Shkruan: Flurim Arifi
Partia Demokratike e Kosovës, është parti e cila ka qenë pushtet për një kohë të gjatë. Tani gjendet në opozitë (dhe mirë që është pasi që ka patur nevojë për një rifreskim) por cilat janë sjelljet e saj karshi kërkesave dhe sfidave në të cilat po gjendet shteti jonë tani. Kjo është një pyetje dhe kërkesa nga shumë simpatizantët dhe përkrahësit e saj.
Deri tanë lidershipi i Kryetarit Veseli është për të përshëndetur, pasi që ka krijuar një vazhdimësi në politikëbërjen dhe në qëndrimet e PDK-së. Qëndrimi në opozitë nuk guxon të jetë vetëm premtim momental, është vështirë për disa përbrenda PDK-së që të pajtohen me këtë veprim të Kryetarit Veseli, pozicionimi në opozitë, por për fat të mirë të partisë Kryetari Veseli e ka kuptuar drejtë porosinë e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhje e 6 Tetorit.
Megjithatë roli dhe rëndësia e veprimit për PDK-në është i një rëndësi të veçantë, pas shkarkimi të Qeverisë Kurti. Pa dashur për të hyrë në interpretimet Kushtetuese, sipas të gjitha mundësive do të kemi një Qeveri teknike/unitare. Ky veprim politik padyshim që do të kërkoj një qasje të PDK-së karshi kësaj situate të re, sidomos pasi që është parti e parë/madhe opozitare.
Partia Demokratike e Kosovës, duhet me qenë sy hapur dhe objektive përpara kësaj sfidë politike, krijimi i një Qeveri të re do të jetë një kthesë dhe mundësi për gjithë politikëbërjen kosovare që të rivendos marrëdhëniet tona tradicionale me miqtë tanë amerikan dhe evropian.
Partia Demokratike e Kosovës duhet dhe është me rëndësi mbajtja qëndrimet pro evropiane, pro amerikane me qëllime të qarta në forcimin e shtetit dhe zhvillimit të demokracisë të brendshme por qëndrimi në opozitë për PDK-në në këtë periudhë është i domosdoshëm.
Po ashtu PDK-ja dhe gjitha partitë tjera kosovare kanë përgjegjësi në ndaljen dhe promovimin e një fryme anti amerikane që është duke ardhur nga një tabor i cili nuk është duke zgjedhur rrugë apo mënyrë për të mbajtur pushtetin e tyre. Së fundi nga po ata patriot të vonuar kemi edhe thirrje “vëllavrasjen” që duhet të dënohet nga të gjithë qytetarët dhe intelektualët e këtij vendi.
Në fund uroj që Kosova do t’a tejkaloj këtë sfidë të epidemisë në mënyrë që të fokusohemi në zhvillimin dhe përparim e shtetit dhe shoqërisë.
Shëndet dhe suksese!
Flurim Arifi
Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së Dega në Gjilan
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri