shtetëror që janë të involvuar në dhënie të lejes për operim të hidrocentraleve, si dhe krimin mjedisor të kryer në Grykën e Deçanit. Shpresojmë në hetuesi dhe drejtësi!
Shkrimi nuk është qëndrim i portalit Arbresh.info
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...