Nga: Ben Andoni
Shqipëria është mirë të qëndrojë larg çështjeve në Kosovës nëse nuk ndih për ndonjë zgjidhje, paçka se dy njerëzit kryesorë të Shqipërisë sot, Rama dhe Basha, janë të mirëpritur. Mbase është koha t’i themi njëri-tjetrit hapur se jemi vëllezër por tashmë me kulme të ndryshme. Po të donim një kulm, do të silleshim dhe do vepronim si të tillë, dhe nuk do t’i vendosnim shkopinj tjetrit nën rrota.
Vizita e fundit e z. Lulëzim Basha, kreut të Opozitës shqiptare në Kosovë, mund të vlerësohet për protokollin e ndjekur dhe përpjekjen e tij të shfaqet realisht si faktor. Ka takuar të gjithë piramidën shtetërore të Kosovës, madje edhe opozitën. Është sjellë si pushtetar i vërtetë, pasi ka dhënë mesazhe dhe është distancuar me format e ndjekura prej opozitës kosovare, paçka se i mungon realisht forca reale në partinë e vet. E veçanta ka qenë se opozita kosovare nuk mund të quhet simotër për PD-në, pasi jo fare paradoksalisht Basha po e orienton më shumë bashkëpunimin politik me PDK-në, në maxhorancë. Një parti që ka pushtet në Kosovë tej pushtetit de jure. Basha në një farë mënyre ka filluar të mendojë realisht me kartat e veta dhe duket se kalkulimi është shumë i mënçur. Duhet thënë se formacioni i LDK-së është më afër frymëzimit bazik të Partisë Demokratike shqiptare dhe bashkëpunimi i tyre ka qenë më i afërt, pasi edhe vetë lideri historik i PD-së Berisha është shprehur publikisht pro LDK-së rugoviane. Por, Basha duket se po zgjedh pragmatizmin, kundrejt patetizmit të Berishës. A mjafton kjo vallë?
Në fakt, si ai edhe zyrtarët e tjetër shqiptarë po e shfrytëzojnë Kosovën për të rritur pehashin e tyre patriotik. Edhe pse, pak muaj më parë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nuk e rriti dot të vetin, dhe u largua pa bërë asgjë për mosmarrëveshjet e politikës kosovare. Kurse kryeministri aktual Edi Rama e ka ende në nivelet më të larta, sepse e artikuloi për herë të parë në Beograd kërkesën për Kosovën. Krejt ndryshe, kryeministri i dikurshëm dhe figura më e fuqishme në hije e PD-së, zoti Berisha, e ruan nderimin sepse është mbajtur pas arsyetimeve patriotike dhe aktit realisht që mbetet për t’u përshëndetur: “Rrugës së Kombit”, për të cilën z.Basha ka ende një faturë llogarie morali, pasi ajo administrative penale duket krejt e tejkaluar me erën Rama.
Interesant dhe e zgjuar është se Basha mund ta bëjë këtë udhë Kosove edhe për të tatuar mbështetësit e PD-së në Kosovë, që për zgjedhje vinë të organizuar dhe votojnë thjesht në mbështetje qoftë edhe pa asnjë ide se çfarë mund të jetë më e mira për Shqipërinë!
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë