Google ADS

Përgjegjësia institucionale vetëm me fjalë dhe konferenca boshe!

22:50 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

SHKRUAN: Baki Azemi

Edhe përkundër krekosjes së qeverisë dhe fjalëve boshe të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së për nivel të lartë gadishmërie dhe vigjilence dhe kontrollat e shtuara hyrje-dalje në kufinjë, edhe përkundër faktit se qe tri javë e dinim vendin e krizës së pandemisë që na rrezikonte më së shumti siç ishte Italia, sot pikrisht kemi dy të prekur të ardhur nga ky shtet dhe që korronspodojnē se janē futur në Kosovē para pesë-shtatë ditëve dhe nuk janë vu re nga autoritetet kosovare edhe pse pretendohet se kontrollojnë kufinjët dhe aeroportin e Prishtinës.

A mund të koonkludojmë se kësi rastesh kemi edhe të tjerë, ku njerëz dhe shtetas tjerë të huaj nga Italia dhe shtetet tjera janë futur dhe vazhdojnë të futen dhe askush nuk i kontrollon apo të marr masa ti vendos në karantinë.

Imagjinoni, pretendimet tani janë se shtetasja italiane ka pasur kontakt me tre antarë të tri familje nga Klinë dhe me nxënës dhe vullnetarë tjerë në Qendrën e Karitasit, por edhe sa kontakte mund të ketë pas prej kufirit deri ne Klinë, pastaj këto familje nga Klina dhe ata nxënës nga Qendra e Karitasit me sa familje e me qytetarë të tjerë kanë mundur të kenë kontakte për këto 5 ditë!? Kjo do del një zingjirë shumë më i gjerë dhe se shkalla e shpërndarjes dhe prekjes nga Kovid19 duket se do del në start me e madhe.

E njejta situatë ishte edhe për qytetarin nga Vitia, i cili përpos antarëve të familjes, ka arrit ti fus në rrëzikshmëri edhe komplet stafin e qendrês emërgjente në Viti, por duke mos e arsyetuar edhe mos vigjilencën e këtij stafi,i cili duke e lejuar të largohet nga aty dhe të shkoj në Gjilan pa marr masat paraprake që ka qenë dashur të merren edhe për shkak të simptomave, por edhe për shkak të vendit nga ka ardhë dhe pastaj ta dërgojnë në Prishtinë!

Starti i kësaj Pandemie në Kosovë fillon nga neglizhimi institucional, por edhe nga faktori njeri, si jo human dhe jo me motal, sikur dy rastet e tilla, të cilat vetë-vetiunë mënyrë vullnetare ka qenë dashur të kërkojnë të testohen, pasi kanë ardhur nga një vend me rrezikshmëri të lart siç është Italia.

Nga kjo del se shkalla e rrëzikshmërisë dhe infektimi nga ky virus është shumë më i lart dhe zingjiri i infektimeve ka shtrirje më të gjërë, por se duhet kohë të zbulohen; duke e parë neglizhencën tonë dhe mos gadishmërinë që të mbrohemi vetë dhe të tregohemi të përgjegjëshëm dhe jo të presim nga institucionet gjegjëse që pêr një javë vetëm konferenca dhe takime kemi parê, atëherë lutemi që të fillojmë ta marrim më seriozisht ne vetë-vetiu, të kemi më shumë kujdes dhe ti zbatojmë rekomandimet e OBSH dhe ti marrim masat individuale ta kalojmë me sukses edhe këtë sfidë me shtrirje botërore!

Pa panikë, Zoti na ndihmoftë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme