Shkruan: Gazmend Morina
Ish gazetarja Arbana Xharra, që sapo ka aderuar në PDK, sot është rrahur brutalisht nga persona ende të panjohur, e që mund të supozojmë se dikujt i kanë penguar shkrimet e saj apo edhe veprimi i fundit, kalimi në PDK.
Sot e pashë një reagim kolektiv, ku u dënua ashpër sulmi ndaj saj. Kjo është pikërisht ajo që duhet bërë në situata të tilla, kur sulmohet fizikisht një qytetar i këtij vendi, e sidomos kur kjo bëhet për shkak të shkrimeve gazetareske apo veprimeve politike.
Mirëpo, dua t’ua rikujtoj zyrtarëve të PDK-së, e sidomos Kadri Veselit dhe ish kryetarit të partisë, Hashim Thaçit (shpresoj që këta rreshta do t’ua transmetoj dikush), se viktimë e një sulmi fizik për shkak të shkrimeve kam qenë edhe unë vitin e kaluar, i cili është urdhëruar nga miku i tyre Ahmet Tmava (ish kryetar dege në Mitrovicë dhe i ‘avancuar’ në postin e menaxherit të Trepçës), si dhe i organizuar dhe ekzekutuar nga zyrtarë të degës së PDK-së në Mitrovicë.
Për këtë sulm kishte reaguar personalisht shefi i OSBE-së në Kosovë, shoqëria civile dhe gjitha partitë politike, por nuk ishte thënë asnjë fjalë nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëpartiakët e tyre të tjerë. Madje, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit e ka evidentuar sulmin ndaj meje, në mesin e katër sulmeve më të mëdha ndaj gazetarëve në Kosovë përgjatë vitit 2016.
Nuk po them se Veseli e Thaçi kanë pas dorë në sulm apo që kanë qenë në dijeni për kryerjen e tij, por ata asnjëherë nuk u distancuan nga organizatorët dhe sulmuesit, madje i avancun në pozita të larta drejtuese shtetërore menjëherë pas sulmit. Për dallim nga Thaçi që nuk është se është marrë gjatë kësaj periudhe me zyrtarë të degëve, Veseli vazhdimisht shihet në Mitrovicë publikisht nën shoqërimin e tyre dhe nuk i mjafton vetëm kjo, pasi që e ka pikë të dobët edhe fotografimin me ta.
Ju z.Veseli dhe ju zyrtarë e aktivistë të PDK-së, a po e shihni se nuk është mirë të rrahni gazetarë, sepse kjo pastaj shndërrohet në dukuri dhe secili mund të bëhet cak sulmi, pasi që kryerësit nuk po marrin dënimin për shkak se po zvarriten seancat gjyqësore, njëjtë siç po ndodh me rastin tim.
Për dallim prej të tjerëve që janë në PDK e që asnjëherë nuk shprehën publikisht keqardhje për sulmin e kryer nga bashkëpartiakët e tyre, Arbana Xharra në Ditën e Lirisë së Medias, kur ishim bashkë në një panel diskutues bash për këtë temë, më kishte shprehur keqardhje për sulmin që e kishin kryer tashmë bashkëpartiakët e saj.
Për fund, PDK-ja do të duhej të ndihej e turpëruan më atë që kanë bërë zyrtarët e saj, sepse ata krijuan praktikën për rrahje, e që fatkeqësisht sot të mund të sulmohet pa frikë anëtarja e tyre më e re.
Më vjen jashtëzakonisht keq për ata që i ka ndodh Arbanës, të cilës i uroj shërim të shpejt dhe suksese në aktivitetet politik, ku do të isha ndjerë mirë nëse arrin ta ndryshon PDK-në, ashtu siç ka premtuar.
______________________________________________________________________________________________________________
(Autori është kryeredaktor i portalit Veriu.info)
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...