E vetmuar, si dhelpra!
– Në dhelpërimin e saj vjetor, Presidentja Osmani e deklaroi zyrtarisht prishjen e saj me Albin Kurtin, për shkak se ky i fundit ka luajtur ‘bixhoz’ me të, përkatësisht me Amerikën.
– Afro katërdhjetë minuta populli e dëgjoi Presidenten Osmani duke treguar se si kjo është ‘e mirë’, sepse kryeministri Kurti ‘është i keq’!
– I janë dashur katër vite hetime për ta zënë bixhozçiun duke luajtur tinëz me të!
– Presidentja e ka ditur kush është Putini, por nuk e ka ditur kush
është Albin Kurti.
– Një herë e ka ditur, se e ka quajtur Çavez, por pastaj e ka ndryshuar disponimin për të (me rastin kur e mori një kompliment nga ai), e në kulm të ‘lidhjes’, siç ndodh rëndomë, e ka zbuluar se ky luan bixhoz me të, që domethënë me Amerikën.
– Bixhozçive, populli shqiptar u ka thënë serbisht – ‘kockar’.
Kockar është ai person që luan kockë për të fituar pare.
– Pra, arsyeja e vetme që luhet bixhoz janë paratë!
– E për inat të fatit, Albin Kurti ka luajtur bixhoz, e Vjosa Osmani i ka blerë dy shtëpi në Lagjen e Milionerëve (që për t’i inspektuar punimet e tyre i përdorte truprojat e shtetit).
– E ky bixhozçiu i dështuar, jeton me qera.
– Presidentja Osmani ka mbetur e vetmuar, padashje!
Sepse e kanë braktisur!
– Pse e kanë braktisur, dihet, të braktisin gjindja kur nuk u duhesh më!
– Anipse është e vetmuar si dhelpra, opozita mendon se Vjosa Osmani nuk është e vetmuar sepse e ka ‘Amerikën’ me vete!
– Amerikë këta i thonë komplimenteve dhe buzëqeshjeve amerikane!
– Lufta e pozitës dhe e opozitës po bëhet për ‘ish votat’ e Vjosa Osmanit!
– Ku janë gjithë vota?
A janë kah ana e Albin Kurtit;
A janë në diasporë;
A janë në shtëpinë e Ibrahim Rugovës;
Janë në LDK,
Apo s’ekzistojnë më!
– Vjosa Osmani po bën ‘tregti’ me ‘ish votat’ e saj, e bindur se ato vota s’kanë lëvizur vendit!
– Dëshpërimisht po e kërkon një mandat të dytë, prandaj kokën e ka kthyer kah LDK.
– E LDK, është e hapur t’ia marrë votat, anipse nuk e di ku janë ‘ato’!
– As Vjosa Osmani nuk e di se kush është sot votues i saj!
– E di unë.
Gjithkush që sot e përkrahë Vjosa Osmanin, ende nuk e ka marrë vesh se ajo s’është më me Albin Kurtin!
– Albini dhe Vjosa, që të dy, shpresat i kanë varur tek Ibrahim Rugova!
– Derisa Vjosa Osmani e mbështet me fjalë Ibrahim Rugovën, Albin Kurti, në anën tjetër, me paratë e shtetit ia rregullon shtëpinë Ibrahim Rugovës.
– Shtëpia e tij është i vetmi muze i gjallë, ku njerëzit jetojnë në të, me paratë e shtetit. Njerëz muzeal…a çka janë!
Trashëgimtarët që gëzojnë privilegje mbretërore…!
Dhe që respektin e marrin falas!
– Vjosa Osmani e çortoi pa aman Albin Kurtin.
U ankua edhe si Komandane!
Admirimin më të madh ndaj personit të saj e shpreh kur i referohet vetes:
‘Unë, si Komandante e Ushtrisë….pa pasul.
– U ankua se ushtria e saj s’ka as pandufke!
– Sa herë del nga setra e jorgovantë, Vjosa Osmani del edhe nga vetvetja!
– Aq fort doli sot nga vetvetja sa që mori yrysh dhe tha se kurrë President/e më të ‘mirë’ se ajo s’ka pasur Kosova!
– Ka pasur, moj!
– Hashim Thaçi ka luftuar, e ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ia ka siguruar qindra njohje Kosovës dhe nuk ia ka dhënë vetes asnjë kompliment!
– Nëse do të guxonte ta shikonte veten në pasqyre, do të shihte veç angazhime të hatashme për t’u dukur ‘bukur’;
do t’i shihte dy shtëpi superluksoze në lagjen e milionerëve!
– Nëse do të shikohej në dy pasqyre ballë për ballë do ta shihte veten si Presidentja më e pasur e popullit më të
varfër në Evropë…
– Do ta shihte burrin e saj arrogant e të
pagdhendur, duke i quajtur gazetarët – kriminelë, dhe do të zatetej me veten duke i kërcënuar me padi të
gjithë ata që kanë guxuar
t’ia përmendin pasurinë që vet e ke deklaruar!
– Presidentja Osmani suksesin më të
madh të saj e konsideron prishjen me Albin Kurtin dhe guximin për ta quajtur bixhozçi!
– Dhe, sidomos, arritjen e saj atomike e konsideron idenë që ta ‘përdorë’ Amerikën si ‘armë’ kundër Albin Kurtit.
Amerika s’po i bën zë…!
– Tendenca e saj për ta ‘privatizuar’ përkrahjen amerikane, është edhe problem psikik…!
– Albini e përdorte popullin e tij kundër krejt botës, e Vjosa e ‘përdorë’ Amerikën kundër Albin Kurtit!
– Kaq shumë e mësyshën veten këta!
– Çka quan sukses të sajin, ajo!
Le ti përgjiget vetes!
Se askujt tjetër s’është kah i intereson!
P.S. Ishte duke çaprashit mbarë e prapë, në fjalimin e saj ngjyrë hiri, kur papritur e citoi Dafina Zeqirin:
‘ A t’kujtohet qysh na shkojke dita n’lojë;
Na u krujshim e loptë na ranë n’terrfojë
Herë unë ty herë ti mu’
sa u knaqshim tuj u kru’
Krejt katuni në kamb’ u çu
loptë me na i pshtu’!
Shkruan: Kimete Berisha, analiste-publiciste
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...