Shkruan:Refik Hasani
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapësira në ish-RSFJ, e që janë sot me qëndrim në Kosovë, do të duhej të regjistrohen në një rubrikë të veçantë në çdo fletëregjistrim. Projekti kapital ku duhen përgatitje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve ndërkombëtare. Rëndësia është shumë e madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike, në të gjitha fushat. Regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që ishte planifikuar të zhvillohet në vitin 2021, është shtyer për vitin e ardhshëm 2022.
Do të dihet saktësisht se kur janë ardhur, prej cilit lokalitet janë, ku janë vendosur dhe gjendja materiale e tyre si kategori. Parashikimi për këtë rubrikë është e nevojshme veçmas për Shqiptarët e lindur në Mali të Zi, nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, por edhe nga hapësira e ish-ngrehinës artificiale të quajtur jugosllavi. Agjencia e Statistikave të Kosovës është kërkesë e kohës që të parashihet një rubrikë e veçantë për të lindurit jashtë Kosovës!. Mos të lëshohet ky rast i radhës, pasojat do t’i bartim të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Kjo nuk është realizuar në vitin 2022.
-Të parashihet një rubrikë e veçantë në çdo fletë të regjistrimit civil për banorët e ardhur, ku do të dihej saktësisht se sa banorë nga cili lokalitet a Komune i takojnë.
– Regjistrimi do të ishte tejet me rëndësi dhe me vlera që nuk mundë të maten fare, sepse do të kemi pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim në Kosovë, por konsiderohen si të ardhurit e luftës apo si kategori e të dëbuarve pas qershorit 1999, deri më datën e regjistrimit.
– Do të dihej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe prej cilit shtet a lokalitet janë të ardhur dhe në cilin shtet dhe komunë janë të vendosur me qëndrim.
– Në bazë rezultateve të përpunuara do të dilet publikisht se çfarë statuti ju takon kësaj kategorie, e jo si deri më tani pa kurrfarë statusi të definuar, si refugjat, ilegal gjysmë ilegal, të parregulluar, të përkohshëm, si kategori e luftës, apo si banorë që kanë ikur nga mungesa e kushteve apo ka ndodhur ndonjë fatkeqësi elementare natyrore apo!.
– Pas përfundimit të këtij projekti përveç që do të dihet dhe pranohet numri i këtyre banorëve, do të planifikohet se çfarë duhet të ndërmerren për qëndrimin e mëtutjeshëm të tyre në Kosovë dhe do nxirrej se sa është investuar për kthimin e tyre në trojet e tyre.
– Deri më tani këto banorë kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe të askujt, disa nuk mundë të regjistrohen, disa janë pa farë qëndrimi të rregulluar, disa jetojnë në Kosovë kurse i posedojnë vetëm dokumentet e Republikës së Serbisë, e disa prej tyre posedojnë dokumente të dyfishta.
– Nëse nuk regjistrohen edhe kësaj here në regjistrimin e dytë, mbesin jashtë sistemit, por vetëm si të veçuar në një rubrikë që më lehtë është të dallohen për t’i identifikuar, sistemuar, evidentuar dhe numëruar saktësisht do të mbesin jashtë regjistrave të Kosovës dhe prej nga vijnë.
– Shqiptarët që erdhën dhe vendosën nëpër lokalitete të Kosovës nuk ishin vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por sa kishte nga këto tri komuna po aq, e ndoshta më shumë, ka pasur edhe nga qytetet të tjera të Serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranja, Kragujevci; por edhe nga Vojvodina, si Novi Sadi; pastaj Podgorica, Ulqini, Rozhaja, Tivari e vende të tjera.
Institucionet e Kosovës e lëshuan rastin se në fillim të hyrjes në Kosovës është dashur të pajisen me kartela identifikimi, por si të përkohshme, si që ndodhi në vitin 1999 në Maqedoni.Më lehtë do të dihej dhe do të pranohej numri i atyre që janë si të dëbuar, zhvendosur e shpërngulur Kjo do të ishte mënyra më e mirë e evidentimit dhe pranimit nga të gjitha palët për banorët që po hyn në Kosovë.
Është interes kombëtar të regjistrohen të gjithë, por rubrika të jetë e veçantë
Evidentimi dhe pranimi i banorëve shqiptarë që kanë filluar të banojnë në Kosovë pas qershorit 1999, nuk është trajtuar evidentimi i kësaj kategorie nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë. Regjistrimi i cili do të mbahet në vitin 2022 domosdo duhet ti përfshij edhe të dëbuarit, zhvendosuri e shpërngulurit shqiptarë jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga e tërë ngrehina e hapësirës së ish-Jugosllavisë. Rubrika duhet të parasheh rubrikën e veçantë për të ardhurit pas qershorit 1999. Me këtë do të identifikohet a janë të ardhur para apo pas qershorit 1999. Kur dihet mirëfilli se në Kosovë nuk është organizuar regjistrimi i popullatës tri dekada. Pra, regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 1981, ku prej atëherë kemi një fluks të madh të ardhurish nga pjesët tjera jashtë kufijve të Kosovës. Me këtë regjistrim do të dihet dhe pranohet botërisht, saktësisht sa banorë kemi të ardhur që janë të lindur jashtë territorit të Kosovës e që sot jetojnë në Kosovë.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...