Nga: Avni Jashari
Dje partitë opozitare morën një nismë për të cilën mendoi që është tejet e rëndësishme dhe me vlera të larta kombëtare. E si të mos jetë nënshkrimi i këtij peticioni me vlera kombëtare duke pas parasysh gllabërimin e trojeve tona para syve tanë. Pushtetarët tanë me buzëqeshje ironike kanë nënshkruar e po nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme në favor të armikut tonë shekullor. Këto nënshkrime e shitje para syve tanë po t`i bënin në dëm tek familjet e veta sigurisht që familjarët do të ishin distancuar nga ta. Populli ynë kohëve të fundit është bërë sikur qengji i butë dhe edhe nëse ujku kalon aty pran vetëm lutet të mos jetë ai viktima. Shpeshherë kjo situatë mi kujton vitet 90` dhe të ashtuquajturën politikën tonë paqësore. Sot është pak më ndryshe më ujkun e madh (Serbin) janë bërë bashkë edhe “hienat” tona (pushtetarët tanë të korruptuar e të shantazhuar).
Sot nga pas lufta e së këndejmi çdo qeveri që ka ardhur në pushtet ka zhvatë, ka shitë e ka privatizuar në favor të ndonjë këmbimi e benifiti personal e klanorë.
Milionat e derdhur nga paslufta e së këndejmi janë veç njëra nga ato arsye për të cilën ish dashtë populli të dal në rrugë ditë e natë e të mos lejoj që pasuria e tyre të nëpërkëmbët nga “hienat” të cilat as sot e kësaj dite nuk janë ngopur nga mishi i mishit të tyre.
Megalomania e pritjes së Hashim Thaçit kohë më parë në Malin e Zi i cili u prit si një burrështetas i vërtet, i doli boja, si të mos pritet një njëri si burrështetas në një vend ku i fal tokë të shteti hiq më pak se afro 10.000 hektar.
Këta njerëz në asnjë vend nuk do të kishin pasur jetën e gjatë në pushtet. Kulmi i shantazhit krimit e korrupsionit janë së fundmi demarkacioni dhe Zajednica. Çka ju kanë premtuar Bashkimi Europian në këmbim të këtyre marrëveshjeve një zot e di, por një është mase e qartë, premtimet janë vetëm personale sepse po të kishin qenë për shtet sot Kosova kishte me ngjasu me një shtet të mirëfilltë Europian.
Shumë deputet që sot janë pjesë e këtij legjislacioni i kanë futur veshtë në lesh, edhe këta vetëm për interesa të tyre personale e familjare. Sot kur lundroi në internet e i shoh disa opinione të tyre të dikurshme nuk arri t`i njohë, sikur të ju është shpërlarë truri dhe u ka instaluar tru tjetër. Por jo, akuzat e këtyre opinionistëve të dikurshëm po dalin se paskan qenë vetëm sa për ta arritur një post për vetë dhe rehatuar bythën e vet, sa për popull “kush po ja rras”.
E po mirë, populli po e ha atë që e ka merituar dhe po e meriton. Nuk mjafton nënshkrimi i një peticioni në këtë rast, nuk mjafton as shkrimi i këtij opinioni e shumë opinioneve që kam shkruar të natyrës së ngjashme… Sot si kurrë më parë ky popull ka nevojë të ngrihet në këmbë dhe të mos ulët derisa t`i arri synimet e veta. Bashkësia Ndërkombëtare në këtë rast nuk guxon të intervenoi siç ka bërë deri më tani duke i mbrojtur “hienat” nga “qengjat” e pambrojtur. Të gjitha këto shtete Europiane që sot na dëshmohen si demokrate duke na thënë se këto marrëveshje janë në favor të tonin, janë gënjeshtra dhe nuk përkojnë aspak me realitetin, sepse tërë këta “demokrat” ndërkombëtar po ta kishin një realitet të tillë në vendin e vet do të dinin shumë më mirë ta menaxhonin, madje prijësit siç i kemi ne këtu nuk do të qëndronin në pushtet as edhe një javë.
Prandaj të dashur qytetar të Republikës së Kosovës, nëse edhe ky peticion, që duhet të nënshkruhet nga të gjithë ne, nuk merret parasysh dhe injorohet siç janë injoruar shumë gjera kombëtare deri sot, duhet të themi mjaftë është mjaftë. Të ngrihemi i madh e i vogël dhe të mos ndalemi derisa t`i largojmë të gjitha “hienat” nga parku ynë. Por të jemi sy qelë e të mos lejojmë më që në vend të “hienave” të vinë “shakallët”, por të vendosim një “luan” që e mbron tufën dhe territorin ashtu qysh din më së miri instinkti i tij, në këtë rast instinkti kombëtar.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...