Ajo çfarë i nevojitet regjionit nuk është një “NATO Arabe” po një Plan Marshall.
Me qëllimin e deklaruar për të sjell prapë në tavolinë një marrëveshje “më të mirë” sesa ajo e nënshkruar nga paraardhësi, administrata e Trump imponoi raundin e parë të sanksioneve ekonomike për Iranin. Raundi i dytë dhe më i vështiri, i cili në qendër ka sektorin e vajit iranian do të vihet në funksion në fillim të Nëntorit. Ekonomia e Iranit ka filluar të bëhet më e ndjeshme, kompanit Evropiane janë duke u larguar, shumë konsumator të vajit iranian janë duke kërkuar burime të tjera. Por kjo nuk është e gjitha. Presidenti Trump është i vetëdijshëm se sanksionet ekonomike nuk mund të detyrojnë Iranin që të negocioj dhe të pranoj kushtet e ShBA. Sanksionet, sipas disa studimeve, kanë mundësi vetëm 35% që të jenë të suksesshme nëse nuk janë të shoqëruara me mjete të tjera të detyrimit, prandaj lind ideja e krijimi të ashtuquajturës “NATO Arabe”.
Aleanca e propozuar Aleanca Strategjike e Lindjes së Mesme (MESA) do të sjell së bashku gjashtë vendet e GCC, Egjipti dhe Jordani për tu përballur me Iranin. Kjo mund të bëhet e ditur në një takim të caktuar në mënyrë të përkohshme për në Uashington më 12 tetor. Në të vërtetë, dikush është i tunduar të mendojë se nxitësi kryesor i kësaj ideje është dëshira e qartë e Presidentit Donald Trump për të parë miqtë dhe aleatët që kanë më shumë barrë financiare në përballjen me kërcënimet rajonale të sigurisë. Pavarësisht nga rëndësia e parave për llogaritjen e presidentit amerikan, ka implikime shumë më të thella të planit të propozuar, i cili gjithashtu do të ndikojë në shanset e suksesit të tij.
Në fakt, ajo çfarë presidenti Trump ka propozuar është krijimi i një formule për një siguri kolektive për tu përballur me kërcënimet e shteteve si Irani ose edhe prej aktorëve jo-shtetëror si Shteti Islamik i Irakut dhe grupe te tjera radikale. Kjo gjë nuk është parë ndonjëherë që pas Luftës së Ftohtë, kur fuqitë e jashtme shpesh u përpoqën të ngrinin aleanca rajonale të sigurisë për t’u ballafaquar me kërcënimet, për të mbrojtur interesat e tyre dhe ato të aleatëve të tyre rajonalë. Por këto sisteme të sigurisë kanë punuar rrallë.
Eksperienca e kaluar
Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, edhe Britania edhe Amerika janë munduar të krijojnë aleanca rajonale të sigurisë me qëllim që të ballafaqohet me Bashkimin Sovjetik dhe të përmbajë komunist në rajonin e rëndësishëm strategjik të Gjirit dhe Lindjes së Mesme. Konflikti Arabi-Izrael dhe lufta e Arabisë kundër kolonive Evropiane, e kanë bërë të vështirë, mbi të gjitha, përfshirjen e Izraelit në ndonjë marrëveshje të Lindjes së Mesme për siguri kolektive. Shtetet e Bashkuara vendosën që, si rezultat, të vendosnin një “nivel të veriut”, duke iu referuar vijës së vendeve që formuan një kufi midis Bashkimit Sovjetik dhe Lindjes së Mesme. Sipas Arkivës së Departamentit të Amerikës, “Ideja ishte të përfundonte një aleancë që do të lidhë anëtarin jugor të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Turqi, me anëtarin më perëndimor të Organizatës së Traktatit të Azisë Juglindore (SEATO), Pakistan”. Përpjekje të tjera u bënë për të krijuar një “Komandë të Lindjes së Mesme”, një ide britanike, për të rrethuar Bashkimin Sovjetik. Plani u braktis në favor të një skeme tjetër: “Organizata e Mbrojtjes e Lindjes së Mesme”. Më vonë përpjekjet kanë rezultuar në krijimin e “Paktit të Bagdadit”, ku përfshiheshin Turqia, Irani, Iraku, Pakistani dhe Britania e Madhe. Amerika nuk iu bashkua Paktit, duke favorizuar të nënshkruante marrëveshje me shtetet anëtare. Të gjitha këto aleanca për siguri kolektive kanë dështuar.
Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, Moska arriti të depërtojë në rajon dhe të krijojë lidhje të ngushta me Sirinë dhe Egjiptin. Për të shtuar fyerje ndaj lëndimit, një anëtar kyç në Paktit të Bagdadit (Irak) u bë aleati më i afërt rajonal i Moskës pas revolucionit të 1958, i cili shkatërroi monarkinë.
Arsyeja kryesore për dështimin e të gjitha këtyre masave të sigurisë ishte një mungesë e brendshme e kuptimit nga arkitekti, SHBA-ja në këtë rast dhe pamundësia e saj për të vlerësuar centralizimin e kauzës palestineze në vetëdijen kolektive të popullit arab. Për shumicën e arabëve, në atë kohë, Izraeli ishte kërcënim shumë më i afërt sesa Bashkimi Sovjetik. Sot, ka më shumë arsye për të pritur dështimin e NATO-s arabe të sponsorizuar nga SHBA.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...