Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe mundë të jenë të rrezikshme gjatë përdorimit, andaj duke marrë parasysh se në të shumtën e rastëve personat që i shpërthejnë këto mjete piroteknike janë të miturit dhe fëmijët, duhet të apelohet për kujdes jashtëzakonisht të madh, sepse materialet piroteknike (fishekzjarrët), në rast se nuk përdoren në kohën dhe vendin e duhur, përbëjnë rrezik për lëndime serioze.
Me afrimin e festave të fundvitit, fillojnë edhe përgaditjet për festimin e tyre. Fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike janë padyshim një mënyrë e bukur për të shënuar momentet kulmore të këtyre festave, megjithatë, përtej atmosferës së jashtëzakonshme që krijojnë, ato janë të rrezikshme për shëndetin, pasi mund të bëhen burim aksidentesh dhe dëmtimesh si djegie, shurdhime por njëkohësisht shkaktojnë edhe ndotje akustike dhe ndotje të ambientit.
Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe mundë të jenë të rrezikshme gjatë përdorimit, andaj duke marrë parasysh se në të shumtën e rastëve personat që i shpërthejnë këto mjete piroteknike janë të miturit dhe fëmijët, duhet të apelohet për kujdes jashtëzakonisht të madh, sepse materialet piroteknike (fishekzjarrët), në rast se nuk përdoren në kohën dhe vendin e duhur, përbëjnë rrezik për lëndime serioze.
Institucionet relevante, respektivishtë Ministria e Punëve të Brendshme, duhet që në prag të këtyre festave, në kohë reale të ndërmarr fushata informuese / senibilizuese, në mënyrë që qytetarët të jenë të njoftuar për rrëzikun që paraqesin këto mjete piroteknike, ndërsa komunat, siç edhe kan vepruar disa prej ty në vitet e fundit, duhet që gjatë kohës së këtyre festave ta ndalojnë me urdhëresë për një periudhë të caktuar kohore përdorimin e produkteve piroteknike, në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, për shkak të sigurisë së qytetarëve dhe si një preventivë mjaftë e qëlluar në mënyrë që të evitohet rreziku nga përdorimin i tyre, kurse gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, duhet të gjobiten.
Si këshilla të dobishme në lidhje me përdorimin e këtyre mjeteve piroteknike, mundë të ceken disa prej tyre:
* Asnjëherë të mos përdoren fishekzjarre në ambiente të mbyllura (shtëpi, lokale, bare, zyra dhe klasa shkolle).
* Të mbahen fëmijët larg mjeteve piroteknike, ruani veten dhe të tjerët, udhëzoni fëmijët të mos përdorin fishekzjarrët si lojë, pasi mund të dëmtohen rëndë.
* Asnjëherë të mos ndizen fishekzjarre brenda sendeve të forta e të mbyllura, si gota e shishe qelqi, kuti metalike etj.
* Mos të lejohen fëmijët të luajnë me fishekzjarre apo t’i ndezin ato, të paktën jo pa praninë e personave të rritur.
* Asnjëherë të mos mbani fishekzjarre në xhepa.
* Asnjëherë të mos i vendosni ato në pjesë të trupit kur i ndizni, por mbajini në një distancë të sigurt.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...