PDK, AAK, Lista Srpska dhe 3 kamikazat e LDK-së mendojnë se kur nuk të pëlqejnë rregullat e lojës është mirë me marr topin edhe me shku në shpi. Edhe kështu si tu sha e tu shku – si ai fëmijë i lazdrum.
Shkruan: Demush Shasha
Jam dakord se ndoshta asnjë votues i PDK, AAK, Lista Srpska dhe 3 kamikazave të LDK-së nuk dëshiron që Vjosa të zgjidhet Presidente. Dakord. Por njëkohësisht duhet të kuptojmë se edhe më pak ata dëshirojnë që vendi të shkoj përsëri në zgjedhje. Dhe për çfarë? Sepse jeni të paaftë me e mujt VV-Lista Vjosa? Dhe çfarë tani? Po e kallim krejt? Në mes kësaj qasje dhe hedhjes së gazit lotsjellës ka vetëm dallim estetik.
Këto parti kanë marr mandatin nga qytetarët për të jetësuar vullnetin e qytetarëve në kuadër të rregullave të lojës dhe jo që të përdorin besimin e qytetarëve për të hedhur një koktej mollotovi politik në zgjedhjen e institucionit më të lartë të shtetit.
Pjesëmarrja në procesin zgjedhor të Presidentit është obligim ligjor dhe politik. Por edhe më me rëndësi është obligim qytetar. Partitë politike kanë çdo të drejtë të debatojnë, propozojnë, kundërshtojnë dhe negociojnë zgjedhjen e çdo kandidati për President, por çfarë ato s’kanë të drejtë është të prenë në besë qytetarët të cilët iu kanë dhënë besimin për të punuar për një nesërme më të mirë duke ikur nga përgjegjësit shtetërore.
Presidenti do të zgjidhet; për këtë skam dyshim, por ajo çfarë më hidhëron është se e di që në PDK dhe AAK janë një pjesë e madhe e deputetëve të cilët e dinë se kjo çfarë po bënë partia e tyre është gabim. Kjo nëpër çfarë po kalojmë është indikacion më i mirë se sa e kalbur është politika në Kosovë.
Dhe po, jam po ashtu dakord se VV-ja ka bërë obstruksion të ultë politik në kohën e opozitës. Dakord, por çfarë tani? Do ia kthejmë me të njëjtën monedhë?
Çfarë nderi ka këtu? Çfarë standardi është ky? VV ka dërguar pozitën e djeshme në opozitë sepse qytetarët mendojnë se VV do vendos standard më të lartë qeverisës. Prandaj vetëm, dhe vetëm, kështu PDK/AAK mund të kthehen në mazhorancë. Duke qenë më të mirë se VV dhe jo duke e zhytur vetën thellë e më thellë në llumin e historisë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...