Shkruar nga:
Agron Sadiku – Ekonomist
Pesha e një police sigurimi ka ndikim shumë dimensional në jetën e një njeriu dhe të një shoqërie në përgjithësi. Poseduesi i saj ka pas vetës një mekanizëm të tërë organizmash e njerëzish, ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët qëndrojnë pas këtij poseduesi të kësaj letre me vlerë.
Ndikimi Shëndetësor:
Bartësi i një police të sigurimit shëndetësor, ka çasje në institucionet shëndetësore më të mira në vend dhe rajon, si në aspektin infrastrukturor po ashtu edhe në atë cilesor e human.
Pjesa pamore: – Infrastrukturë, Mirëmbajtje, Inventari, shërbimi informues, sjellja e personelit në menyrë të shkëlqyer etj. Krejt kjo bëhet për të tërhequr sa më shumë pacientë (klientë, konsumatorë) në institucionet ku ata punojnë, pasi që nga ata varen edhe pagat e stafit dhe mirëqenia e tyre.
Pjesa cilësore dhe humane: -shërbimet mjekësore për ndërhyrjet tek bartesi i kësaj police sigurimi, do të jetë edhe kjo e një niveli maksimal. Kjo arrihet në dy mënyra. Njëra për arsye se, sa më shumë të ketë suksese personeli i atij institucioni spitalor, aq më të mirë do ta ketë “gudvillin” institucioni dhe do të ketë kërkesa më shumë për shërbime nga pacientët e tjerë. E dyta është: Prapa bartësit të policëss, qendron nje korporat e cila nuk deshiron te paguaj gabimet e te tjerve, në rastin tonë, neglizhencën apo jo profesionalizmin e personelit shëndetësor. Këto korporata me mekanizmat e tyre janë në gjendje të detyrojnë institucionet spitalore të kompenzojnë pacientin për gabimet e tyre, pasi që kanë mundësi të ndjekin lëndën deri në nivelin ndërkombëtar të drejtësisë, sepse janë në pyetje fitimet e tyre.
Ndikimi Farmaceutik:
Në sektorin farmaceutik, bartësi i një police do të ketë përparësi shumë herë më të mira dhe më të lira, pasi që ky sektor do të paguhet nga policia e jo nga xhepi i qytetarit. Korporata që ka lëshuar atë policë do të kontrolloj edhe tregun farmaceutik, nuk do te lejojë që të keqpërdoret me çmime të larta dhe me cilësi të dyshimta, sepse pasojat do t’i bartë institucioni i cili nuk u përmbahet rregullave të përcaktuara me ligje, dhe në fund përfiton qytetari.
Ndikimi në infrastrukturë dhe komunikacion:
Policat e sigurimeve shëndetësore ndikojnë edhe në infrastrukturën tonë, ta zemë, -një person i siguruar, del në rrugë, dhe një automjet e aksidenton atë, dhe konstatohet se ai aksident ka ardhur si pasojë e infrasttukturës jo adekuate dhe jashtë standarteve ligjore, apo për shkakë të mungesës së sinjalistikës së duhur, atëherë, shpenzimet e shërimit dhe kompensimit të këtij qyetetari do t’ia paguajnë institucionet përgjegjëse për infrastrukturën dhe sinjalistikën rrugore nga buxhetet e tyre, e jo kompanitë e sigurimeve.
Ndikimi në komunikacion dhe kontrollimet teknike të automjeteve:
Kompanitë që janë të licensuara për të parë gjendjen teknike të automjeteve që marrin pjesë në komunikacion, nuk do ta kryejnë punën e tyre ashtu si që e percaktojnë dispozitat ligjore. Mjetet që shkaktojnë aksidente si ne ambient po ashtu edhe në njerëz, kompensimin e ketyre dëmeve do ta bulojë kjo kompani e cila nuk e ka kryer detyren ashtu si duhet. E në këto raste keto fatura janë më të mëdha se kapaciteti i tyre financiarë, kështu që, nuk ka arsye të bëhen tolerime ose papergjegjesi profesionale në kontrollimin teknik të mjeteve që frekuentojnë këto kompani.
Ndikimi mbi policinë e shtetit për zbatimin strikt të ligjeve të komunikacionit do të jetë nga shoqatat e këtyre korporatave të sigurimeve të cilat do të bëjnë presion në MPB.
Ndikimi në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë në punë:
Me polisë sigurimi do të rritet niveli i sigurisë së përgjithshme në vendbanime, në shkolla, ambiente publike etj, kjo do të arrihet pasi që edhe kacafytjet, rrahjet fizike do të ishin target i polisës së sigurimit, çdo lëndim trupor, prishtje të infrastrukturës, demolim të ambientit do të ngris faturën tuaj të sigurimit për t’i mbuluar dëmet e shkaktuara nga personi i siguruar.
Siguria ne punë do të jetë në një nivel shumë të madh. Të punësuarit do t’i garantohet një orar 8 orësh i punës, komfor ligjeve të punës, kjo do të bëhet për të ruajtur vigjilencën në punë të puntorit, -në rastë se një i punësuar lëndohet në punë jashtë normave ligjore të cilët rregullojnë oraret e të cilët do të jenë të përcaktuar edhe në kontratat e sigurimeve, këto kompenzime do t’i bartë kompania punëdhënëse për mos respektim kontrate të punës dhe kushteve jo të mira në punë të të punësuarëve.
Arsimim të kuadrit shëndetësor më Cilësor
Fakultet e Mjeksisë nuk do të nxjerrnin studentë të pa përgatitur për tregun e punës, siç ndodh
tash në formen e nepotizmit dhe korrupsionit. Kjo nuk do të ndodhte pasi që ai student i cili nuk i plotëson kriteret për të punuar në institucione shëndetësore, ai nuk do të pranohet në punë, kjo ndodh pasi që asnjë institucion nuk do rrezikonte të fuste në punë një njeri jo kompetent se me pasë do të paguente faturën financiare dhe gudvillin e institucionit për mos dijen e tij/saj.
Ndikimi në sistemin e drejtësis:
Krejt këto balanca arrihen falë një sistemi efikas të drejtësisë! E ky i fundit, do të detyrohet të veproj shpejt dhe drejtë në të gjitha situatat që kanë të bëjnë me këto grupe të interesit! Palët ankuese në këto raste do të jenë korporatat dhe shoqatat e institucinove që implikohen në kontestet e ndryshme, dhe kur sistemi ynë i drejtësisë nuk arrin t’i zgjidhë kontestet atehrë implikohen edhe organizmat ndërkombetar të drejtësisë dhe në fund drejtësia vihet në vend.
Këto organizma ngërthejnë në vete profesionistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, mjete të mjaftueshme financiare për t’i perballuar këto procese, dhe asnjera palë nuk lejon që t’i shkilen apo tu bëhet e padrejtë në betejat gjygjësore.
Ndërgjegjësimi i shoqërisë:
Qenija njerzore është e prirur nga aspekti material dhe kur ky aspekt i preket, ai ndërgjegjësohet, kulturohet dhe emacipohet pa ndonjë sforcim apo masë shtrënguese nga ana e shtetit!
Ky lloje i sistemi, që do të duhej ta kishim që moti të rregulluar do t’i prekte Nepotizmin, Korrupsionin e pothuajse çdo segment te jetës, që unë nuk kam arritur t’i përmendë të gjithë me këtë shkrim.
Krejt këto Balance në mes të institucioneve dhe individëve i mbanë paraja në mes, që të gjithë luftojnë për të mbrojtur interest e tyre financiare, jo ato morale, fetare, patriotike, folklorike e humane etj.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...